Të
gjitha revistat dhe gazetat gjermane publikuan rezultatin nga testi i IQ me
fetarët dhe jo fetarët.
“Sipas
psikologëve besimi fetar është instikt dhe njerëzi jo fetarë posedojnë aftësi
më të mëdha reagimi, sesa fetarët. Ata kanë krahasuar IQ-testet nga fetarët
dhe jo fetarët dhe dallimi është për katër deri në tetë pikë. Kur kemi probleme,
reagimi për zgjidhje të tyre është i ndryshëm te besimtarët.
“Me
fjalë të tjera, feja është një instinkt, por për të analizuar situatat e
caktuara në mënyrë racionale në vend të ndjekjes së reagimeve instinktive,
kërkohet inteligjencë. Njerëzit inteligjentë janë më të aftë për reflektuar për
to," konstaton në bazë të vlerësimeve të testeve psikologu Dutton.
Reagim
instiktiv është të goditet, të rrahet një sulmues. Një person inteligjent do të
përmbahet dhe do të kërkojë zgjidhje më të mira. Grupi jo-fetar kishte nivelin më të lartë të
inteligjencës, 103, kurse besimtarët arritën një IQ mesatare prej 97 - një
dallim minimal, por i dukshëm. Inteligjenca mesatare në popull është 100, kurse
e fetarëve, bie nën mesataren.
Në
studimin e tyre, Edwar Dutton dhe Dimitri Van der Linden theksojnë se dallimet
në inteligjence njiheshin tashmë në Greqinë e lashtë dhe në Romë. Atëherë
konsiderohej i drejtë mendimi se "budallenjtë" kanë prirjen ndaj
fesë, "njerëzit e mençur" - p.sh. filozofët, natyralistët, por edhe
burrështetasit - ishin më shumë skeptikët, që nuk besonin në perënditë e
popujve të lashtë.
Në një
studim tjetër nga Thomas Bouchard dhe Laura Koenigs nga Universitetit i Minesotës
është gjetur se religjioni deri në një masë trashëgohet, por i cili me rritjen
e inteligjencës bie. Sipas rezultateve të studimit, besimi është rreth 40
deri 60 për qind i trashëguar - kjo është një vlerë e ngjashme me trashëgimin e
talentit për muzikë.
Kosova
në hartën e besimtarëve në Europë zë vendin e parë me bindje fetare, kurse të
fundit me arsim, të PISA-së. Studimi pra tregon qartë degradimin e inteligjencës
në Kosovë dhe rritjen e religjionit.
Edhe
psikologu evolucionar Satoshi Kanazawa i “London School of Economics and Political Science”, konstaton se me rritjen e inteligjencës, besimi fetar
bie. Në Shqipëri dhe Kosovë po ndodh e kundërta!
Në
një studim të mëparshëm Kanazawa, psikolog i psikologjisë evolucionare, ka
zbuluar se njerëzit inteligjentë qëndrojnë më gjatë zgjuar natën, por flenë më
gjatë dhe ngrihen më vonë se ata më pak inteligjentët. Tani, Kanazawa
argumenton edhe se njerëzit konservatorë kujdesen për veten dhe familjen. Ata
kanë IQ më të vogël se të majtët dhe liberalët në politikë, që kanë më shumë
empati dhe kujdesen shumë për të tjerët. Pra konservatorët, si cilësi të trashëguar nga
evolucioni, kanë kujdestarinë për hordhin
e vet. Po pse atëherë fitojnë në zgjedhje mesatarët dhe jo intelegjentët?
Këtë
ka zbuluar në vitet e 90 Michel Hogg, gjersa studionte teorinë e identiteti
social. Konstatimi i tij ishte se njerëzi zgjedhin njeriun mesatar me të cilin
mund të identifikohen. Këtu gjendet shpjegimi pse Rexhep Qosja votohet me një
për qind, por Ramush Haradinaj e Thaçi durohen si kryeministër dhe kryetar! Kjo është edhe arsye pse
partitë nacionaliste, të djathta ekstreme që janë raciste, ksenofobike, mund
edhe të fitojnë shumë votues! Kjo është arsyeja pse brohoritet Erdogani, Putini
dhe Trumpi! Ata për nga inteligjenca përfaqësojnë shumicën, ku çdo “budallai” i
krijohet shpresa se mund të ngrihet në yll!
Se
psikologët kanë të drejtë, mund të argumentohet me gati 20 shekuj prapambetje kur
më pak inteligjentët kishin pushtetin fetar dhe politik. Kjo vërehet edhe sot
lehtë, kur krahasohet besimi fetar në vende të ndryshme dhe arritjet shkencore,
ekonomike dhe në art, shkurt në të gjitha fushat e jetës. Aty ku besimi fetar
është i madh, nuk prodhohet asgjë me vlerë për t’u shitur diku. Shkollat nuk
prodhojnë dijetarë, por besimtarë!
Meqenëse
sipas psikologjisë me rritjen e inteligjencës bie besimi, klerikët kanë bërë
çdo gjë të mundur të pengojnë vetëdijesimin, arsimin dhe përparimin. E kanë
bërë me luftë, me djegie, me prerje kokash, me propagandë, derisa nga Revolucioni
Francez janë mbështetur për mur dhe u dëbuan nga jeta publike.
Klerikët thonë se mbi ne përgjon një perëndi e gjithëfuqishme
dhe e gjithëdijshëm, e cila brenda një
sekonde, mund të ndryshojë universin, miliarda galaktika apo t‘i shkatërrosh të
gjitha, por edhe pse ka aq shumë fuqi, ai nuk ka forcë të pengojë vdekjen e tre
milion fëmijëve brenda vitit në Tokë nga uria.
Merre me mend ti je ai zot për shembull, por nuk ke as
fuqi të marrësh vendim, se cili njeri mund të punojë në ndërmarrjen tënde, edhe
atë, tash e dhjetëra shekuj! Pra, shefi i një restoranti ka më shumë fuqi dhe inteligjencë
dhe zgjedh vet kamerierët, por jo zoti i gjithëfuqishëm dhe i gjithëdijshëm dhe
i madh, klerikët!
Ti mund të presësh ndihmë nga qielli, por zgjidhjet
janë vetëm në tokë. Nëse dëshiron njeri të ri, mos helmo, mos indoktrino
fëmijën me dogma fetare mizantrope, sepse me zotin i anulohet liria e të
menduarit dhe i urdhërohet besimi, izolimi, racizmi, mungesa e tolerancës, i imponohet
frika se një krijesë hyjnore e vështron 24 orë në ditë dhe i humbet besimi në
vetvete! Ai duhet të bëhet kreator i jetës, jo kopje e profetëve të huaj të vetëshpallur!
Kur kihet parasysh sesa njohuri kishin profetët, atëherë mund të kuptohet se a
duhet të merren seriozisht, e pastaj ata jetonin edhe nga 900 vjet, kur gati asnjë
njeri nuk dinte as të numërojë, as të shkruajë.
Pas këtij zbulimi se religjioni dëmton inteligjencën,
kemi edhe një arsye shkencore, por mos u habitni nëse lexoni edhe të kundërtën:
domethënë se fetarët janë më të mençur, sepse ka edhe psikologë që janë fetarë,
por ka edhe shumë njerëz të pasur që paguajnë “zbulime” të tilla, si dikur me qindra
punime shkencore, se duhani nuk dëmtonte shëndetin e njeriut. Tani kemi edhe
rezultatin se religjioni dëmton psikikën, rrjedhimisht përparimin!
Libra fizikë nga Lis Bukuroca te amazon
- Shtatë parimet e dashurisë, botimi i parë qershor 2020
- Ngjyrat e dashurisë (vetëm për lexues të moshës madhore )
- Letër burrave (II)
- Letër burrave (I)
- Hijedritat e jetës
- Die Asylbewerber: Eine Komödie in drei Akten
Libra elektronikë
- Shtatë parimet e dashurisë, botimi i parë qershor 2020
- Ngjyrat e dashurisë (vetëm për lexues të moshës madhore )
- Letër burrave (I)
- Hijedritat e jetës
- Letër burrave (II)
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen