"Në këtë vend të injorantëve një njeri që arrin të dallojë mënyrën
kushtore nga mënyra lidhore, rrezikon të merret për intelektual." Enrico
Vaime, 1936 - shkrimtar italian, dramaturg, regjisor.
"Dituria është një burim, por për fat të keq, injoranca është një
det." Franco Zeffirelli 1923 – 2019 regjisor italian për film, teater dhe
operë
"Njeriu që sot diplomon dhe ndërpren të mësuarit, nesër do të jetë
injoranti i së ardhmes." Diehl Baker Jr 1871 – 1937 politikan amerikan.
"Vetëm të arsimuarit adhurojnë të mësuarit, injorantët parapëlqejnë të
japin mësime." Anonime
"Të të qenit injorant nuk është aq turp, sa mungesa e gafitshmërisë
për të mësuar." Benjamin Franklin, 1706 – 1790 botues, shkrimtar, shkencëtar,
zbulues dhe burrë shteti amerikan.
"Duhet me qenë injorantë i madh për t' iu përgjigjur gjithçkaje që na
pyesin." Voltaire
"Shkenca frikëson vetëm ata që nuk e njohin atë. Kjo është gjithashtu për
shkak të shtrembërimeve të masmedias. Por në realitet shkenca është
e vetmja gjë që dallon homo sapiensin nga pjesa tjetër e krijesave të gjalla.
Ajo duhet të kultivohet, por jo të bllokohet." Rita Levi-Montalcin 1909 –
2012 mjeke dhe neurobiologe, çmimin nobel në vitin 1986 për faktoret e rritjes
së qelizave
Për fat të keq, pjesa më e madhe e popullsisë përbëhet nga njerëz
injorantë, nga kopje, ose me të vërtetë të këqij: të privuar nga aftësitë kritike
dhe të gatshëm për të ndjekur atë që e ngre zërin i pari, atë që u thotë se
posedon "të vërtetën!" Vasco Rossi,1952 - këngetar italian, radiomederator
"Se ekziston një njeri që vdes
në injorancë, edhe pse kishte aftësi për të mësuar, është ajo që unë e quaj
tragjedi." Thomas Carlyle, 1795 - Februar 1881, eseist,
historian skocez.
"Njerëzit e egër, si të gjithë injorantët, i atribuojnë ndonjë 'zoti'*
të gjitha efektet e të cilave, për shkak të mungesës së njohjes së botës, nuk
arrijnë të kuptojnë shkaqet e vërteta. Pyetni një të egër se çfarë e bën të
lëvizë sahatin tuaj, ai do të përgjigjet: 'një zot.' Pyetni njerëzit tanë të
mençur se çfarë e bën universin të lëvizë, ata do të përgjigjen: 'zoti’.“ Jean
Meslier 1664 – 1729 prift francez, iluminist radikal.
"Injoranca çon në teprimin e rëndësisë së bukurisë, shëmtisë dhe
cilësive të tjera." Dalai Lama
"Është e sigurt se injoranca e lidhur me pushtetin është armiku më i
egër i drejtësisë që ajo mund të ketë." Arthur Baldwin 1924-1987 shkrimtar
amerikan
"Partia më e mirë nuk është tjetër veçse një lloj komploti kundër
pjesës tjetër të kombit ... Injoranca i shtyn njerëzit të bashkohen me një
parti dhe turpi i pengon ata të lënë atë." Lord Halifax 1881 – 1959,
politikan anglez
"Më trego, o njeri i urtë, si ke arritur të fitosh dituri të tillë?
Sepse nuk jam turpëruar të rrëfej injorancën time dhe të pyes të tjerët.
"Gottfried von Herder 1744 – 1803, poet,teolog gjerman, filozof i
historisë dhe kulturës.
"Shumica e gazetave janë literatura dhe tirania e injorantëve."
Vincenzo Gioberti, filozof dhe politikan italian.
"Vetëm dijetarët e mëdhenj dhe injorantët e mëdhenj janë të
pandryshueshëm." Konfuci
"Ajo që ne, - të përgatitur nga
kultura-, e quajmë sublime, pa zhvillimin e ideve morale, për njeriun e pagdhendur
është thjesht e tmerrshëm." Immanuel Kant 1724-1804, filozof i
iluminizmit.
"Njeriu i lirë nuk mund të jetë për kohë të gjatë injorant."
William McKinley 1843-1901 ish- kryetar amerikan
"Dua njerëz të shkëlqyeshëm dhe inteligjentë: është e rrezikshme të
jetosh në një botë të njerëzve injorantë." Garson Kanin 1912 – 1999
shkrimtar dhe regjisor amerikan
"Njeriu i lirë nuk mund të jetë një njeri i paditur." William
McKinley 1843-1901, ish- kryetar amerikan.
"Askush nuk është i autorizuar të jetë injorant." Harlan Ellison,
1934 - 2018 shkrimtar, kritik dhe regjisor amerikan
*"spirito" është përkthyer me zot, sepse ajo fjalë do të duhej përkthyer me "shpirt", për të cilën në italishte është fjala tjetër "anima", frengjisht "esprit et âme", "Geist e Seele gjermanisht", por në shqip kemi një fjalë, sepse "fryma", nuk ka atë kuptim.
Nga italishtja L. Bukuroca
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen