Rama duhet të
shtyjë për tre muaj mbajtjen e zgjedhjeve komunale. Nëse aty fiton shumicën
opozita, atëherë pas tre apo gjashtë muajve, të mbahen zgjedhjet vendore. Kjo
është mënyra më e drejtë sepse mundësia për t’u arritur paqja në mes dy klaneve
të mëdha mafioze, (siç shahen në mes
vete) i dërgohet
popullit, i cili ka edhe për detyrë të vendosë se kush duhet t’ i vihet mbi
krye, e jo në krye, sepse duket se nuk kemi akoma njeriun e tillë.
Në Shqipëri dhe
Kosovë, nuk është aspak e vështirë të kuptohet se cili duhet rrëzuar nga
pushteti, cili ka vjedhur më shumë, cili është më kriminel, por problemi i madh
është, ku të gjendet i drejti, i miri dhe i moralshmi në mënyrë që të mos rrëzohet
banditi i madh, për të marrë pushtetin një i vogël me ambicie të mëdha, për t’u
bërë pikërisht si ai që dëbohet.
Kur u rrëzua
Berisha, shumica u gëzuan se Rama do të ndërtonte shtetin ligjor dhe asaj
drejtësie nuk mund t’i shpëtonte i pari dhe nuk do të kishte më mundësi të
çaraveshej dhe llaponte në Kuvend, por diku në burg. Edhe sikur të i ishte
falur shembja e shtetit, 230 milionët nga autostrada, ku Basha ishte i përzier,
atëherë së paku për katër të vrarë me gurë në dorë, por që Berisha i imagjinonte
me stilolapsa revolver dhe me pilula me helme, do të kishin mjaftuar për ta
përjashtuar tërë jetën nga politika.
Nëse Rama ka grumbulluar
aq shumë pasuri dhe është një bos i krimit, atëherë edhe nëse vjen Basha në
krye të vendit, do të kënaqet me karrigen, por Rama do të mbetet tutje jashtë,
sepse Luli nuk është aspak më i pastër se sa ai. Ose, nëse Rama nuk arrestohet,
atëherë për akuzat e pabazuara, duhet të arrestohet Basha. Tani shihet se Rama
nuk lejoi arrestimin e Berishës, sepse kishte ndërmend të bëhej si ai! Kjo
mirëpo nuk duhet t’i lejohet Bashës, sepse po krijohet një traditë për të shkelur
ligjin nga çdo parti fisnore, që merr pushtetin.
Ata akuzojnë
njëri-tjetrin për
pasuri të paligjshme, ata shajnë njëri-tjetrin me mafioz e kriminel, por ata
shpërfillin ligjin, kur shahen në mes vete dhe shkelin ligjin, kur kanë prova
dhe nuk ngrenë akuza. Meqenëse nuk e bëjnë, atëherë ekziston interes publik të paditen
të gjithë sepse publikisht shpifin për njëri-tjetrin: brenda dhe jashtë vendit!
Tani PD dëshiron
ta rrezojë partinë e krimit me metoda revolucionare. Nëse kjo arrihet, atëherë
nesër PS, do të dilte në rrugë për ta rrëzuar qeverinë e krimit të dalë nga PD.
Meqenëse PS qenka aq mafioze, atëherë me vota mund të rrëzohej shumë lehtë,
sepse këtë din edhe votuesi shqiptar, por nëse ata refuzojnë zgjedhjet, len të
nënkuptohet se dëshirojnë pushtetin me dhunë.
Çdo opozitë mund
të grumbullojë ithtarët e vet për të rrëzuar një qeveri, por një rrëzim i
tillë, nuk do të sillte stabilitet, përkundrazi, do ta hidhte vendin në kaos
dhe largonte për disa vite nisjen e bisedimeve për hyrje në BE. Sa vitin e
kaluar dhe këtë, nuk është shkruar kurrë aq mirë për vendin e shqiponjave, ku
pritje edhe një rritje e madhe e turizmit. Kjo gjendje tani, do të pengojë
ardhjen e tyre. Opozita nuk mund ta rrëzojë Qeverinë në rrugë, sepse ajo nuk
sundon apo nuk qeverisë në rrugë, por mund ta bëjë me vota dhe me shumicën në
Kuvend. Nëse nuk pranon, atëherë ka frikë nga zgjedhjet.
Sipas fakteve të
dy llogoreve, të gjithë janë kriminelë, por sipas prokurorisë dhe gjykatës, të gjithë
janë të mirë dhe të pafajshëm. Ose, këta që akuzojnë publikisht njëri-tjetrin, shkelin ligjin çdo ditë me fjalë, por
asnjërit nuk i kujtohet, se pikërisht ata, duhet të jenë të parët që duhet ta
respektojnë. Kërcënimet me luftë qytetare, janë vepra penale, që duhet të
ndiqen! Kërcënimet e tilla dëshmojnë se nuk kemi të bëjmë me opozitë, por me grup
paramilitar terrorist!
Opozita dhe
Qeveria po luajnë me fatin e popullit!
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen