26.02.2020

Këto 10 gjallesa kanë jetë më të gjatë në planetin tonë, Gazetaexpress

Disa gjallesa mund të jetojnë shumë më shumë se ne njerëzit.  Por a dini se ekziston madje edhe një qenie e pavdekshme?

1. Kandil deti i pavdekshëm

Emri i kësaj gjallese, që mund të gjendet kryesisht në Mesdhe, nuk është rastësi. Ky kandil deti është vërtet i pavdekshëm. Të paktën biologjikisht. Kjo do të thotë që ai ka një strukturë të veçantë qelizore që lejon të ripërtërihet vazhdimisht dhe kështu në të vërtetë të rilindet përsëri. Për ta bërë këtë, ai zhytet në fund të detit dhe aty rigjeneron vëllimin e qelizave të veta. Ai mund të vdesë vetëm nëse është jashtëzakonisht shumë i lënduar ose kur e ha atë një gjallesë tjetër e detit.
2. Sfungjeri gjigant * (Anoxycalyx joubini)

E pabesueshme, por e vërtetë: ky sfungjer gjigant (po, është një gjallesë) ka lindur para fillimit të historisë njerëzore. Organizmi me emrin zyrtar "Anoxycalyx joubini" mund të jetojë deri në 10,000 vjet. Biologët e kanë llogaritur këtë në bazë të konsumimit të tyre të oksigjenit. Sfungjeri gjigant është i gjatë deri në dy metra dhe jeton në thellësinë e ujërave të Antarktikut.

3. Korali i zi


Koralet janë gjithashtu gjallesa. Ato i përkasin grupit të lulegjallesave, (gjermanisht lulekafshëve, shpjegimi përkthyesit.) Korali i zi jeton në dete tropikale në thellësi mbi 100 metra. Pranë Havait u gjendën ekzemplare të gjallë për të cilët thuhet se janë mbi 4000 vjet.

4. Guaska Islandeze (Arctica islandica)
Kjo guaskë mund të jetojë disa shekuj. Ajo gjendet nga brigjet e Amerikës së Veriut deri në Detin Baltik dhe jeton në një thellësi ujore deri në 482 metra. Guaska më e moshuar islandeze e gjetur ndonjëherë, është mbi 500 vjeçare.

5. Peshkaqeni i Grenlandës 


Peshkaqeni i Grenlandës  preferon ujërat e ftohta dhe gjendet veçanërisht në Atlantikun e Veriut. Kryesisht ushqehet me foka dhe peshk. Një nofull i një ariu polar është gjetur në stomakun e një peshkaqeni të Grenlandës!
Ky peshk rritet shumë ngadalë dhe pjekurinë seksuale arrin vetëm në moshën 150 vjeçare. Peshkaqeni më i vjetër i njohur i Grenlandës, është lindur rreth vitit 1624. Pra, ai është pothuajse 400 vjeç. Armiku i vetëm natyror i këtij peshkaqeni është kashaloti (shpjegim i përkthyesit: lloj delfini, Physeter macrocephalus.)


6. Balena e Grenlandës (Balaena mysticetus)



Jo vetëm që ka një emër të ngjashëm me peshkaqenin e Grenlandës, por gjithashtu ka një jetëgjatësi të ngjashme. Balena e Grenlandës mund të jetojë më shumë se 200 vjet. Jeton në ujërat e Arktikut dhe ushqehet me plankton (organizma të vegjël dhe gjallesa të vockla ujore.)


7. Breshka gjigante e Galapagos
Këtu kemi një kafshë që nuk jeton në det, por gjithsesi ka një jetëgjatësi shumë të madhe. Breshka gjigante e Galapagos jeton në një grup ishujsh në Oqeanin Paqësor dhe mund të jetojë mbi 100 vjet. Kafsha më e vjetër e njohur ishte breshka Harriet. Ajo pat jetuar në një kopsht zoologjik në Australi dhe arriti moshën diku 175 vjeçare.
Ekzistenca e Breshkës gjigante të Galapagos është e rrezikuara. Vlerësohet se rreth 200,000 janë vrarë në dy shekujt e fundit. Kjo është arsyeja pse ato tani gjenden në shkallën më të lartë të mbrojtjes nga shfarosja.

8. Koi

Koi zakonisht ka një jetëgjatësi prej 25 deri në 30 vjet. Por gjithmonë ka ekzemplarë individualë të moshës mbi 200 vjeçare. Njëra prej tyre ishte zonja Koi Hanako nga Japonia, e cila vdiq në 1977. Numërimi i unazave të saj të rritjes treguan se ajo ishte 226 vjeçe. Kois janë ndër peshqit më të shtrenjtë në botë. Varet nga lloji por një koi kushton  dhjetëra mijëra euro. Koi më i shtrenjtë u shit në Japoni për 2.2 milion dollarë.

9. Guaskëzorrelefanti* 
                                                       
Guaska, e cila njihet edhe si Geoduck, jeton në bregdetin e Paqësorit dhe mund të jetojë deri në 160 vjet. Arsyeja është ndoshta pse ajo varros veten në rërë dhe mbrohet nga armiqtë. Në Kinë është guaskëzorrelefanti një delikatesë popullore dhe e shtrenjtë, e cila gjithashtu shitet si ushqim për rritjen e potencës seksuale. * ( Emri shkencor, „Panopea genero“,  fjala shqipe është krijuar  nga „Elefantenrüsselmuschel“ e gjermanishtes, shpjegim i përkthyesit.)

10. Iriqi i detit  (Echinoidea)


Dhe në fund të kësaj liste një kafshë tjetër nga deti. Në një farë mënyre, të jetosh në det duket se është receta për jetë të gjatë. Iriqët e detit mund të jetojnë deri në 200 vjet. Ata jetojnë në sipërfaqe shkëmbore dhe ushqehen me alga, peshq dhe karavidhe (gaforre të lumenjve).  Gjembat e tyre janë të mbushura me helm dhe përdoren për t‘u mbrojtur nga armiqtë, për të lëvizur dhe për të kapur grimcat e ushqimit.----------------------------------------


Libra nga Lis Bukuroca
Ata që jetojnë në Gjermani mund t'i porosisin disa libra edhe te thalia.de  ose në 340 libraritë e saj në Gjermani, Austri dhe Zvicër.  

Gjenden edhe te libraria më e madhe në SHBA  Barnes and nobles dhe mund të porositet, përveç online, në 630 libraritë e tyre.  Shikoni ju lutem se ku ju konvenon çmimi më tepër.

Kuptimi i jetës  te amazon *

Kuptimi  jetës te lulu **


Letër burrave (I )te amazon

Letër burrave (I) te lulu


Letër burrave (II) te amazon

Letër burrave (II) te lulu


Ngjyrat e dashurisë te amazon, roman vetëm për lexues të moshës madhore

Ngjyrat e dashurisë te lulu, roman vetëm për lexues të moshës madhore


Shtatë parimet e dashurisë

Hijedritat e jetës

Die Asylbewerber, komedi gjermanisht


* Te amazon tash e tutje mund të porositen edhe nga Australia.

** Te lulu mund të porositen nga 150 vende të botës. Shikoni çmimin se ku ju konvenon më shumë.


1 Kommentar:

Anonym hat gesagt…

THANAS JORGJI hat ""Këto 10 gjallesa kanë jetë më të gjatë në planetin tonë, Gazetaexpress"" kommentiert
Vor 2 Tagen

Shumë interesant! Pothuaj të gjitha kafshët me jetëgjatësi më të madhe jetojnë NË DET.