Po presim dije, nga njerëzit e padijshëm!
Po presim shtet të së drejtës nga njerëz të padrejtë!
Po presim arsimtarë të mirë nga fakultete të këqija!
Po presim rezultate, na ofrohet seks me nxënëse!
Po presim dije, kërkohen rritje të pagave për përhapjen e mosdijes!
Po presim përmirësim të mirëqenies, nga zemërgjerësia dhe mëshira e hajnave.
Po presim humanizëm, ofrohet aborti!
Po presim moral, nga njerëzit e pamoralshëm!
Po presim barazi, nga njerëzit që diskriminojnë në shtëpi!
Po presim ruajtjen e kufijve nga ata, që pa u ulur mirë në karrige, rritën
rrogat vetes.
Po presim ruajtjen e integriteti të vendit, nga ata që dorëzuan Çakorrin
ende pa u ulur mirë në karrige.
Po presim dashuri ndaj Kosovës, nga qeveria me 100 ministra e zëvendës dhe mbi
300 këshilltarë!
Po presim nëpunës me dinjitet, nga pushteti i padinjitetshëm!
Po presim shtet normal, nga njerëz jo normal!
Nëse presim tutje, normal nuk jemi as ne!
Në fakt ata i kemi shpallur normalë ne, sepse i pranojmë, i paguajmë, i durojmë
nëpër pozita, sikur të ishin normalë!
Ata nuk janë normalë, por as ne jo, që presim prej tyre!
**************************
Nëse dëshironi të lexoni më shumë nga Lis Bukuroca, atëherë duke klikuar më poshtë, mund t'i porosisni:
- Shtatë parimet e dashurisë, botimi i parë qershor 2020
- Ngjyrat e dashurisë (roman me Kanun erotik, vetëm për lexues të moshës madhore )
- Letër burrave (I)
- Letër burrave (II)
- Hijedritat e jetës
- Die Asylbewerber: Eine Komödie in drei Akten
Ribotime, plotësime dhe redaktime si libra elektronikë
- Shtatë parimet e dashurisë, botimi i parë qershor 2020
- Ngjyrat e dashurisë (vetëm për lexues të moshës madhore )
- Letër burrave (I)
- Letër burrave (II)
- Hijedritat e jetës
- Die Asylbewerber: Eine Komödie in drei Akten
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen