16.01.2021

Aforizma për pirjen

"E vetmja mënyrë për të qëndruar të shëndetshëm është të hani atë që nuk doni, të pini atë që nuk ju pëlqen dhe të bëni atë që do të dëshironit të mos e bëni.“ Mark Twain

"Një burrë nuk ndihet kurrë plotësisht i qetë nëse nuk ka një gotë përpara vetes“. Jerome Klapka


"Vera është pjesa intelektuale e drekës.“ Mary Renault, mendim i shprehur më herët nga Alexandre Dumas Ati


“Si e dëshiron Brandy-n?“

„Në gotë!“ Charles Brown - Norris


"Pirja pa etje dhe dashuria në çdo kohë, janë të vetmet gjëra që na dallojnë neve nga kafshët e tjera“. Pierre A. C. de Beaumarchais


"Nuk ka asgjë tjetër për të bërë përveç se pirjes, ngrënies, q***jes, marrjes së drogës dhe vrasjes.“ Charles Bukowski


“Unë njoh një burrë që ka lënë tymosjen e cigares, pirjen e alkoolit, seksin dhe ushqimet e yndyrshme. Ai mbeti me shëndet të mirë deri kur bëri vetëvrasje! ” Johny Carson


"Kush pi vetëm ujë ka një sekret për t'a fshehur“. Charles Pierre Baudelaire


“Më vjen keq për njerëzit që nuk pinë. Ata ngrihen në mëngjes dhe nuk mund të ndihen më mirë gjatë gjithë ditës!” Din Martin


"Kur lexoj për dëmin që shkakton pirja e alkoolit, unë heq dorë nga leximi." Henny Youngman


"Një grua dhe një gotë verë plotësojnë çdo nevojë. Kush nuk pi dhe nuk puth, është më keq sesa të ishte i vdekur!“ Goethe


"Së pari duhet të zbrazni shishen, pastaj shpirtin." Robert Bolano


„Baku* ka mbytur më shumë njerëz në gotë sesa Poseidoni** në det." Giuseppe Garibaldi


"Shampanja është e vetmja pije që i bën gratë më të bukura sa më shumë që të pinë nga ajo." Madame Pomapdour


"Jeta është shumë e shkurtër për të pirë verë të keqe!" Goethe


Nga Italishtja Lis Bukuroca


*Baku perëndi i verës…

**Poseidoni perëndi i detit dhe vëlla i Zeusit...


----------------------------------------


Libra nga Lis Bukuroca
Ata që jetojnë në Gjermani mund t'i porosisin disa libra edhe te thalia.de  ose në 340 libraritë e saj në Gjermani, Austri dhe Zvicër.  

Gjenden edhe te libraria më e madhe në SHBA  Barnes and nobles dhe mund të porositet, përveç online, në 630 libraritë e tyre.  Shikoni ju lutem se ku ju konvenon çmimi më tepër.

Kuptimi i jetës  te amazon *

Kuptimi  jetës te lulu **


Letër burrave (I )te amazon

Letër burrave (I) te lulu


Letër burrave (II) te amazon

Letër burrave (II) te lulu


Ngjyrat e dashurisë te amazon, roman vetëm për lexues të moshës madhore

Ngjyrat e dashurisë te lulu, roman vetëm për lexues të moshës madhore


Shtatë parimet e dashurisë

Hijedritat e jetës

Die Asylbewerber, komedi gjermanisht


* Te amazon tash e tutje mund të porositen edhe nga Australia.

** Te lulu mund të porositen nga 150 vende të botës. Shikoni çmimin se ku ju konvenon më shumë.











Keine Kommentare: