74
zëvendësministra, që punojnë për atdheun! Opozitë e mrekullueshme! Ëmbëlake! Popull
fantastike! I pashoq në Europë dhe në botë!
Le të
tubojë Ramushi edhe këshilltarët dhe të mbyllë Kuvendin, kështu kursehet
buxheti. Ligjet aprovon qeveria, pastaj atyre patriotëve, që kanë pasur
ndërgjegje të bëhen zëvendës, që kanë pranuar ato pozita si në cirk, si askund
në planetin Tokë, u rriten rrogat. Kuptohet, jo ministrave dhe zëvendësve, por
institucioneve!
Një
opozitë që duron këtë gjendje piraterie kolosale institucionale, i duhet
litari!
Një
popull, që duron këtë gjendje, i duhet trajtim psikologjik!
E ku
dëshironi të anëtarësoheni me një qeveri, që i duhen dy autobusë për të shkuar
në zyrë? E ku do të anëtarësohet Kosova, kur bota zgërdhihet me atë zogori
karrieristësh të sëmurë, që kanë pranuar pozitat vetëm për të përfituar vet,
por duke qenë të vetëdijshëm se dëmtojnë vetëm buxhetin e vendit, pa pasur
mundësi të japin asnjë kontribut!
Nuk është
për gaz vetëm ai që karrierizmi e hodhi në kokërr të shpinës, por edhe ata që
kanë pranuar të marrin ato pozita, edhe atë, pa ditur se a do të kenë zyra apo do
të punojnë në oborr të Qeverisë. Kjo është Qeveri e turpit, e maskarallëkut, e
çudisë dhe e injorancës. Ky grup makiavelistësh, mund të dojë çdo gjë, por jo
vendin, jo përparimin. Ajo Qeveri që grumbullon rreth vetes 74 zëvendëse, nuk
është Qeveri, ajo është kope! Ata nuk janë aty për të punuar për popull, por
për të plotësuar epshet e tyre të sëmura karrieriste.
E si t‘ i hiqen vizat një maskarallëk qeverie, që haptas vjedh popullin? E si
mund të luftojë korrupsionin, krimin dhe të ndërtojë shtet ligjor, një Qeveri e
formuar për të kënaqur vetveten!? Qeveria është jonormale, joligjore, e sëmurë,
e pa dinjitet, e pa sedër dhe paempati ndaj vendit! Me këtë turmë Kosova është
shndërruar në grazhd!
Kësaj
Qeverie një ditë do t’i vijë ultimatumi nga BE: Ose shpërbëni krimin e
organizuar qeveritar, ose nuk ju hiqen vizat!
Turpi nuk
është pse pranuan vetëm pozitat, por si nuk skuqen kur shfaqen para popullit si
ministra, si zëvendës? Si kanë fytyrë të shkojnë në shtëpi dhe t’u thonë
anëtarëve të familjes, janë ministra e zëvendësministra?! A nuk shohin se
kështu mësojnë edhe fëmijët e vet të vjedhin dhe rrënojnë shtetin?!
Si nuk
skuqen, kur takohen me delegacionet e jashtme? Ata, sapo të largohen, tregojnë
gazmore dhe tallen me një Qeveri-turmë të ndërtuar nga Hasa dhe Husa, që janë
bërë personazhe të shkëlqyeshme për gazmore: Hashimi dhe Ramushi!
Çfarë
mendojnë të huajt për një opozitë që lejon zhvatjen e vendit? Çfarë mendojnë
ata për një popull, që duron këtë gjendje dhe që është i bindur se ka Qeveri, e
jo krim të organizuar?
Kosova
nuk ka Qeveri! Kosova ka një hordhi, e cila nuk ka asnjë aftësi për të kuptuar
se nuk është aty për të plotësuar nevojat e veta themelore, e as të besojë se
ky popull, mund të dërgohet në kullosë.
Imazhi i
shqiptarit nuk po dëmtohet në Perëndim vetëm nga arrestimet gati të përditshme
të shqiptarëve diku me drogë. Imazhi i shqiptarëve po rrënohet brenda, nga ata
që janë të paguar të mbrojnë atë. Pengesa kryesore për përparimin e vendeve
shqiptare, është kriminaliteti i organizuar në skenën politike.
--------
Nëse dëshironi të lexoni më shumë nga Lis Bukuroca, atëherë këtu mund të porosisni: Letër burrave (1), Leter burrave (II) romanin, Ngjyrat e dashurisë me Kanunin erotik, (vetëm për të rritur) ose përmbledhjen me poezi: Hijedritat e jetës.
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen