Hashim,
sa ke paguar për të shpallur veten personalitet kryesor që nga Adami dhe Eva?
“Ishte Thaçi ai i cili përshpejtoi hyrjen e Shqipërisë në NATO.”
Analisti
Agron Demi paska lexuar biografinë e Thaçit shkruar nga Roger Boyes dhe Suzy Jagger me
titullin “New State, Modern Statesman: Hashim Thaçi – A Biography.” Ata dy
autorë e paskan krahasuar Thaçin me Nelson Mandelan, Lech Wałęsa, Václav Havel,
Winston Churchill, George Washington, Charles de Gaulle, Gerry Adams, Richard
Nixon dhe Robin Hoodin!
Ata paskan harruar ta krahasojnë edhe me perandorin
romak Julius Gaius Caesar, Aleksandrin e Madh, ose Keopsin.
Agron Demi shton„...se në këtë libër, Thaçi paraqitet
si një njeri me aftësi të jashtëzakonshme, gati të mbinatyrshme. Ai është
profetik dhe arrin të kuptojë ngjarjet dhe të parashikojë rrjedhën e
historisë.“
Me një fjalë Shën apo Hazreti Hashimin autorët e
njohin shumë më mirë se shokët e ngushtë të Hashim Thaçit si Ibrahim Kelmendi.
Ja si vazhdojnë autorët, po citoj nga analisti Demi, sepse libri duket ose tallje,
ose autorët janë paguar me disa milionë për të vënë në lojë edhe dinjitetin e
tyre:
“Ai është intuitiv, ëndërrues, me shkathtësi të
jashtëzakonshme diplomatike...kur e gjithë bota e cilësoi si retorikë boshe
fjalimin e Sllobodan Millosheviqit në Gazimestan, studenti i historisë Thaçi
nuk e kishte asnjë dyshim se fjalimi i Millosheviqit do të thoshte luftë.”
“ Ai
ishte aq profetik për të parashikuar edhe intervenimin e NATO-s.... Thaçi e
njihte mjaft mirë artin e luftës të gjeneralit të famshëm prusian Carl von
Clauzewitz-it, i cili ishte i bindur se «edhe një forcë e kufizuar ushtarake mund
të sjellë avantazhe të mëdha politike». ..Thaçi ishte ideatori, i cili i dha
strukturë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës” dhe se lëvizje si e Thaçit nuk
kishte ekzistuar në historinë e njerëzimit! Ishte unike!
Çfarë ka bërë tjetër Thaçi?
“Thaçi kishte shikuar shumë filma me «partizanë dhe
gjermanë», por ushtria e tij nuk do t’i ngjante këtyre filmave. Ai kishte
shikuar edhe shumë filma me John Wayne, por as taktikat «kaubojski» nuk do të
bënin punë...!”
E çfarë kishte bërë akoma Super Hashimi?
“Thaçi ishte nismëtari i UÇK-së, zëri i saj, truri i saj, ideologu i saj.
Historia e Thaçit është historia e Kosovës.
Edhe pse ishin mbi 20 persona të cilët përbënin delegacionin e Kosovës në
Rambuje, të gjithë të tjerët ishin një fusnotë në tërë procesin negociator.
Si lider i delegacionit, 30 vjeçari nga Buroja ishte ai i cili me një
shkathtësi të paparë arriti që të imponojë qëndrimin e tij ndaj diplomatëve më
të rryer të kancelarive perëndimore.
… e tërë barra e Kosovës ishte mbi supet e Hashimit.
Anëtarët e tjerë të delegacionit, ishin disfatistë, të cilët nuk besonin se
Kosova mund të nxjerr edhe të drejtën e referendumit në Marrëveshjen e
Rambujesë.
James Rubin i kishte thënë se mund të dilte një material mjaft interesant
për një skenar hollywoodian.
Autorët e librit kujdesen që rolin historik të Ibrahim Rugovës ta
shndërrojnë në atë të një frikacaku disfatist, pijaneci kronik, depresiv e
ankthioz i cili shtangej nga presioni, i cili zgërdhihej në takim me Sllobodan
Millosheviqin
Aq profetik ishte Hashim Thaçi, saqë emblema e ideuar nga ai për logon e
TMK-së, do të ishte baza për flamurin e Kosovës tetë vite më vonë
Ishte Thaçi i cili suksesshëm krijoi aleancë me tri administrata të
ndryshme amerikane dhe është në rrugë të mirë për të ruajtur një aleancë të
tillë edhe me administratën e katërt.
Madje, ishte Thaçi ai i cili përshpejtoi hyrjen e Shqipërisë në NATO.
Shih për këtë, Hashim Thaçi është pengesa kryesore e Vladimir
Putinit për shtrirjen e influencës ruse në Ballkan.
Sipas librit, gjithçka në Kosovë është e Hashim Thaçit.“
Ka dhe margaritarë tjerë të betejave të fituara nga Thaçi, por kur
përfundohet ai artikull, që është publikuar te dialogplus.ch, atëherë njeriu ka
vetëm një pyetje: Sa ka paguar Thaçi dy autorët, të shkruhet një libër siç
shkruheshin për shokun Tito, për Enverin dhe Stalinin? Sa ka paguar super
Hashimi për t’u bërë personaliteti më i rëndësishëm i të gjitha kohëve në
skenën politike, duke lënë pas vete edhe krejt perandorët romak! Madje edhe
Budën, Gandin dhe krejt profetët e monoteizmit!
Ai nuk është një njeri vetëm, por një grumbull personalitetesh botërore, që
përfundojnë te Robin Hoodi!
Nuk është për të qeshur, por bazuar në ato që ka nxjerrë dritë Agron Demi, libri
është një katastrofë dhe duhej t’i kishte ardhur turp të lejonte përkthimin në
shqip, sepse shqiptarët e njohin shumë më mirë Hashim Thaçin, se sa autorët,
ndoshta vetëm me 20 orë intervistë. Ky
libër duket se është shkruar për gjyqtarët e Hagës! Ndryshe nuk mund të
shpjegohet hedhja në pleh e të gjithë pjesëmarrësve tjerë në luftën e Kosovës!
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen