VV e paska kundërshtuar këtë marrëveshje si opozitë. E mundur! Atëherë përfaqësonte vetëm partinë e vet, sot përfaqëson Kosovën. Sipas vendit edhe kuvendi!
Albini paska thënë dje kështu, sot ashtu!
E mundur!
Normale!
Njerëzit e mençur ndryshojnë dhe mësojnë nga gabimet, kafshët jo. Ato nuk ndryshojnë kurrë sepse duhet të përdoren. Atyre u është imponuar shfrytëzimi sepse ndryshimin ua ka ndaluar evolucioni!
Albini e ktheu Kosovën prapa në kohë duke dëmtuar sovranitetin e Kosovës. Në fakt Albini e solli Amerikën në Bruksel dhe marrëveshja u nënshkrua pse ajo e deshi, për Europën do të kishte zgjatur kështu me vite. Escobar tha se kishte komunikim të vazhdueshëm me Prishtinën dhe Beogradin.
Qëndrimi i Kurtit ndikoi në delirin e Vuçiqit sa të kërcënojë edhe NATO-n e pastaj të përfundojë edhe në spital, kurse të nesërmen, Ministri i Mbrojtjes të deklarojë se: „Ne nuk futemi ku është e ndaluar!“
E paska dëmtuar Kurti sovranitetin e Kosovës, por Escobar i jep të drejtë dhe thotë: „“Kosova ka të drejtë në reciprocitet dhe kjo ka qenë e ditur. Por, u zumë shumë në befasi me mënyrën e zbatimit. Por, këtë e prisnim që të ndodhë në një moment. Jemi të lumtur që siguruam uljen e tensioneve!”
Pra „Jemi të lumtur që siguruam uljen e tensioneve!” Tensionin nuk e ka ulur Europa! Atë e dimë të gjithë, por SHBA!
Çfarë zbuloi ky aksion? E zdriti ambasadorin rus në kufi të Kosovës. I tregoi botës se Serbia është vegël ruse në Ballkan dhe i rikujtoi Perëndimit se populli shqiptar është pro perëndimor, kurse Serbia pro ruse!
Escobar tha: “Kosova ka të drejtë në reciprocitet dhe kjo ka qenë e ditur.“ E dini pse? Sepse SHBA përshëndet reciprocitetin dhe do të përshëndesë edhe të tjerat, sepse Serbia guxoi të kërcënojë Perëndimin dhe fatura për këtë do t’i dorëzohet, sot apo nesër.
Nga ky aksioni Perëndimi mësoi se Qeveritarët serb nuk kanë asnjë dallim nga Millosheviqi dhe se ata jo se janë penduar pse kishin vrarë aq shumë shqiptarë dhe dhunuar aq shumë gra, por Perëndimi e kuptoi se ata, edhe sot, do të vritini për çështje banale, si për targat për shembull.
Veprimi i Qeverisë Kurti ndikoi që Vuçiqi të humbë orientimin dhe të përsërisë gabim pas gabimi dhe në fund të pranojë një marrëveshje me të cilën krenohen ata të LDK-së dhe PDK-së, të cilën nuk kanë mundur t’ia imponojnë Serbisë, mirëpo kanë firmosur diskriminim i cili ka zgajtur 13 vjet.
Thaçi dhe Mustafa ndihmuan Vuçiqin dhe ndikuan në investime të jashtme në Serbi. Me takimet e shpeshta, ata dy i dërgonin botës mesazhe se Serbia ishte shkëputur nga fashizmi i Millosheviqit, se ishte bërë shtet normal. Ata dy shpërfillën dhunimet serbe, shkatërrimet serbe, masakrat serbe dhe gati-gati Serbia po pranohej në botë si viktimë, kurse ne si kriminelë. Perceptimi po ndryshonte. Tani kërcënimet serbe i shpalosën Serbisë fytyrën e vërtetë.
Thaçi nënshkruante çdo gjë duke shpresuar se shpëton nga burgu, Mustafa duke shpresuar se zvarritja i garanton pushtetin e përjetshëm.
E gazi? Qeveria duhej të informojë mirë popullin pse u refuzua. Politikanët e rrëzuar do ta kishin nënshkruar gazin pa e lexuar kontratën, sepse ato 200 milionë, që i paska premtuar Biden, së paku gjysmën, do t’i kishin vjedhur!
Ata u rrëzuan si milionerë, por lanë pas vete një armatë pa armatim si duhet , me mijëra hajdutë veteranë, që e vjedhin shtetin e Kosovës muaj për muaj.
A është marrëveshja ideale? Jo, por meqenëse e përshëndet SHBA, e përshëndesim edhe ne! Sidoqoftë ajo është më e mirë sesa ajo që u zbatua 13 vitet e kaluara. Dhe, ajo që është më me rëndësi, Serbisë iu tha: "Kosova ka të drejtë të zbatojë reciprocitetin!"
Ajo fjali dëshmon se Kosovës po i kthehet dinjiteti i nëpërkëmbur!
.......................................
Ngjyrat e dashurisë, roman vetëm për lexues të moshës madhore
Die Asylbewerber, komedi gjermanisht
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen