Hashimi ynë*
U shenjtëroftë emri Jot!
Rroftë sundimi Jot,
U bëftë Vullnesa Jote!
Si në Kosovë, ashtu dhe në Tokë,
Shpresat tona të përditshme na jep
sot,
Na i fal zhgënjimet tona,
Si i falim ne politikanët tanë
Por na liro nga dëshirat, nga
ëndrrat dhe shpresat
Se e Jotja është Kosova dhe Shqipëria
Ballkani, NATO dhe lavdia
përhere e në jetë të jetëve O
Hashim!
Amin!
*(Në fotografi Shën Hashimi, kur urdhëroi Trumpin të qetësohet dhe të mos sulmojë Korenë Veriore)
Ave
Hashim
Të falemi Hashim, hirploti, Zoti
me ty!
I
bekuar je mbi të gjithë burrat dhe e bekuar koka jote, këmbët.
Shenjti
Hashim, Baba i njerëzimit, lutu për skllevërit tu
Nën sundimin Tënd,
tash
kur po na del shpirti!
Amen!
Meqenëse dy anglezë me një libër kishin shpallur Hashimin
profet dhe personalitet botëror, në brendinë e të cilit gjenden Nelson Mandelan, Lech Wałęsa, Václav Havel,
Winston Churchill, George Washington, Charles de Gaulle, Gerry Adams, Richard
Nixon dhe Robin Hoodin, atëherë të pranojmë
shenjtërinë e tij dhe t’i lutemi.
Ato
dy lutje njëra nga “Ati ynë” dhe tjetra nga Ave Maria, u ndryshuan për t’ia
dërguar Vatikanit për ta kryer lumnimin e Hashimit dhe pastaj edhe shenjtërimin.
Ai duhet t’i shtohet njerëzve më të mëdhenj, por kryesisht atdhetares së tij,
Nënë Terezës, me të cilën kishin harruar ta krahasojnë autorët anglezë.
Hashimi
nuk nderon vetëm Kosovën, por imazhi i Vatikanit, do të përmirësohej duke marrë
për vete pinjollin e Brojës dhe tribunin e lirisë dhe vuajtjes njerëzore.
Vatikani duhet ta kuptojë se qysh nga shfaqja e Hashimit, bota ndryshoi. Para
Hashimit nuk kishte Iphone, Windows 10, nuk kishte makina me rrymë, njerëzit ishin
më pak të pasur dhe me daljen e tij në skenë, bota ndryshoi, prandaj, AVE
HASHIM, bir i Davidit dhe nip i Abrahamit, pasardhës i Lekës, nip i Qesarit,
kushëri i Skenderbeut bir i Nënë Terezës dhe vëlla i Erdoganit!
Nëse
ato lutje recitohen tri herë në ditë sapo të zgjoheni nga gjumi, ju shpirtërisht
bëheni pjesëtar i religjionit të ri iHashim dhe lumturia juaj, nuk merr fund
derisa ta braktisni planetin tonë!
Për
lumturinë njëditore, mjafton kjo lutje:
Hashimi jonë
që je në Prishtinë,
U
shenjtëroftë emri Jot!
Rroftë sundimi
Jot!
U bëftë
Vullnesa Jote
Në Rrugën e
Qumshtit!
Amin
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen