Dr.
Dr. Dr. Thomas Schirrmacher
Filologu i gjuhës së vjetër greke
nga universiteti Oksfordit E. R. Dodds, në vitin 1951 me të drejtë nënvizoi dallimin
midis Kulturave të turpit dhe Kulturave të fajit, të cilat etnologjia
dhe psikologjia i kanë vërtetuar në shumë raste. Në një kulturë të orientuar në
turp nuk vlen një ndërgjegje e pastër, ose një karakter i ndershëm, por
vlerësimi publik është vlera sipërore. Nuk është me rëndësi a është dikush i
fajshëm apo i pafajshëm, por cilat do të jetë pasoja e jashtme për imazhin e tij
jashtë, për namin e tij të mirë. Në një kulturë të orientuar në faj shqetësimi
i publikut nuk është në radhë të parë nderi, por shpagimi për fajin. Në botën
perëndimore ne jemi duke përjetuar tani fundin më gjithëpërfshirës të kulturës
së fajit të historisë dhe një rikthimin në një kulturë turpi të bazuar në përkapjen
e pastër të jashtme të njeriut.
Në kulturën e fajit, ndërgjegjja
si dhe një kriter i paracaktuar është vendimtar, kurse në kulturën e turpit,
parim i përcaktuar qartë është shoqëria. Prestigji bëhet më i rëndësishëm,
sepse aty me rëndësi është të mos koritet njeriu, por drejtësia dhe e vërteta, mbeten
në gjysmë të rrugës. Aty sundon përshtatja në vend të mëvetësisë.
Edhe pse çdo Kulturë faji përmban elemente të Kulturës së turpit dhe anasjelltas, një ndarje e rreptë e të dyjave
është e pamundur dhe bibla pa keqkuptime njeh turpin në fushën seksuale si një
mekanizëm mbrojtës, megjithatë, etika biblike e krishterë, është qartë
pikënisje për një kulturë të orientuar në faj, sepse urdhëresat e zotit, janë kritere
të qëndrueshme dhe ndërgjegjja duhet të orientohet në të, në vend se t‘i
përshtaten qejfit përkatës të mjedisit. Sa më shumë që Perëndimi i krishterë largohet
nga kjo kulturë e fajit, aq më shumë shfaqen adaptime të pastra, thjesht
reputacioni i jashtëm, për dukje, me rëndësi të mos kapet, sepse obsesioni i
nderit është në plan të parë.
Deri këtu gjendet
artikulli në forumin e profesorëve:
Në faqen e autorit shkrimi
është më i gjatë:
https://www.thomasschirrmacher.info/wp-content/uploads/2009/02/q200107schamundschuldkultur.pdf,
artikulli vazhdon ku sjell një aksident komunikacion dhe shqyrton qëndrimet në
dy kulturat dhe shpjegon si përjetohet dhe si arsyetohet faji.
(…) “Në kulturën e fajit zgjidhja
bëhet përmes pranimit të fajit dhe, nëse është e mundur, dëmshpërblimi.
Konfrontimi i drejtpërdrejtë në mes dhunuesit dhe viktimës është i mundur, në
të vërtetë, në rast të konfliktit, është e dëshiruar për të mbaruar procesin,
por edhe për t'i dhënë fund konfliktit. “
(…)
Nga gjermanishtja, Lis
Bukuroca
PS. Ky përkthim nuk u bë
për të nënvizuar epërsi të një besimi mbi tjetrin, as për të theksuar se cila
fe është e ngarkuar më shumë me faj në biografinë e vet, por sepse pas leximit,
njeriu vjen në përfundim, se në trojet shqiptare, nuk kemi më as kulturën e
turpi, as atë të fajit. Thjesht dominojnë dy kultura tjera të reja: e
karrierizmit të paskrupullt dhe materializmit mafioz: pa zgjedhur mjetet dhe
duke shpërfillur çdo normë morale dhe ligjore. Ky është kaos gjithëpërfshirës dhe
fundi i dinjitetit njerëzor. Autori ka disa konstatime që bëjnë të mundur për
të kuptuar gjendjen tonë, por në dy
raste, është tendencioz.
Sipas tij Kulturat e turpit janë më të përshtatshme
për ngritjen e diktaturave: “Në kulturën e fajit, nga rasti në rast sjellja e
devijuar individuale mund të tolerohet. Vendimet kanë kuptim kryesisht vetëm
për individin dhe nuk fajësohen grupi, familja dhe shoqëria. Kjo është arsyeja
pse kulturat e turpit janë shumë më të lehta për t‘ u manipuluar dhe kanë prirje
për diktaturë.“
Thomas Schirmacher ka tre
tituj të doktoratës dhe tre honoris causa.
Ai ka shkruar mbi 100 libra, që janë përkthyer në 18 gjuhë. Edhe pse ka gjithë
ata tituj dhe gjithë ato libra, ka trurin e kolonializuar nga dogma e
krishterë. Truri i zaptuar nuk kërkon të vërtetën, por predikon besimin,
domethënë, pezullimin e aftësive mendore shqyrtuese. Ai ndalon gjetjen e të së
vërtetës. Sikur ai vetëm për një çast të hidhte një shikim prapa, do të shihte
se diktatura fashiste dhe diktaturat komuniste, u ngritën pikërisht në atë kulturë,
që ai konsideron të papërshtatshme për rende diktatoriale.
Gabimi i dytë është kur
sinjalizon rrezikimin e kulturës perëndimore. Në kohën e globalizmit, kulturat
do të japin dhe marrin, por nuk do të rrezikojnë njëra tjetrën! Ndryshimi i
tyre kërkon disa shekuj dhe nuk bëhet brenda ditës. Ai duhet ta ketë lexuar
Kantin dhe mësuar se sa zgjati iluminizmi!
Në wikipedia në artikullin
mbi autorin, gjendet edhe një fotografi me ish kryetarin Bujar Nishani. Kush
është Thomas Schirrmacher? Profesor
dr. i teologjisë zëvendëssekretar i përgjithshëm i “Aleancës Ungjillore
Botërore” që përfaqëson 600 milionë të krishterë evangjelikë dhe kryetar i “Komisionit
Teologjik të AUB.” President i “Këshillit Ndërkombëtar të Shoqatës
Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut”, (me degë në 55 vende) dhe drejtor i “Institutit
Ndërkombëtar për Lirinë Fetare!, (Bonn, Cape Town, Kolombo, Brazilia); ai është
një nga ekspertët kryesorë të të Drejtave të Njeriut në botë dhe flet
rregullisht si ekspert nëpër parlamentet anembanë botës dhe në tubimet e
OKB-së. Nga faqja e autorit: Schirrmacher është profesor i sociologjisë së fesë
në Universitetin Shtetëror të Perëndimit ", Temishvara, Rumuni, ligjëron
të Drejtat e Njeriut dhe Lirinë e Fesë në Universitetin e Oksfordit (Regents
Park College). Është themelues dhe nënkryetar i “Martin Bucer Seminarit”, një
kolegj teologjik për të rriturit me qendrat e studimit në Berlin, Bilefeld, Bon,
Kemnic, Delhi, Hamburg, Helsinki, Insbruk, Stamboll, Izmir, Linc, Mynih, Pforchajm,
Pragë, Sao Paulo, Tiranë, Cyrih, ku ligjëron etikën dhe fenë krahasuese. Schirrmacher
ka dhënë ligjërata si i ftuar në universitete dhe konferenca specialistësh në
më shumë se 120 vende dhe udhëton në rreth 25 vende në vit.
Ai
studioi teologji në Zvicër dhe Holandë, studimet krahasimtare të fesë,
etnologjinë dhe sociologjinë në Bon dhe antropologjisë kulturore në Shtetet e
Bashkuara. Ai doktoroi në teologji (Holandë, 1985), në antropologjinë kulturore
(SHBA, 1989 dhe për studimet Fetare Krahasuese (dr. i filozofisë, Universiteti
i Bonit, 2007) . Në vitin 1996, 1997 dhe 2006, ia dhuruan tre tituj nderi
të doktoratës nga SHBA-të dhe nga India.
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen