Libra nga Lis Bukuroca:
Kuptimi i jetës te amazon *
Kuptimi jetës te lulu **
Letër burrave (I )te amazon
Letër burrave (I) te lulu
Letër burrave (II) te amazon
Letër burrave (II) te lulu
Ngjyrat e dashurisë te amazon, roman vetëm për lexues të moshës madhore
Ngjyrat e dashurisë te lulu, roman vetëm për lexues të moshës madhore
Shtatë parimet e dashurisë te lulu
Hijedritat e jetës te lulu
Die Asylbewerber, komedi gjermanisht
* Te amazon tash e tutje mund të porositen edhe nga Australia.
** Te lulu mund të porositen nga 150 vende të botës. Shikoni çmimin se ku ju konvenon më shumë.
"Pushtuesi merr çdo gjë me vlerë nga vendi i pushtuar. Ai grabit çdo gjë të çmueshme dhe popullit të shtypur, i ndalon çdo veprimtari, që do të ndikonte në vetëdijesimin e tij, madje edhe arsimimin dhe gjuhën. Një mësim mirëpo ia jep falas. Nëse nuk e dëshiron, e detyron me dhunë për ta marrë, ose me pozita e peshqeshe. Ai mësim është religjioni." Lis Bukuroca
20.01.2018
Kryetarit serb, Dritare, Bota Sot
Në shekullin e kaluar kryheshin vrasje apo dhunime dhe
paraardhësit tuaj, duke u bazuar në përqindjen e oficerëve serb në armatë, në
numrin e policëve dhe kryesisht duke i besuar me kokëfortësi një epërsie
biologjike, ushtronit monopol mbi shtetin e atëhershëm, mbi popujt dhe mbi të
vërtetën. Në atë ecuri shumë herë ju ka ndihmuar edhe heshtja e jashtme, por
edhe përkrahja. Edhe më herët, si edhe sot, kërcënimet dhe akuzat bëheshin ndaj
shqiptarëve disa minuta pas një krimi apo dhunimi. Juve nuk ju duheshin prova as
atëherë, as sot. Ato i kishit në sirtar, të gatshme, të hartuar mirë para
krimit, për qëllime të larta politike, të quajtur "interesa nacionale
serbe."
Shpesh ka ndodhur të detyroni nën tortura të pranohet
armët e paposeduara apo veprat e pakryera. Kështu ishte nga viti 1912 e këtej.
Domethënë pasi me gazep shpëtuam nga pushtimi osman, u gdhimë nën robërinë
tuaj. Atë që nuk mund ta bënte më pushtuesi i djeshëm, me përakushtim dhe pasion
e vazhduat me ndihmën edhe të Evropës, por kryesisht nga Rusia. Pasojat e asaj
mbështetje po i përjetoni sot si traumë kolektive.
Lumturia e shumë kombeve të vegjël pa aleatë dhe pa
mbështetje, shpesh varet dhe determinohet nga fqinji që ka pranë vetes. Ju, për
fatin tonë të lig, na qëlluat afër; na keni copëtuar, vrarë, dëbuar dhe dëmtuar,
si asnjë shtet tjetër në Ballkan. Krejt tragjedia dhe fragmentimi shqiptar ka
një emërtim: kolonializëm serb!
Pa ndihmën tuaj Mali Zi nuk do të kishte zaptuar asnjë
lamë shqiptare. As hapësira jonë, që sot gjendet nën dominimin maqedonas, ku
shqiptarë diskriminohen përsëri nga një epërsi tjetër biologjike
sllavomaqedonase e imagjinuar! Edhe këta të fundit besojnë si ju, se ka njerëz
dhe nënnjerëz, popuj dhe nënpopuj. Edhe këta janë të bindur se nacionalizmi,
shovinizmi dhe nënshtrimi i fqinjit, zmadhon krenarinë nacionale. Edhe këta, si
ju, janë duke punuar për ndarjen, ose për Republikën Shqiptare në Maqedoni. Ju
duke ngulur këmbë të mbani të pushtuara trojet shqiptare, ku kishte pak serb,
humbët territore tjera, ku ata bënin shumicën! Kështu zvogëluat Shqipërinë dhe
Serbinë.
Zaptuat troje shqiptare, hungareze, boshnjake dhe
kroate. Madje ëndërronit edhe Selanikun. Morët kishat e huaja dhe shpallët veten
popull hyjnor. Popujt që i pushtuat, nuk kishin ardhur në Serbi, por armata
juaj i kishte robëruar dhe i shpallët pakica në tokën e vet, pa të drejta
njerëzore, ose vetëm aq, sa lejonte megalomania e shteti serb.
Ato pushtime nuk ishin rezultat i guximit tuaj, por i
mbështetjes ruse! Keni vdekur për Maqedoninë, për Malin e Zi, për Banatin
hungarez, por sot dhe nesër, ose do të respektoni pakicat e diskriminuara në
Serbi si njerëz të barabartë, ose do të vazhdoni të ktheheni në kufijtë etnik,
domethënë pa Banatin, pa Luginën, pa Sanxhakun, por edhe pa vendbanimet kroate
në Vojvodinë.
Fqinjësia me ju nuk ishte vetëm makth për ne
shqiptarët, por edhe për hungarezët, kroatët, sllovenët, malazezët, maqedonasit
dhe vet fakti se asnjë komb nuk dëshiroi të bashkëjetojë me ju, madje as ata që
i zmadhuat duke dëmtuar kombin shqiptar, tregon krejt paudhësinë, psikopatinë e
një marionete politike ruse.
Ju që nga ikja e Turqisë, keni vrarë dhe prerë pa
marrë asnjë dënim, madje edhe më keq! Ju jeni mburrur me masakra! Edhe më keq,
edhe sot konsideroni vepra heroike, plojat që keni shkaktuar dhe asnjë gjykatë
serbe, nuk merret me hetimin e atyre barbarive të shteti tuaj.
Ju u anulonit popujve në fillim dinjitetin njerëzor
dhe pastaj i shpallnit të përshtatshëm për shfarosje. Bota heshti dhe ju
mbështeti, deri kur në Kosovë morët dënimin e parë për nacional-fashizmin
shekullor të ligjëruar nga një Akademi raciste dhe nga një Kishë me popa, që
bekonin tanke duke predikuar urrejtjen. Hiç më pak se në emër të Krishtit, që
disa çaste para vdekjes, i lutej të atit të falte vrasësit e vet. Me atë
Akademi dhe me atë Kishë keni dëmtuar dhe helmuar popullin tuaj, sa çdo
udhëheqës serb, ka frikë se mund të vritet apo të burgoset nga pasuesi. Nuk
keni rrënuar vetëm mirëqenien e serbëve, por sherri juaj ka lënë pasoja të
tmerrshme edhe tek fqinjët!
Kërkesa juaj për të hetuar vrasjen që duket se është
planifikuar në Beograd, nuk është asgjë tjetër, pos përpjekje për ta nxjerrë
nga sirtari të "vërtetën" e shkruar para vrasjes. Vuçiq, ne njohim,
ne jemi stërvitur brutalisht me rrenat tuaja, që ju akoma i merrni për art, por që i besoni tani vetëm ju dhe Putini!
Filozofia juaj politike dhe diskurset tuaja janë për
keqardhje. Ju dhe Daçiqi dëshironi të rifitoni, të riktheni atë që humbi
Millosheviçi pas kapitulimit! Ky i fundit kuptoi realitetin dhe firmosi, ju
jeni të bindur se do ta ktheni historinë prapa. Madje ëndërroni edhe të sulmoni
Kosovën! Ju vërtetë jeni në gjendje të rëndë psikike. Ju jeni në një derexhe më
të rëndë halucinante se sa Millosheviçi.
Harroni kërcënimet! Dukeni qesharak. Harroni
shantazhet! Harroni sabotimet! Harroni veprimet subversive! Asnjë popull për
rreth nuk ka më frikë prej jush. SHBA dhe Evropa nuk vallëzon më me “gusllën”
serbe. Ata gjenden në vitin 2017, por juve ju ka ngelur ora në vitin 1917! Më
shumë përfiton populli serb duke pranuar shqiptarët si partnerë të barabartë,
se sa duke u përpjekur t'u rrënojë shtetin! Madje, u mundëson jetë pa frikë
edhe serbëve në Kosovë. Me kërcënimet tuaja, ju rrezikon lumturinë e tyre dhe bashkëjetesën.
Ju Vuçiq, nuk hetoni 13.000 të vrarë nga ushtria juaj,
mijëra gra të dhunuara, por gjoja alarmoheni, gjoja tmerroheni për një atentat,
kundër një të dyshuari për krime dhe pastrime etnike. Vini lule te vendi i ngjarjes, por mos
harroni edhe Prekazin, edhe Reçakun! Edhe ata ishin njerëz, edhe ata u
ekzekutuan! Shoqja e të vrarit nuk ka asnjë arsye të frikësohet për të vazhduar
jetën në Mitrovicë, frikë ajo duhet të ketë vetëm në Beograd.
Vuçiq, me përjashtim të udbashëve shqiptarë, nuk
ekziston një familje te ne, që nuk është dëmtuar prej shtetit serb: ndonjë e
sakatuar nga një apo disa vrasje, tjetra nga një apo disa të burgosur dhe
qindra mijëra kanë braktisur vendin nga aparteidi juaj. Edhe kjo tragjedi
nacionale shqiptare, por edhe kroate e boshnjake, ju duken pak dhe do të
shkaktonit më shumë mjerim, sikur të kishit bole, por nuk i keni, edhe pse me
hapareshje dhe kanosje, mashtroni veten se i posedoni!
Moskuptimi, mosperceptimi i tragjedisë, që na keni shkaktuar
neve dhe fqinjëve tjerë, shpjegon sadizmin, arrogancën, apatinë dhe
pafytyrësinë për të shpallur veten nga krimineli, në viktimë! Fundi i fundit,
shembull më eklatant je ti dhe Daçiqi. Nga nacional-socialistë, u konvertuat
pjesërisht, por duke ruajtur me krenari ortodokse besimin mbi epërsinë gjenetike
serbe.
U bombarduat nga SHBA, nga NATO, por akoma keni
iluzione se një ditë do të lazdroheni si më herët, do të kuptoheni si dje, do
të kurvëroheni si dikur dhe do të mbështeteni në pushtime të reja. Akoma
dëshironi ngrohjen në prehrin rus, por me lugën e Perëndimit në gojë. Pse
Rusinë? Sepse vetëm me bekimin e saj mund ta quani veten komb i zgjedhur,
mbikomb i Ballkanit. Përballë vendeve evropiane, jeni një komb i vogël, që prodhon sherre
serike tash e një shekull. Nuk ju duket e tepërtë se nisët luftën e fundit në
Ballkan dhe Luftën e Parë Botërore!
Akoma vazhdoni me shantazhe, me kërcënime, me
spiunazh, me komplote dhe assesi nuk arrini të kuptoni se ka përfunduar epoka e
Serbisë qiellore dhe se ajo duhet të zbresë në tokë, të përkulet para
viktimave, të kërkojë ndjesë dhe pranojë realitetin se nuk është e rrethuar me
qenie çnjerëzore, siç edhe percepton popujt për rreth qeveria juaj, por me
njerëz që synojnë, si edhe shumica e popullit serb: Lumturinë dhe paqen! Nga paqja dhe bashkëpunimi përfitojnë të
gjithë popujt e Ballkanit! Shkoni sot në Prekaz dhe Reçak dhe gjunjëzohuni!
Me ndriçimin tuaj, me çdehjen, jo se do të ndihmonit
Ballkanin, por pikë së pari popullin tuaj, i cili më në fund duhet të mësojë të
punojë për vete dhe jo të eksploatojë fqinjët në emër të përrallave,
legjendave, urrejtjes fetare dhe nacionale! Nuk ka më "naše more" (deti jonë.) Ai është i sllovenëve, kroatëve
dhe i malazezve. Nuk ka më Trepçë serbe, por kosovare. Nuk ka më Serbi Jugore
(Maqedonia), por shtet maqedonas-shqiptar! Ju mund të shkoni kudo dhe të
ndiheni mirë, por vetëm si mik, dhe vetëm si i penduar! Ballkanit i nevojitet
një kryetar serb i kthjelluar nga mendja, që përpiqet të ndërtojë ardhmërinë,
jo të ndryshojë historinë!
Me pranim të fajit, me përkulje para viktimave,
ndoshta ju vrasin edhe juve, por do të hynit në historinë serbe dhe do të
sillnit një shëmbëlltyrë të madhe, se për humanizëm, ia vlen të jetohet dhe të flijohet
jeta. Për të vërtetën! Jeta ka vlerë, por historia, ardhmëria, populli serb dhe
Ballkanit i duhet një kryetar serb si Willy Brandti, jo surrogatë të Millosheviçit!
Të vdiset për të mirën e kombit dhe Ballkanit, është
nder, por t'i dalë njeriut shpirti duke vrarë fqinj apo në burg, është mizantropi
dhe turp. Nesër historia do t'i quajë derrat edhe armiq të kombit të vet! Fati
ka dashur të jemi fqinjë dhe alternativë nuk keni as ju, as ne, prandaj të
punojmë për ardhmëri paqësore të Ballkanit. Popujve nuk iu duhet idiotë që dinë
të nisin luftëra dhe të vrasin fqinjë, por njerëz që paqen e vet e gjejnë tek
paqja dhe mirëqenia e fqinjit!
Edhe një, Vuçiq, merrni guximin dhe përmbaroni
denazifikimin e Akademisë dhe Kishës, që janë kryefajtore për helmimin dhe
manipulimin e popullit!
Çdo kërcënim që vjen nga Serbia, vështirëson jetën e
qytetareve serb atje. Ju akoma e quani Metohi dhe ndërtuat mitin e ri me
shpresa se do të ndikoni edhe në anulimin e njohjeve të shtetit të Kosovës. Ju vërtet
jeni për keqardhje! Edhe nëse do ta kishte pranuar si shtet vetëm SHBA-ja, do
të kishte mjaftuar për njeriun normal dhe për shtetin e ri. Nuk ka më prapa dhe
ekzistojnë vetëm tri mundësi: Mirëkuptimi, paqja dhe bashkëpunimi! Se mund të
shkarravitni Ballkanin si dikur, harrojeni për gjithmonë! Ka marrë fund imperializmi
juaj. Kthejuni vetes! Kosova nuk është në NATO, por NATO është aty për ta
mbrojtur shtetin e Kosovës nga ju!
Mos harroni të vendosni një kurorë lulesh në Prekaz
dhe Reçak! Do të ishte lajm planetar dhe do të përshpejtonte pajtimin, rriste
sigurinë dhe mirëqenien në Ballkan!
**************************
Abonnieren
Kommentare zum Post (Atom)
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen