12.01.2020

Shtatë parimet e dashurisë

Akti i parë

me të parë shkrepi ndjenja 
joshja farfuritëse flakërimë 
në atë çast m’u mor mendja 
trup e zemër në drithërimë

ajo rrahu me rrëmbim
gjersa kapja atë fanitje 
të pash Ty me shqetësim
je e vërtetë apo përhitje 

unë të shihja me brerore
flokëlëshuar e sy pulitur 
ëmbëlake dhe hyjnore 
me vrull vashëror e të ndritur


tutje krenare Ti vazhdon  
gjoja ngasjen pa e shquar
trupi shpirtin s’të shpëton
thash me vete i menduar

Ti e nxitur nga kërshëria
ktheve kokën për herë të dytë 
u vështruam nga largësia 
fytyrëskuqur ule sytë

fustan dallgëzuar nga puhia
nxitove disi e hutuar  
prapa të ndiqte vetëm hija
mbylle derën shpirttrazuar


U botua te: Gazetaexpress, Botasot, Revistadrini

Nga përmbledhja me poezi:








Keine Kommentare: