Një popull nuk ndryshohet sot me pushtim, sepse kushton shumë. Mjafton t‘i blihen si lopët ata që i ka në krye të partive dhe populli nxiton pas tyre si bagëti!
Shqipëria dhe Kosova në vitin 2020 kanë më shumë objekte fetare, sesa në vitin 1920, por vazhdimisht më pak popullsi brenda dhe më pak vizitorë të objekteve të kultit:
me rëndësi imazhi, jo sinqeriteti.
me rëndësi forma, jo esenca.
me rëndësi vota, jo interesi nacional!
Shtetet që vazhdimisht ndërtojnë faltore, mund të kenë më shumë besimtarë, por vazhdimisht më pak njerëz të dijshëm!
Kishat në Gjermani janë gati të zbrazëta, apo tërësisht boshe, por amfiteatrot e fakulteteve të mbushur. 43, 4 % e të rinjve gjermanë studiojnë!
Kur në lagje gjendet një grumbull pleh, krejt lagjes i vjen era!
Kur në krye të shtetit kemi pleh, krejt kombit i vjen era!
Ne nuk dimë të duam as atdheun, as gratë!
Ne nuk dimë të vlerësojmë as atdheun, as gratë!
Ne braktisim gratë në rrezik, ne braktisim atdheun edhe në paqe!
Ne shtypim gratë, ne vjedhim atdheun!
Shpjegimet tjera janë pallavra të patriotëve të tastierave!
Atdheun e vjedhim duke u shprehur shumë bukur!
Grat i dashurojmë duke i shtypur, traumatizuar dhe diskriminuar!
Prandaj nuk dimë të bëjmë as politikë, as të bëjmë dashuri!!!
Ne nuk i besojmë veprave konkrete të tradhtarit, por shpjegimeve dhe arsyetimeve të tij!
Erdhën osmanët dhe na e fikën qiriun!
Në fillim vetëm ata, pastaj na mësuan si ta fikim vetë.
Ke pyetur veten sa orë punon në ditë një klerik dhe sa fiton në muaj?
Nuk bëhet Shqipëri e madhe nëse Kosova shndërrohet në Shqipëri. Do të rritej pakëz, por e vogël do të mbetej përsëri. Dhe, nuk do të mund të rrezikonte asnjë vend fqinj, sepse ajo vazhdimisht rrezikon vetveten!
Maqedonia është e madhe, sepse është zmadhuar nga Serbia me troje shqiptare. Mali Zi është i madh, sepse është zmadhuar me troje shqiptare me ndihmën e Serbisë. Serbia është e madhe, sepse është zmadhuar me troje: shqiptare, hungareze, rumune, boshnjake dhe bullgare.
Me përfshirjen e Kosovës nën sovranitetin shqiptar, nuk krijohet Shqipëri e madhe, por bashkohen vetëm dy copa të Shqipërisë së copëtuar!
Nuk është reale të pritet ndërtimi i shtetit ligjor në një shoqëri, që 20 vjet pas luftës, nuk ka burgosur hajnat e 3% dhe të fondit „Vendlindja Thërret“, por mu ata i ka në krye të vendit!
Ish-stalinisti Berisha është fatkeqësia themelore e demokracisë shqiptare!
Ish-komunisti i LKJ-së Mustafa është rrënuesi i LDK-së dhe shtetit juridik! (Anëtar i LDK-së pas vdekjes së Rugovës)
Në shoqëri patriarkale, shteti ligjor është iluzion. Demokracia cirk.
Në shoshën tonë gruri bie poshtë, zhavorri mbetet lart.
Ose: kokrrat e mëdha bien, në shoshën ngelin të voglat...
Dikur albanofobë ishin kryesisht sllavët dhe grekët, sot albanafobët i kemi brenda; rrahagjoks, kërcënues, përbuzës, që ftohet rregullisht nëpër debate për të poshtëruar dinjitetin e tatimpaguesve shqiptarë! Edhe atë, në emër të lirisë së mendimit, që nuk durohet në asnjë shtet demokratik në Perëndim, sepse publiku do të bojkotonte atë televizion!
Ne nuk dimë të edukojmë, sepse gjatë edukimit ne shtypim! Domethënë, ne dëmtojmë!
Religjionet predikojnë diskriminimin gjinor dhe urrejtjen ndërfetare!
Ligjet e natyrës nuk pranojnë zot ose zota mbi vete! !
Disa njerëz mendojnë me kokën e vet, disa besojnë me kokën e huaj!
Keqtrajtimi dhe dominimi i grave u shndërrua në normë sociale, qyshkur burrat ia nisën t‘u mbushnin mendjen grave se ata po flisnin me zotin dhe ai po u dërgonte mesazhe!
Meqenëse profetët besimtarëve të vet nuk mund t’u jepnin mbretëri për ta bërë çdonjërin mbret, ia dolën ta bëjnë çdo burrë diktator në familje!!!
Noli për Kosovën
Libra nga Lis Bukuroca
Kuptimi i jetës te amazon *, Kuptimi jetës te lulu **, Letër burrave (I )te amazon
Letër burrave (I) te lulu, Letër burrave (II) te amazon, Letër burrave (II) te lulu
Ngjyrat e dashurisë te amazon, roman vetëm për lexues të moshës madhore,
Ngjyrat e dashurisë te lulu, roman vetëm për lexues të moshës madhore,
Shtatë parimet e dashurisë, Hijedritat e jetës, Die Asylbewerber, komedi gjermanisht
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen