1. Dashuri është kur del për të ngrënë jashtë dhe i dhuron shumë patate të skuqura dikujt, pa pritur që ai të japë ty diçka. (Crissy, 6 vjeç)
2. Kur gjyshja vuante nga artriti dhe nuk mund t’i lyente thonjtë, gjyshi e bënte për të edhe pse edhe vuante nga artriti. Kjo është dashuri. (Rebecca, 8 vjeç)
3. Dashuri është kur vajza spërkatet me parfum, djali me ujë kolonje pas rrojës, e pastaj dalin së bashku për të nuhatur njëri-tjetrin. (Karl, 5 vjeç)
4. Dashuria është gjëja e parë që ndihet, para se të vijë keqdashja. (Carlo, 5 vjeç)
5. Dashuria është kur dikush të lëndon dhe ti je shumë i zemëruar, por ti nuk pisket për mos me ndikue në qarjen e tjetrit. (Susanna, 5 vjeçe)
6. Dashuria është ajo gjë që na bën të buzëqeshim kur jemi të lodhur. (Terri, 4 vjeç)
7. Dashuria është kur nëna bën kafe për babin dhe e shijon së pari për t’u siguruar se është e mirë. (Danny, 7 vjeç)
8. Dashuria është kur nëna i jep babit copën më të mirë të pulës. (Elaine 5 vjeçe)
9. "Dashuri është kur nëna e sheh babin që i vjen era nga djersët, por megjithatë thotë se ai është më i bukur se Robert Redford.“ (Chris, 7 vjeç)
10. Nuk duhet thënë kurrë "Të dua" nëse nuk është e vërtetë. Por nëse është e vërtetë, duhet ta thuash shumë herë. Njerëzit harrojnë. (Xhesika, 8 vjeçe)
Nga italishtja Lis Bukuroca
Nga italishtja Lis Bukuroca
----------------------------------------
Libra nga Lis Bukuroca
Ata që jetojnë në Gjermani mund t'i porosisin disa libra edhe te thalia.de ose në 340 libraritë e saj në Gjermani, Austri dhe Zvicër.
Gjenden edhe te libraria më e madhe në SHBA Barnes and nobles dhe mund të porositet, përveç online, në 630 libraritë e tyre. Shikoni ju lutem se ku ju konvenon çmimi më tepër.
Kuptimi i jetës te amazon *
Kuptimi jetës te lulu **
Letër burrave (I )te amazon
Letër burrave (I) te lulu
Letër burrave (II) te amazon
Letër burrave (II) te lulu
Ngjyrat e dashurisë te amazon, roman vetëm për lexues të moshës madhore
Ngjyrat e dashurisë te lulu, roman vetëm për lexues të moshës madhore
Die Asylbewerber, komedi gjermanisht
* Te amazon tash e tutje mund të porositen edhe nga Australia.
** Te lulu mund të porositen nga 150 vende të botës. Shikoni çmimin se ku ju konvenon më shumë.

Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen