„Qëndro larg nga njerëzit që duan t’i prishin ëndrrat. Njerëzit e vegjël e bëjnë gjithmonë. Njerëzit e mëdhenj të krijojnë përshtypjen se edhe ti mund të bëhesh i madh. ”Mark Twain
”Për të arritur gjëra të mëdha, ne jo vetëm që duhet të veprojmë, por duhet edhe të ëndërrojmë. Ne jo vetëm që duhet të planifikojmë, por duhet edhe të besojmë. ”Anatole France
„Ti nuk je kurrë shumë i plak për të ëndërruar një ëndërr të re." C. S. Lewis
"Ajo që gjendet para dhe ajo që gjendet pas nesh nuk është asgjë në krahasim me atë që gjendet brenda nesh. Dhe kur e hedhim në dritë atë që është në ne, ndodhin mrekulli.” Henry David Thoreau
"Nëse bëjmë të njëjtën gjë si gjithë të tjerët, është tepër e vështirë të tregojmë se jemi i veçantë." Brendan Francis
"Ti nuk mund të kalosh një liqen vetëm duke ndenjur në këmbë dhe duke vështruar ujin." Rabindranath Tagore
"Bëje atë që mundesh, me atë që ke, aty ku gjendesh." Theodore Roosevelt
„Kush dëshiron të jetojë, duhet të bëjë diçka." Wilhelm Busch
"Ti duhet të bësh saktësisht atë që mendon se nuk mund ta bësh." Eleanor Roosevelt
"Ose gjejmë një rrugëdalje, ose e krijojmë një." Hannibal
"Bota është e madhe dhe unë dua t’i hedh një vështrim të mirë para se të errësohet." John Muir
"Ekziston vetëm një lloj i suksesit: të jetosh jetën ashtu siç dëshiron ti." Christopher Morley
„Mos u përpjek të bësh shumë gjëra në të njëjtën kohë. Kuptoje çfarë ti dëshiron, cila është gjëja më e rëndësishme sot dhe nesër. Përpiqu me përkushtim dhe krijoje!” George Allen
"Ndërto suksesin tënd për t'i shërbyer të tjerëve, jo në kurriz të të tjerëve." Jackson Brown Jr.
"Unë nuk e mat suksesin me fitoret e mia, por me atë se a bëhem çdo vit më i mirë." Tiger Woods
„Çdo njeri me një ide të re është i çmendur. Derisa ideja të ketë sukses.” Mark Twain
"Kënaqësia më e madhe në jetë është të bësh gjëra që të tjerët nuk mendojnë se ti mund t'i bësh." Marcel Aymé
"Mos lejo që frika e dështimit të jetë më e madhe se dëshira për sukses." Robert Kiyosaki
“Një anije është më e sigurt kur gjendet në portin detar, por anijet nuk ndërtohen për të qëndruar.” Paulo Coelho
"Problemet janë mundësi për të treguar se çfarë mund të bësh." Duke Thellinat
"Ne nuk duhet të kemi frikë nga dështimi, por nga të qenit të suksesshëm në gjëra që nuk janë me të vërtetë aq të rëndësishme." Francis Chan
“Liria domethënë përgjegjësi. Kjo është arsyeja pse shumica e njerëzve kanë frikë prej saj." George Bernard Shaw
"Nëse ti heq dorë nga liria për të fituar siguri, në fund do të humbasësh që të dyja." Benjamin Franklin
“Sekreti i lumturisë është liria, por sekreti i lirisë është guximi.” Tukididi
"Kudo që do të shkosh, shko me gjithë zemër." Konfuci
"Më mirë besoi forcës tënde sesa fatit tënd." Ciceroni
„Ti nuk mund të ndryshosh një ditë të së kaluarës. Mos e shtrëngo kurrë të kaluarën me një dorë sepse për ardhmërinë të nevojiten të dy duart.“ Anonime
"Nuk mund të jap ty një formulë për suksesin, por unë mund të të them se çfarë shpien në dështim: përpjekja për t'i përmbushur pritshmëritë e të tjerëve!" Herbert Bayard Swope
"Nuk mund të jap ty një formulë për suksesin, por unë mund të të them se çfarë shpien në dështim: përpjekja për t'i përmbushur pritshmëritë e të tjerëve!" Herbert Bayard Swope
Nga gjermanishtja Lis Bukuroca
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen