Para ekzekutimit, si dëshirë të fundit, i dënuari kërkoi një laps kimik dhe një fletë. Ai shkroi disa minuta kokulur mbi tryezë dhe sapo mbaroi, thirri rojet e burgut dhe i luti ata që letra t'i dorëzohej nënës së tij. Në letër kishte shkruar:
"Mami, sikur të kishte drejtësi të vërtetë në këtë botë, sot nuk do t‘ isha ekzekutuar vetëm unë, por do t‘ ishim dy veta. Ti je aq fajtore, sa unë, në të vërtetë, ti je fajtore edhe për jetën që do të humbas.
A të kujtohet mami kur vodha biçikletën e një çuni dhe e solla në shtëpi? Ti më ndihmove për ta fshehur në mënyrë që babi të mos e merrte vesh dhe të mos më dënonte.
A të kujtohet mami kur vodha lekët nga portofoli i fqinjit? Ti dole me mua në qendrën tregtare dhe i harxhuam ato së bashku!
A të kujtohet mami kur u përlave me babin aq ashpër për mua, sa ai, i tmerruar braktisi shtëpinë?
Ai vetëm donte të më përmirësonte, sepse në vend të mësimit, unë e kisha kopjuar testin e provimit ... në fund ata më zbuluan dhe madje më dëbuan nga shkolla.
Babi dëshironte që unë të ndërtoja një të ardhme të ndershme. Ti, në vend se të kuptoje qëndrimin e tij dhe të më caktoje rregulla dhe kufijtë, vendose të acarohesh kundër zhgënjimit të tij, pastaj edhe kundër mësuesve dhe kështu, më hoqe mundësinë për të mësuar se çfarë është e drejtë e çfarë jo dhe më çove në rrugën e krimit.
Mami, unë nuk mund të urrej ty, sepse ti je ende mami im. Unë isha vetëm një fëmijë trazovaç, shumë i gjallë, por që në rritje e sipër, u bëra një djalë problematik dhe pa ndalimet tua, u bëra ai që unë jam sot: një njeri agresiv dhe jo tolerant.
Mami, unë isha vetëm një fëmijë, që kishte nevojë për korrigjim dhe jo për miratimin e gabimeve të mia. Por gjithsesi unë të fal. Unë kërkoj prej teje të bësh çdo gjë të mundur që kjo letër, të lexohet nga sa më shumë prindër në botë, në mënyrë që ata të mos bëjnë gabimet tua.
Faleminderit mami për jetën që më fale dhe që më ndihmove për ta humbur.
Djali jot delikuent."
Nga
italishtja Lis Bukuroca
Fëmija duhet edukuar dhe arsimuar për jetë të ndershme dhe me djersen e
vet. Për çdo gabim duhet të mësohet se bart ai përgjegjësi dhe dënimet duhet të
jenë konform moshës, por kurrë jo me dhunë fizike, apo psikologjike. Që të dyja
rrënojnë shpirtin dhe trupin! Fëmija ka nevojë për shpjegime, udhëzime, jo për
abuzim, apo arsyetim të gabimeve. Ai ka nevojë për mbështetje, dashuri dhe
orientim! Ndëshkimet për fëmijët mund të jenë: moslejimi për të luajtur jashtë,
marrja e celularit, (para moshës 12 vjeçare nuk duhet ta posedojnë sipas psikologëve
gjermano, sepse dëmtohet truri) apo ndalimi i kompjuteri për një kohë të caktuar, ose heqja e
përkohshme e ndonjë sendi që është e rëndësishme për të. Kështu fëmija mëson kufijtë
dhe përgjegjësinë për gabimet e veta. Pse? Sepse Pitagora para më shumë se 2500
vjetëve thoshte:" Edukoni fëmijët dhe nuk do të jetë e nevojshme të
ndëshkoni të rriturit!“ Është koha ta mësojmë të gjithë! Për të mirën e
fëmijëve tanë dhe për të mirën tonë! Thjesht, për ardhmëri më të lumtur! Dhe nuk ka vetëm nëna të tilla, por edhe etër! Fëmija duhet edukuar në të njëtën mënyrë nga prindërit dhe pa konkurencë në mes vete! Atij i duhen prindër të murë, jo një i mirë tjetri i keq. Mungesa e dashurisë në mes atit dhe nënës, dëmton fëmijën!
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen