Mbrëmë pash
ëndërr se Rama dhe Ramushi (dy rëtë, që krijojnë një "Rr" të madhe të
shtypit) ishin kapur për fyti për demarkacionin mes Shqipërisë dhe Kosovës.
Rama thoshte se
Shqipërisë i takon Gjakova dhe Prizreni, Ramushi me ekspertët e vet, që i
kishte marrë në hyrje të një diskoteke, kërkonte Shkodrën, por ia falte
Mitrovicën! Rama zbythi ofertën e Ramushit duke akuzuar atë, se kishte si synim
nxitjen e luftës me Serbinë, në mënyrë që ai të zaptonte ndonjë krahinë të
Shqipërisë!
Dhe, ëndrra si
ëndërr, tollovit krejt imazhet dhe sa të shfaqen duke u sharë në mes vete, të
fanitet skena tjetër, ku i sheh duke u puthur gojë më gojë.
Disa çaste më
vonë, u ngrit Ramushi dhe piskati, sa gati më zgjoi nga gjumi: "Me menue
une mirë, e me ba me vet kshillanin tem gjenial, kufini i Kosovës duhet m'u
kanë në Krujë!"
"Po ç'po
thua moj qerratë? Je çmendur mor bodigard!", bërtiti Edi Rama dhe thirri përkthyesin:
"Më përkthe ore, çfarë llomotit ky body i Zvicrës!" Për fat të keq
përkthyesi nuk kuptonte Ramushin!
U përpoqën të
bisedojnë, por nuk shkonte dhe gjatë atij mundimi, herë thyenin gota të verës,
herë të rakisë, herë shaheshin, herë përqafoheshin dhe kur u rindez drita dhe
ata dy shiheshin mirë, Edi Rama i ofroi Ramushit një karrige të re nacionale: “Kryetar
i gjithë shqiptarëve, institucion që do të zëvendësonte mbretin, naltmadhninë e
tij.”
Ramushi u ngrit
dhe foli: “Aga Ramë, ti je neri i kombi t’ Kosovës. Unë e pranoj atë detyrë dhe
do t’punojë ditë e natë për me knaç kit popull loçkoman. Me na fal që e hoqëm
flamurin, se kshillani më mashtroi...!”
Gjersa po
argëtoheshin ata, hyri Rita Ora dhe nisi këngën "o moj e mira nëpër
therra...". Pas saj u shfaq ambasadori i zotit në tokë, hoxhë, i
bërtiti Ramushit: A nuk sheh se ai “NAFAKËBARDHI me lëkur te zezë e fshiu RITA
SAHATIN? “
Këtu Edi Rama u acarua dhe kërceu nga karrigia: “Arrestoje ore këtë racist!”
Ramushi tundi
kokën! Nuk mundet, tha ai. Te na klerikave u lejohet racizmi dhe mizogjinia!
Atyne u lejohet m’i qujt krejt gratë kurva, sepse janë bashkëpunëtorë të zotit!
Na nuk guxojna m’i nguc ata! E as ju jo!
Aty ndërpreva
ëndrrën dhe ndryshova kanalin, sepse nuk ishte më kohë humori, por e licencës
për t’i sharë të gjitha gratë si kurva, për t’iu thënë se me kënd duhet të
martohen apo çfarë duhet të hanë dhe veshin. Nuk ishte kohë ëndrre dhe humori, sepse
kur njerëzit kanë nevojë për tutorë të tillë, domethënë se ajo shoqëri jeton
diku në mesjetën e hershme, por se racizmi dhe sharja kolektive grave që nuk
ndiqet si kundërvajtje apo vepër penale, mund të ndodhë vetëm në shtetin e
hashimëve!
Për ofendimin “kurvë”,
në Gjermani paguhet një gjobë prej 1900 eurove! Te ne nuk ka gjoba për poshtërime
të tilla, sepse të gjithë jemi të bindur, se sharësi ka të drejtë dhe se ne të
gjithë, jemi bijë të kurvave!
Për fat
interneti konservon çdo gjë dhe ndoshta një ditë Kosova dhe Shqipëria kuptojnë
se kanë prokurori dhe ua tregojnë “njerëzve të moralit” se pamorali ndaj të
tjerëve dënohet me burg!
Europa kërkon zbatimin
e ligjit, ju mendoni se mjafton kopjim i tyre!
Sapo u
rrotullova në anën tjetër, u shfaq në horizont Gjergj Fishta dhe bërtiti:
Ju rrugaça
sallahana
vagabonda shakllabana
rriçna t'ndyet, mikrobe të kqi
qi të mjerës moj Shqipni
thell hi i keni në mushkni
pa dhimbë gjakun tuj ia pi,
por der kur, bre batakçi!
vagabonda shakllabana
rriçna t'ndyet, mikrobe të kqi
qi të mjerës moj Shqipni
thell hi i keni në mushkni
pa dhimbë gjakun tuj ia pi,
por der kur, bre batakçi!
Bre coftina, kalbe mbi dhè
der kur ju, tu tallë npër ne,
do t'na qelbi fis e atdhè?
der kur ju, tu tallë npër ne,
do t'na qelbi fis e atdhè?
Ah! Bre ju..nuk dij shka u kjoftë,
se tash ma jemi tue u njoftë,
se kush jini e shka jini
se kah shkoni e se kah vini
plang e shpi se kah i kini
e sa pare u ban gjaku:
se për ju, po, duhet laku,
për me u vjerrë o kund m'do i shpat!
se tash ma jemi tue u njoftë,
se kush jini e shka jini
se kah shkoni e se kah vini
plang e shpi se kah i kini
e sa pare u ban gjaku:
se për ju, po, duhet laku,
për me u vjerrë o kund m'do i shpat!
Deri dje, pa kmishë mbi shtat,
me 'i gjysmë setre t'pa astar,
lshuemun krahve kalavar
me 'i gjysmë setre t'pa astar,
lshuemun krahve kalavar
pa
ndo 'i mësim, pa ndonji dije,
me ni fillore a nji i padije,
erz e shpirt qitun nën themër:
turq a sllave a grek me zemër,
falun barkut veç Shqipnisë,
si ajo marrja e t'gjith njerzisë...
tuj u shite ju për gjithë treg,
sod na mbahi "Skandërbeg",
me ni fillore a nji i padije,
erz e shpirt qitun nën themër:
turq a sllave a grek me zemër,
falun barkut veç Shqipnisë,
si ajo marrja e t'gjith njerzisë...
tuj u shite ju për gjithë treg,
sod na mbahi "Skandërbeg",
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen