fustani nga era, mbi gjunjë përpëlitur
në lëndinë me vrap, flokët pas lëshuar
sa hyjnore, o zot, e tëra, hir i praruar.
Ato mollaqe, ah, të bukura ëmbëlake
kofshë të bardha e dridhmë dredhake
ngashërim dhe dehje, me terr mbuluar
atje lart vetëm yjet, n‘qiellin e harbuar.
Ato puthje plot afsh, më vonë ai shi
buzëkuqe si flaka, freskuese si puhi
ngasje e pafund dhe ajo mjegullnajë
në lëndinë hare, fshehur nën floknajë
Terr, natë e plotë dhe deri diku të tretur
dorë për dore tutje, nga hyjni të prekur
buzëqeshje, pastaj vështrimi i gjatë në sy,
grua, e ëmbël jeta, parajsë, jetuar me Ty!
Me brerore magjepsëse, ecje krenare
si zanë e bukur, me shpirt skofiare
si e velur me dashuri, e dallgëzuar si det
ah, ky gllabërim, kjo dashuri e vërtetë!
31 mars 2012
Botimi i dytë 2022
Imazhi i gjeneruar me ideogram
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen