03.04.2021

Kuptimi i jetës, sekretet e lumturisë dhe suksesit

I nderuar lexues, 


në këtë libër ke mundësinë të lexosh rrëfenjat, të cilat i kam përkthyer nga gjermanishtja, italishtja dhe frëngjishtja. Me ruajtjen e tyre kam nisur si student,  diku nga viti 1980. Ndonjë duhet ta kem publikuar te „Bota e re“ ndërmjet viteve 1980 - 1986 por faksimilet i kam nga viti 1988, kurse  e fundit ishte në dhjetor 2020 te „Gazeta express."

Rrëfenjat duhet lexuar disa herë në vit, derisa fëmija t’i mësojë mirë dhe t’i zbatojë udhëzimet në përditshmëri. Ato janë pedagogji praktike dhe i mësojnë: durimin, ndershmërinë, respektin, dashurinë, sinqeritetin, përqendrimin, pendimin, mirënjohjen, bujarinë, ndihmën, falënderimin, pasojat e paragjykimeve, pasojat e shpifjeve, përkushtimin, empatinë, përgjegjësinë, motivimin, kontrollimin e zemërimit, rregulla, synimet, planet,  sjelljen, mirësjelljen dhe shumë cilësi tjera të sjelljes së drejtë sociale nga diku 130 rrëfenja të shkurtra. 


Te lulu: Kuptimi i jetës  mund  të porositet nga 150 vende të botës. Libri gjendet edhe nëpër shumë librari tjera.

Te amazon Kuptimi i jetës

Me 12 maj 2020 e pata paralajmëruar botimin me këtë kopertinë:







U publikua te "Bota sot", „Gazetaexpress", "Revistadrini"

Keine Kommentare: