22.01.2020

Mos prit!


„Një njeri që nuk ka bërë asnjë gabim nuk ka provuar kurrë asgjë të re.“ (Albert Ajnshtajn)
"Varrezat janë vendi më i pasur në tokë sepse aty do të gjesh të gjitha shpresat dhe ëndrrat, që nuk janë përmbushur kurrë: librat që nuk janë shkruar kurrë, këngët që nuk janë kënduar kurrë, shpikjet që nuk janë marrë vesh kurrë, lëndët shëruese që nuk u gjetën kurrë, vetëm sepse dikush kishte shumë frikë për të bërë hapin e parë." (Les Brown)
 „Ju humbni 100% të mundësive, që nuk i shfrytëzoni. (Wayne Gretzky)
"Mos u përpjek të jesh i jashtëzakonshëm. Ji thjeshtë i mirë. ” (Paul Rand)
"Nëse mund ta ëndërrosh, mund edhe ta bësh." (Walt Disney)
"Me qenë njeriu më i pasur në varreza, nuk ka rëndësi për mua." (Steve Jobs)
"Pa marrë para sysh se çfarë bën, mos lejo që në moshën 65 vjeçare të zgjohesh dhe të mendosh se nuk ke bërë diçka që dëshiroje." (Georg Clooney)
"Unë nuk kam vërtet ndonjë talent të veçantë. Unë jam thjesht kureshtar i pasionuar.“ (Albert Einstein)

“Të jesh me përgjegjësi do të thotë të mbash premtime ndaj të tjerëve. Të jesh i suksesshëm do të thotë të mbash premtimet ndaj vetes. "(Marie Forleo)
"Një qiri nuk humb asgjë nga fuqia e vet ndriçuese, nëse me të ndizet një qiri tjetër." (Willy Meurer)
"Ji vetë ndryshimi, që e dëshiron ti për këtë botë." (Mahatma Gandi)
"Ka më shumë njerëz që herët heqin dorë, sesa që dështojnë." (Henry Ford)
"Nuk është e rëndësishme se sa i madh është hapi i parë, por në cilin drejtim po shkon." (Anonime)
“Largësia nuk është e rëndësishme. Vetëm hapi i parë është i rëndësishëm.“ (Marquise du Deffand)

"Nëse nuk ndryshon asgjë, asgjë nuk do të ndryshojë!" (Sparky Anderson)
"Askush nuk e di se çfarë mund të bëjë para se ta ketë provuar." (Publilius Sirus)
"Unë mund të pranoj dështimin, asnjë nuk është i përsosur. Por ajo që nuk mund ta pranoj është, të mos e provoj kurrë.“ (Michael Jordan)
"Sa shpejt "jo tani "shndërrohet në "kurrë." (Martin Luther)
"Pas një viti do të dëshironit t’ia kishit nisur sot." (Karen Lamb)
"Guximi është në fillim të veprimit, lumturia në fund." (Demokriti)
 "Ka vetëm dy raste kur mund të gabohet: kur hiqet dorë ose kur nuk fillohet kurrë!" (Anonime)

"Mos prit! Koha nuk do të jetë kurrë e përsosur.“ Napoleon Hill
"Disa male duken të pakapërcyeshme derikur të bëjmë hapin e parë." Anonime
"Njëri pret që koha të ndryshojë, tjetri ia nis me vedosmëri dhe vepron." (Dante Aligeri)

"Disa njerëz duan që kjo të ndodhë, disa dëshirojnë që kjo të ndodhë, të tjerët e bëjnë atë të ndodhë." (Michael Jordan)
"Nëse ekziston një besim që mund të lëvizë malet, atëherë është besimi në forcën tënde." (Marie von Ebner-Eschenbach)
"Çdo ditë është një shans i ri për të bërë atë që dëshiron." (Friedrich von Schiller)
“Kushdo që dëshiron diçka, do të gjejë rrugë. Kush nuk dëshiron diçka, do të gjejë arsye.“ (Götz Werner)

 „Kënaqësia më e madhe në jetë është të bësh gjëra që njerëzit e tjerë nuk mendojnë se ti mund t‘i bësh!“ (Marcel Aymé)
"Nuk ka rëndësi se nga je. Me shumë rëndësi është se ku po shkon.” (Anonime)
"Ndjenja e kufirit nuk do të thotë: arrite në fund, por: këtu duhet të rritesh!" (Emil Gött)
"Kush lufton, mund të humbasë. Kush nuk lufton, tashmë ka humbur! ” (Bertolt Brecht)
"Më i ngadalshmi, i cili nuk humb cakun e vet, ecën shumë më shpejt se ai që endet pa cak poshtë e lartë." (Gotthold Ephraim Lessing)

"Jo pse është e vështirë ne nuk kemi guxim, por meqenëse nuk kemi guxim, është e vështirë." (Lucius Annaeus Seneca)
„Gabimet janë porta për zbulime të reja.“ James Joyce
"Talenti është besim në vetveten, në fuqinë vetjake." Maksim Gorki
"Nuk është e pakët koha që kemi, por ka shumë kohë që nuk e përdorim." Lucius Annaeus Seneca

"Ti je kufiri i vetevtes, kapërceje!" Hafes
"Një ditë do të zgjohesh dhe nuk do të kesh më kohë për gjërat që i ke dashur gjithmonë. Bëji tani!" Paulo Coleho
"Ti duhet të jesh gati për të bërë gjërat, që të tjerët nuk do t'i bënin kurrë, për të pasur gjërat, që të tjerët nuk do t'i kenë kurrë." Les Brown
"Jeto nga imagjinata yte në vend se të jetosh nga kujtesa." (Les Brown)
"Jeta nuk ka kufij pos atyre që ia ke vendosur ti." (Les Brown) 
"Mendimi i të tjerëve për ty nuk ka pse të bëhet realiteti i jot." (Les Brown)

Nga gjermanishtja Lis Bukuroca
Libra nga Lis Bukuroca
Ata që jetojnë në Gjermani mund t'i porosisin disa libra edhe te thalia.de  ose në 340 libraritë e saj në Gjermani, Austri dhe Zvicër.  

Gjenden edhe te libraria më e madhe në SHBA  Barnes and nobles dhe mund të porositet, përveç online, në 630 libraritë e tyre.  Shikoni ju lutem se ku ju konvenon çmimi më tepër.

Kuptimi i jetës  te amazon *

Kuptimi  jetës te lulu **


Letër burrave (I )te amazon

Letër burrave (I) te lulu


Letër burrave (II) te amazon

Letër burrave (II) te lulu


Ngjyrat e dashurisë te amazon, roman vetëm për lexues të moshës madhore

Ngjyrat e dashurisë te lulu, roman vetëm për lexues të moshës madhore


Shtatë parimet e dashurisë

Hijedritat e jetës

Die Asylbewerber, komedi gjermanisht


* Te amazon tash e tutje mund të porositen edhe nga Australia.

** Te lulu mund të porositen nga 150 vende të botës. Shikoni çmimin se ku ju konvenon më shumë.



Keine Kommentare: