Thanas Jorgji, shkrimtar, 2019: „Ngjyrat e dashurisë“ nuk është thjesht një roman erotik, por një roman për të cilin kur e lexon, përveç kënaqësisë së thellë intelektuale dhe letrare që përjeton, nuk mund të mos ndjesh zili dhe të thuash me vete: sikur ta kisha shkruar unë këtë libër!“ (…) „Gazetaexpress“, „Gazeta Dita“, „Dritare“, „Respublika“, „Botasot“, „Përqasje“ etj. (…) Vështrimi i plotë
Edmond Shallvari, shkrimtar, 2017: “Ngjyrat e Dashurisë” apo romani antitezë, antitabu, antimoralist, frojdist, realist deri në caqet e satirës, satirik deri në caqet e humorit. Këto e të tjera etiketime, u bënë paradë e larmishme, ndriçuese deri në verbërim, dëgjuese deri në shurdhërimë, normale deri në çmenduri, joshëse deri në ekstazë,, (…) „Gazetaexpress.“ (…) Vështrimi i plotë
Dr. Fatmir Terziu, shkrimtar, 2017: „Kjo udhëheq deri tek labirinthi më i detajuar të tetëmbëdhjetë kapitujt e romanit “Ngjyrat e dashurisë” të shkrimtarit Lis Bukuroca. Të gjitha seancat e gjyqeve, akuza, përjetimet erotike, dëshira e tij publike që në sallën e gjyqit të shkërdhente prokuroren publike, dalja e sitës krahasuese me kohën e Envër Hoxhës,… na shpien tek vetë erërat e kryqëzuara në kohë, hapësirë dhe vend. (…), „fjalaelire“. Vështrimi i plotë
Shpendi Sollaku Noe, shkrimtar, 2017: “Edhe pse me një erotizëm të ndjeshëm, ky libër më la përshtypjen e një romani të mprehtë social që vetëm në paraqitje ka ravijezimet e një zhanri të verdhë të regjur në erotizëm. Këto faqe kanë aq sa duhet të kishin, edhe në përshkrime e situata…” (…) gazeta Dielli. Vështrimi i plotë
Shaban Jashari, diplomat, 2017: „I parë në shikim të parë si roman erotik, kjo vepër zhvesh kuptimin parësor që mund të ketë seksi në jetën e njeriut, për të ndërtuar një mekanizëm mbrojtës nga absurditet që sjell sistemi i intrigave e komploteve juridike e shtetërore. Prandaj të gjithë ata që do të mundohen të kërkojnë në këtë vepër gjurmët e largëta të Bukovskit do të hasin në rigjetjen e reminshencave të një Kafke shqiptar.“ (…)„Dritare“, „Botasot.“ (…). Vështrimi i plotë
Libri mund të porositet te lulu edhe nga vendet e Ballkanit.
Ngjyrat e dashurisë te lulu + 18
Ngjyrat e dashurisë te amazon +18
Ngjyrat e dashurisë te Thalia +18
Ngjyrat e dashurisë te walmart +18
5 Kommentare:
"Ngjyrat e dashurisë"
"Leu Trumcaku, një personazh aspak kompleks, bile shume natyral i formuar me dy kanunet mesjetare me vlerat dhe te metat e tij,ku pika e tij e dobët eshte e bukura univerzalja e thjeshta bile edhe shtazorja,krejt këto veçori qe e bejne te jete Ai dhe vetvetja.
Me një prizëm tjetër Trumcaku ky personazh ne një mjedis te ri, i emigruar, i nenqmuar qe skalitet me te gjitha mjeshtrit e botes deri sa arrite te njihet formimi i tij intelektual. Leu Trumcaku nuk e perqesh boten, nuk e përqesh plakun e femijen te sëmurin e injorantin,burrin as gruan ai e përqesh at klase qe flet ne emër te atyre.Leu përqesh te gjitha ato shoqëri monoteiste, mesjetare asaj te sodit qe bejne ligjin e te fortit."
I nderuar Lis Bukuroca, romani juaj me ka pëlqyer jashtëzakonisht shume do ta rilexoj.Ju uroj shume suksese ne punen tuaj te palodhur.
Faleminderit shumë L... për leximin dhe mendimin tënd. Ndihem shumëi nderuar!
🙏
...Ju me shkruat se romani ishte erotik, dhe ne fakt ne pjesen esenciale i tille mund te kategorizohet, por mua me terhoqi vecanerisht shume intensiteti i ngjarjeve ne roman, menyra sesi ju i pershkruani sfidat njerezore.
Romani juaj eshte shumedimensional, perpos te qënit thjesht erotik. Ngjarjet, reflektimet, mesazhet e percjella jane te shumta, dhe perseri vijne natyrshem, pa sforcime dhe artifica fals. Ato jane pjese integrale e jeteve te personazheve...MP
"Shkrimtari këtu me një mjeshtri të madhe ka prekur shumë identitete, ku secili që ka pasion leximin, por edhe ai që në jetën e tijë bënë pjes tek lexuesit jo të rregullt, apo njerëz të biznesit, dhe leximin thjeshtë e bëjnë për relaksim ky libër është një ilaq i madhë për shpirtërat e trazuar gjatë ditës.
Rënditja mjeshtërisht e fjalëve, filozofia e të komunikuarit, e qëbesa pse jo edhe përshkrimi i një pjese goxha të madhe shqiptarësh intelektual të persektuar nëpër vende të huaja, e nxjerrin romanin për syt dhe mendjen time të pamohueshëm jo vetëm për sirtar, por edhe si dhuratë shoqes apo shokut.
Diçka të ngjashme pata lexuar dikur një roman nga Marie Louise Fischer "Liebe, gefährliches Spiel"(Dashuria, kjo loje e rrezikshme).
Nga autori do tö kerkoj edhe versionin gjerman, jam shume i bindur qe do te me nevojiten nja 10 exemplar me se paku, per dhurata." Shaban Morina
Recension nga SHBA
Great book
Easy transaction. Awesome book.
Kommentar veröffentlichen