13.03.2021

LDK-së nuk i duhej tash kryetari, por Mustafës, Bota sot, Revista Drini, flasshqip, fjala

Pasi u shpërfillën dhjetëra apele të mos bëhej LDK ashensor i Thaçit, të mos përbuzej votuesi se nuk e voton Qeverinë, të mos sulmohej diaspora, të mos nënshkruhej Republika Srpska, të mos falej Çakorri, të mos poshtërohej Donika Gërvalla, të mos poshtërohej Vjosa Osmani, të mos i merren me dhunë votat e t’i falen Dullës, Mustafa, Dulla dhe Veliu, morën përgjigjen e parë dhe konkrete në Podujevë. 

Tani u përsërit edhe në zgjedhjet vendore. Humbja ishte dramatike dhe gati vetë-shkatërruese, por e paralajmëruar. E paralajmëruar shumë herë!


Kryesia nuk e lexoi mesazhin e votuesit në Podujevë, madje si profesorë që ishin, Dulla e Mustafa, i shanin sondazhet si të  pabaza shkencore, se Dulla ligjëronte pikërisht atë lëndë, se ishin sondazhe të porositur dhe me arrogancë, deklaronin se votuesit kishin gabuar, se në zgjedhjet vendore, do ta përmirësonin gabimin,!!!. Jo vetëm këtë, por ata dy pohonin se do t’i fitonin zgjedhjet! Dy miqtë e Bujar Bukoshit! Dhe, Mustafa nuk tregoi kurrë, pse transferoi paratë nga banka gjermane në Dardania-Bankë në Shqipëri, pse e mbylli atë bankë dhe pse nuk publikuan kurrë hyrje-daljet! 


Mustafa e shndërroi LDK-në në LKJ dhe merrej me diferencime politike, si në kohën kur e luftonte irredentizmin. Kryesia e duroi! Rugova nuk pat përjashtuar njeri nga partia!


Shumë militantë të LDK-së  kundërshtonin kafshërisht çdo synim që merrej me shpëtimin LDK-së. Ata, duke adhuruar Mustafën, ndihmonin  shkatërrimin e partisë!  Sidoqoftë ata kritikat ndaj Mustafës dhe mungesës së dinjitetit të Dullës, që me vota të vjedhura u bë kryeministër, d.m.th. kryeministër ilegal, i  shpallnin qëndrime armiqësore, qëndrime bolshevike, komuniste e staliniste. 


Për gati shkatërrimin e partisë nuk i ka fajet vetëm Mustafa, por edhe Dulla, Veliu, Haziri, Shala e pastaj shumë militantë tjerët që në fb e mbronin Mustafën si perëndi: ata që e kanë mbështetur janë bashkëfajtorë! Pa u larguar nga kryesia klani i Mustafës, LDK nuk mund kurrë të ringrihet! Ata janë përgjegjës për mosfitore të LDK-së dhjetë fitet e fundit dhe për humbjen teatrale tani!


Pse nuk i duhej tani kryetari LDK-së?

Sepse po zgjedhjet kandidati i ri në kohë traume. LDK është akoma duke lëpirë plagët dhe nuk ka veçuar ende fajtorët, apo nuk dëshiron t’i shohë. Ajo ende nuk ka përpunuar shkaqet dhe nuk ka shqyrtuar pasojat! Ajo në vend se rrënuesit t’ia ndalojë hyrjen, ajo nderon atë me kryesimin e Kuvendit zgjedhor, madje edhe të propozojë kandidat. 


Në atë tubim, meqenëse Kryesia e LDK-së nuk ka analizuar gabimet e veta, askush nuk do të guxojë të distancohet nga politika anti-rugoviste e Mustafës, Dullës dhe klanit. Pa ndodhur kjo, LDK nuk do ta gjejë stabilitetin dhe nuk do të kthehet kurrë aty ku ishte!


Çfarë duhej bërë? LDK duhej të drejtohej nga dy veta për gjashtë muaj, derisa të ndaheshin përgjithmonë nga mustafizmin që zhduki rugovizmin në parti. Në atë kohë duhet ndryshuar disa ligje nga statuti i partisë dhe pastaj të pasonte zgjedhja e një kryetari që e meriton.


Kandidatët e tanishëm janë shumë guximtar. Tepër! I vetmi njeri që mund t’ia kthente shkëlqimin, është zonja Vjosa Osmani, por tani nuk është mirë më të kthehet, sepse shumica ka votuar degradimin dhe përbuzjen e saj. Nëse shkojnë punët ashtu si po shihet, atëherë partia Vjosës, Donikës dhe VV, do të jenë partitë e reja, të cilat do të dominojnë dekadën e ardhshme. 


E LDK? LDK do të pushojë së ekzistuari si parti, nëse nuk ndahet nga trashëgimia thaçiste e Mustafës. Ajo tani gjendet e alivanosur dhe popullin nuk e ka më pranë vetes. Ajo i beson shkëlqimit në të kaluarën, por nuk sheh mykjen tani në kryesi! 


Ai që fiton nesër zgjedhjet, pas disa muajve do të rrëzohet. LDK nesër nuk do të merret me rrënuesit e partisë dhe ata janë të gjithë ata që brohoritën Mustafën gjatë  dëmtimit të LDK-në, apo gjersa bëhej vegël e Thaçit! Të gjithë ata që nuk kundërshtuan ekskomunikimin e  dy zonjave të mëdha: Vjosës dhe Donikës!


Pse po zgjidhet me aq nxitim kryetari dhe pa gjetur, pa gjykuar, pa kërkimfalje për shkaqet e shembjes?

Sepse tani Isa Mustafa ka pushtet dhe ndikim. Ai do të përpiqet të ndikojë në zgjedhjen. Ai e di mirë se vazhdimi i politikës së tij, do t’ishte shpërbërja definitive e LDK-së, por kjo i konvenon të bëhet nga një tjetër. Kështu nesër arsyetohet, se vetë u largua dhe mendoi se e la në duar të mira, por në fakt i kovenon profesorit, të jetë një tjetër që e fundos LDK-në, që nuk e deshën kur ishte Rugova gjallë. As ai, as Dulla! 


Në një parti normale, as nuk do t’iu kishte lejuar pjesëmarrje, e as hyrja në Kuvend, e aq më pak ta drejtonte tubimin, por për një dekadë ai e ka nënshtruar aq shumë anëtarësinë, sa pakkush guxon të revoltohet! Njeriu me dinjitet kur përgjysmon partinë, as që shfaqet para Kuvendit: do t’ishte turpëruar! Do t’ishte ndier fajtor! Jo, ky, jo! Ky e akuzon popullin dhe thotë se populli e penalizoi partinë edhe pse paska bërë punë të mirë e të pastër!


Edhe nesër, si gjithmonë, do të thonë se pati shumë kandidatë të mirë, por e zgjodhëm njërin prej tyre, por një kryetar i nesërm, që nuk bën distancim kritik të qartë nga Mustafa, e dërgon partinë e Rugovës në prehër të Fatmir Limajt përgjithmonë!


.......................................

Libra nga Lis Bukuroca

Keine Kommentare: