16.03.2018

Aforizma mbi vjedhaninë dhe hajdutët


“Kush nuk i mëson fëmijës një zanat, i mëson atij për të vjedhur.”  Proverb hebraik
“Kush nuk punon, por ha, është një hajn.” Mahatma Gandhi
 "Tre grupe harxhojnë paratë e të tjerëve: Fëmijët, hajdutët dhe politikanët. Që të tre  duhet të kontrollohen." Dick Armey
"Në kohët e lashta, barbarët, mizorët dhe vjedhësit, vareshin në kryqe, në kohën e sotshme, kryqet varen në gjokset e hajdutëve." Giuseppe Mazzini
“Kur posedon diçka, mund të të mirret. Kur e dhuroni atë, e keni falur. Asnjë hajdut nuk mund më të ta vjedhë. E prandaj është e jotja përgjithmonë.” James Joyce

“Nëse drejtësia nuk respektohet, çfarë janë shtetet atëherë, nëse jo bandat të mëdha të hajdutëve? Sepse edhe bandat e banditëve nuk janë gjë tjetër, pos shtete të vogla. Sepse një grup individësh që drejtohet nga një kapo, është e lidhur me një pakt social dhe preja ndahet sipas ligjit të konvenimit. Nëse banda keqbërëse rritet me shtimin e njerëzve perversë, sa të zotërojë territore, të vendosë rezidenca, të pushtojë qytete, të nënshtrojë popuj, atëherë përvetëson emrin e shtetit dhe i është dhuruar në bazë të fakteve, jo nga pakësimi i ambicies për të poseduar, por nga siguria e madhe e mosndëshkimit. Dikur me finesë dhe me seriozitet i është përgjigjur një pirat i kapur Lekës së Madh. Perandori e pyet se çfarë e kishte shtyrë të shkatërronte detin. Ai me guxim të sinqertë përgjigjet: "E njëjta gjë që të shpien ty për ta shkatërruar botën, por unë konsiderohem një pirat sepse e bëj me një anije të vogël, ti kapiten pse bën atë me një flotë të madhe (Augustino, De Civitate Dei, IV)
“Urdhëresa e shtatë biblike: “Mos vidh!” Perëndia na ka respektuar me këtë, sepse ai e shkroi këtë urdhëresë vetëm për ne italianët, është një normë ad personam, madje duket se e ka shkruar në italisht. Është ajo urdhëresë, që ne në Itali i bindemi më pak, e kuptojnë edhe fëmijët atë, por ndoshta vetëm ata.” Roberto Benigni
“Bie shi mbi të drejtin dhe gjithashtu bie shi mbi të padrejtin, por mbi të drejtin më shumë, sepse i padrejti i vjedh ombrellën.” Lord Bowen
“Jeto dhe lejo vjedhjen!” Anselmo Bucci, piktor
“Mosvjedhjen e mësova duke dëgjuar Mozartin.” Gesualdo Bufalino
“Populli duron të grabitet, me kusht që të mos pushohet me mashtrimi e tij. Nicolás Gómez Dávila
“Premtoj se kurrë nuk do të them më se socialistët vjedhin. Si dëmshpërblim kërkoj që socialistë të pushojnë me vjedhjen.” Paolo Hendel 
"Askush nuk na dha asgjë, krejt çfarë kemi, e kemi vjedhur vet!, thonë me krenari hajdutët !” Stanisław Jerzy Lec,
“Vjedhja është një zanat i vështirë, duhet njerëz seriozë, jo si ju! Ju, më së shumti... mund të shkoni e të punoni!” Marcello Mastroianni
“Ndoshta dikush e quan atë "vjedhje", por unë e quaj jetë fal zgjuarsisë vetjake.” Andrew Matthews
“Mos vidhni jashtë ligjit; vidhni vetëm në kuadër të ligjit!” Massimo Roberto Modenese 
“Është e pandershme t’i vidhet shumë dikujt, por lejohet t’i merret shumë vetave diçka.” Gianni Monduzzi
“Një zyrtar ndonjëherë refuzon me vendosmëri një bakshish të madh, por nuk refuzon dhurata të vogla ..., edhe miu përdor truqe të tilla për të vjedhur.  Shu Shueh Mou 
“Një avokat me çantën e tij mund të vjedhë më shumë, se një mijë veta të armatosur.” Mario Puzo
“Unë nuk vjedh, unë integroj. Nga ana tjetër, në Itali, kush është ai që nuk integron?”
Totò (Antonio De Curtis) “Vjedh një copë dru, të thërrasin hajdut, vjedh një mbretëri, të quajnë dukë.” Chuang Tzu

“Lypja e lëmoshës është më e sigurt se vjedhja, por vjedhja është më fisnike sesa lypja!” Oscar Wilde
“Kushdo i vjedh  një shoku diçka me vlerë të një centi, është sikur t’ kishte marrë jetën.” Talmud
“Kleptomani është marrja në posedim e gjërave që japin fuqi dhe pushtet për të luftuar rreziqet e supozuara, posaçërisht humbjen e vetëvlerësimit ose të sedrës. Formulimi i pavetëdijshëm është: "Nëse nuk më jepni ju, unë do ta marr vet!" Otto Fenichel, ligjërim mbi psikanalizën
“Kush vjedh pak, shkon në burg, kush vjedh shumë, bën karrierë! “Proverb italian
“Nuk mjafton vjedhja, duhet ditur edhe të rrëfehet ajo mirë!” Proverb italian
"Kushdo që posedon një gjësend, që nuk e përdor, është një hajdut." Mahatma Ghandi

Nga italishtja Lis Bukuroca



Keine Kommentare: