08.09.2020

Fjalë të urta hebraike (I)

Kushtoji vëmendje mjekut para se të kesh nevojë për të!
Të gjitha gjërat rriten me kalimin e kohës, përveç pikëllimit.
Gjithçka rrotullohet rreth bukës dhe vdekjes.
Mos iu përgjigj një qeni në lehje e sipër.
Puna nuk dëmton.
Varfëria nuk është një ves, por  nuk është as virtyt.
Edhe budallai në fron është mbret.

Bëje një mëkat dy herë dhe nuk duket më si krim.
Kur zgjedh një mik, bëje një hap mbrapa.
Përulësia (modestia) është gardhi i mençurisë.
Mos i kufizo fëmijët tu në atë që ke mësuar ti sepse ata kanë lindur në një kohë tjetër.
Zakoni shkel ligjin.
Librat janë cisterna; të gjithë duhet të mësojnë për të pirë prej tyre.
Vrima tërheq hajdutin.

Jepi veshin hua të gjithëve, dorën një miku, buzët një gruaje.
Jeta më e keqe është më e mirë se vdekja më e mirë.
Miku yt ka një mik dhe ai mik ka një mik tjetër, kështu që mëso të heshtësh. 
Ke fat, zot, që jeton kaq lart, përndryshe do t‘i kishin thyer  dritaret.
Shijen e vërtetë të  ujit e kupton njeriu në shkretëtirë.
Burri i mirë e ushqen macen e tij para se të ulet në tryezë.

Mollët e fqinjit janë gjithmonë më të ëmbla se tonat.
Rinia ushqehet me ëndrra, pleqëria me kujtime.
Dielli shkëlqen për të gjithë falas.
Koha shëron dhimbjen e vjetra gjersa e krijon të renë.
Ju nuk mund ta detyroni dikë të ju dojë dhe të ju japë lekë hua.

Një libër pa parathënie është si një trup pa shpirt.
Gjysma e një të vërtete është një gënjeshtër e tërë.
Një lopë e ka një gjuhë të gjatë dhe duhet të heshtë.
Një nënë e kupton çfarë nuk thotë një fëmijë.
Një njeri i mençur ka aq shumë për të menduar sa nuk ka kohë për të folur. Një budalla ka aq shumë për të folur sa nuk ka kohë për të menduar.
Një grua të dashur, një kulm të mirë mbi krye, me një copë të vogël bukë; kush i quan këto tri të vetat, nuk njeh vështirësi.  

Një luan nuk i frikësohet mizës.
Një pesimist, i ballafaquar me dy zgjedhje të këqija, zgjedh të dyja.
Vetmia e thyen shpirtin.
Një skllav tregon karakterin e tij të vërtetë, jo gjersa është i skllavëruar, por kur bëhet zotni.
Një zog që e le të lirë mund të kapet përsëri, por një fjalë, që u shpëton buzëve, nuk do të kthehet.

Ai e shiti diellin për të blerë një qiri.
Nuk ka asnjë libër, që nuk përmban absolutisht asgjë të keqe dhe nuk ka asnjë libër, që nuk përmban absolutisht asgjë të mirë.
Më mirë të humbasësh zgjedhjet me një njeri të mençur sesa të fitosh me një budalla.
Pyeti fqinjët tu, pastaj blije shtëpinë.
Nderi i mikut është nderi im.

Zoti krijoi kohën kurse njeriu nxitimin.
Zoti nuk mund të ishte kudo, prandaj e krijoi nënën.
Njerëzit e mirë mësojnë nga e keqja më shumë sesa njerëzit e këqij nga e mira.
Sikur kali të kishte diçka për të thënë, ai do të kishte folur.
Ruaju nga njerëzit që të këshillojnë sipas interesave të veta.
Në pasqyrë të gjithë shohin shokun e tyre më të mirë.

Çdo gomari i pëlqen kur bërtet vetë.
Askush nuk e sheh gungaçin e vet.
Askush nuk e di se si shtrëngon këpuca,  pos atij që i ka mbathur.
Lëre një njeri të mirë të bëjë vepra të mira me të njëjtin zell, sa njeriu i keq bën këqijat.
Mësoje gjuhën tënde të thotë "Nuk e di" në vend që të shpifësh diçka.
Mëso së pari, pastaj krijo mendim tënd.
Mos e bëj gardhin më të shtrenjtë ose më të rëndësishëm, sesa ajo që është rrethuar.
Mos e bëj veten kaq të vogël! Ti nuk je aq i madh!

Nga gjermanishtja LB

----------------------------------------

Libra nga Lis Bukuroca
Ata që jetojnë në Gjermani mund t'i porosisin disa libra edhe te thalia.de  ose në 340 libraritë e saj në Gjermani, Austri dhe Zvicër.  

Gjenden edhe te libraria më e madhe në SHBA  Barnes and nobles dhe mund të porositet, përveç online, në 630 libraritë e tyre.  Shikoni ju lutem se ku ju konvenon çmimi më tepër.

Kuptimi i jetës  te amazon *

Kuptimi  jetës te lulu **


Letër burrave (I )te amazon

Letër burrave (I) te lulu


Letër burrave (II) te amazon

Letër burrave (II) te lulu


Ngjyrat e dashurisë te amazon, roman vetëm për lexues të moshës madhore

Ngjyrat e dashurisë te lulu, roman vetëm për lexues të moshës madhore


Shtatë parimet e dashurisë

Hijedritat e jetës

Die Asylbewerber, komedi gjermanisht


* Te amazon tash e tutje mund të porositen edhe nga Australia.

** Te lulu mund të porositen nga 150 vende të botës. Shikoni çmimin se ku ju konvenon më shumë.

Keine Kommentare: