Umberto Eco: "Interneti? Ai u
dha idiotëve të drejtën e fjalës: dikur flisnin vetëm nëpër bare dhe menjëherë
u mbyllej goja!"
"Mediat sociale u japin të
drejtën e fjalës legjioneve të budallenjve." Umberto Eco pas marrjes së
titullit Honoris Causa për "Komunikimi dhe kultura e mediave" në universitetin
e Torinos, sulmoi internetin.
"Së pari” - tha Eco – ata flisnin vetëm në
bar pasi kishin pirë një gotë verë, pa dëmtuar shoqërinë. I bënin të heshtnin
menjëherë, ndërkaq, sot kanë të drejtën e njëjtë të fjalës si një laureat i
Çmimit Nobel. Ky është invazion, vërshim i budallenjve!”
Për Eco ueb po bëhet një
"dramë" e vërtetë, sepse sipas tij po ngre "idiotin e fshatit në mbajtësin e së
vërtetës." Struktura e Internetit, sipas Ecos, favorizuaka në të vërtetë në
shtimin e budallallëqeve. Dhe në këtë drejtim, ai tha gjithashtu se roli i
gazetave në këtë kuptim është i rëndësishëm sepse do të duhej të "filtronin
informacionin e internetit me një ekip specialistësh.
Askush sot nuk mund të kuptojë nëse
një portal është i besueshëm apo jo." Për ta bërë këtë "gazetat duhet
t'i kushtojnë të paktën dy faqe me analizat kritike portaleve, kështu mësuesit do
të duhej t'u mësonin fëmijëve përdorimin e faqeve për të bërë tema," tha
Eko duke iu qasur fenomenit të kopjimit nga uebi.
Për profesorin titulli Honoris
Causa ishte një kthim në origjinën. Në fakt, pikërisht këtu, në vitin 1954, ai u
diplomua në filozofi. "Herën e dytë në të njëjtin universitet, duket se
është e ligjshme, edhe pse do të kisha parapëlqyer një doktoratë në fizikën bërthamore
apo në matematikë", tha Eco në fund në tallje e sipër.
Nga
italishtja Lis Bukuroca, marrë nga huffingtonpost
LIBRA NGA LIS BUKUROCA TEK AMAZON
- Kuptimi i jetës
- Letër burrave I
- Letër burrave II
- Hijedritat e jetës
- Ngjyrat e dashurisë
- Shtatë parimet e dashurisë
- Die Asylbewerber
LIBRA TE LULU
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen