Studimi i të bindurit i Millgramit
(Respektimi i urdhrit)
Stanley Millgram deshi të kuptojë se si njerëzit e zakonshëm, mund të kryejnë
tmerre të jashtëzakonshme. Ai u frymëzua nga shembulli i tmerrshëm i
Holokaustit, kur qytetarët e zakonshëm dhe ushtarët, bashkëpunuan me nazistët.
Në eksperimentet e tij, vullnetarët morën pjesë në një “Studim të kujtesës.”
Ju duhet t’ i shkaktoni elektroshok një
pjesëmarrësi tjetër, sa herë që ai harron gjërat.
Goditjet thjesht ishin shtirje, kurse i
intervistuari ishte një aktor që bërtiste dhe protestonte, sa herë vullnetari i
dërgonte shok elektrik më të fortë.
A do t’i jepnin njerëzit e zakonshëm në
disa rrethana shok vdekjeprurës njerëzve të pafajshëm? Nëse një shkencëtar me
një mantel të bardhë qëndronte në dhomë duke e paralajmëruar pjesëmarrësin: “Eksperimenti kërkon që të vazhdoni!”, 65 për qind ishin të gatshëm
të godasin harrestarin me një shok elektrik vdekjeprurës.
Në fakt, studimi i Millgramit përbëhej nga
18 seri eksperimentesh, ku hulumtoheshin faktorët e ndryshëm, që ndikojnë në të
bindurit, në zbatimin e urdhrit i kërkuar nga një person me autoritet duke
dhënë goditje vdekjeprurëse. Ai zbuloi se mosnjohja e viktimës, autoriteti i personit urdhërues si dhe prania
e tjerëve, të cilët në të njëjtën situatë bindeshin dhe zbatonin urdhrat, rrisnin gjasat për të zbatuar një urdhër për
vrasje.
A do të godisnit një person të pafajshëm
me një elektroshok vdekjeprurës vetëm për shkak se nje person me autoritet ju
ka urdhëruar ta bëni? Hulumtimi tregon se ekziston mundësi e madhe që ta bëni
edhe ju. Ne të gjithë jemi në gjendje t’
u bëjmë të tjerëve gjëra më të liga, kur autoriteti kërkon atë prej nesh.
Kur Millgram u përshkroi qasjet e tij një
grupi të psikiatërve, ata thanë se vetëm një “grup periferik patologjik” do t’i
bindej udhëheqësit të eksperimenteve deri në vdekje. Shumë prej atyre që e dëgjojnë
studimin e Millgramit kundërshtuan me këmbëngulej duke pohuar se njerëzit e
sotëm janë të ndryshëm. (Millgram bëri hulumtimet e tij në vitet 1960-1970). Fatkeqësisht, mësimi
që na jep Millgram për rreziqet e të të bindurit ndaj pushtetit, është po aq i
vërtetë sot, si kur ai bëri studimin e tij.
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen