19.09.2021

Njerëzit e famshëm për fëmijët (II)

„Gjëja më e mirë që një baba mund të bëjë për fëmijët e vet është të dojë nënën e tyre.“ (Henry Ward Beecher)
„Fëmijët gjithmonë kanë një dëshirë rebele: të ndihen të zhgënjyer me atë që i ka magjepsur etërit e tyre.“ (Aldous Huxley)

„Ata që edukojnë mirë fëmijët duhet të respektohen më shumë sesa ata që i bëjnë ata; të parët u japin vetëm jetën, të dytët artin e të jetuarit mirë.“ (Aristoteli)

„E vetmja dashuri në të cilën besoj vërtet është ajo e një nëne për fëmijët e saj.“ (Karl Lagerfeld)

„Mund të mësosh shumë gjëra nga fëmijët: për shembull, krejt durimin që ke.“ (Franklin P. Jones)


„Është një djalë i mençur ai që e njeh babanë e tij.“ (Homeri)

„Fëmijëve duhet t’u mësohet si të mendojnë, jo çfarë të mendojnë.“ (Margaret Mead)

„Për një baba të moshuar, asgjë nuk është më e dashur sesa një bijë.“ (Euripidi)

„Të gjithë duhet të presin nga fëmijët e tyre atë që u kanë dhënë prindërve të vet.“ (Talesi)

„Mënyra më e mirë për të këshilluar fëmijët tuaj është të zbuloni se çfarë duan ata dhe pastaj t'i këshilloni ta bëjnë pikërisht atë.“ (Harry S. Truman)


„Kur prindërit bëjnë shumë për fëmijët e tyre, fëmijët nuk do të bëjnë mjaft për vetveten.“ (Elbert Hubbard)

„Nënat, natyrisht, kanë të drejtë. Ato paguajnë faturat e djalit të tyre dhe nuk e bezdisin atë. Etërit, nga ana tjetër, e bezdisin djalin e tyre dhe nuk ia paguajnë kurrë faturat.“ (Oscar Wilde)

„Etërit dhe djemtë kanë shumë më tepër konsideratë për njëri-tjetrin sesa nënat dhe bijat.“ (Friedrich Nietzsche)

„Është më e lehtë të ndërtosh fëmijë të fortë sesa të ndreqësh burrat e thyer.“ (Frederick Douglass)

„Nëse dëshiron që fëmija juaj të ecën me ndershmëri në botë, mos u përpiqni t’ia largoni gurët nga rruga, por mësojeni që të ecë mbi ta me vendosmëri. Mos këmbëngul ta mbash për dore, por lëre të mësojë të ecën para vetë.“ (Anne Brontë)

„Fëmijët e çdo brezi mësohen të duan atë që prindërit e tyre u mësuan se nuk duhet ta kenë.“ (Robin George Collingwood)

„Ne nuk e trashëgojmë Tokën nga paraardhësit tanë, ne e huazojmë atë nga fëmijët tanë.“

(Proverb amerikan)


„Ne nuk mund të krijojmë gjithmonë të ardhmen për të rinjtë tanë, por ne mund të krijojmë të rinjtë tanë për të ardhmen. (Franklin Roosevelt)

„Mos bëni kurrë fëmijë, por vetëm nipër e mbesa.“ (Gore Vidal)

„Kur mëson fëmijën tënd, mëson fëmijën e fëmijës tënd. (Talmudi)

„Në përgjithësi nëna, më shumë sesa ta dojë fëmijën, e do vetveten tek fëmija.“ (Friedrich Nietzsche) 

„Të kesh një fëmijë të bën prind; të kesh dy të bën gjyqtar.“ (David Frost)

„Ne nuk e dimë se çfarë është dashuria e një prindi për fëmijën deri kur të mos bëhemi prindër vetë.“ (Harriet Beecher Stowe)

„Fëmijët gjejnë gjithçka në asgjë, burrat nuk gjejnë asgjë në gjithçka.“ (Giacomo Leopardi)

„Ne nuk mund të formojmë mendjet e fëmijëve tanë sipas koncepteve tona; por ne duhet t'i mbajmë dhe t'i duam ashtu siç na i ka dhënë zoti.“ (Johann Wolfgang von Goethe)


Nga italishtja Lis Bukuroca 



Keine Kommentare: