"Shëndeti nuk është gjithçka, por pa shëndet gjithçka është asgjë."
"Ai që është mizor me kafshët nuk mund të jetë një njeri i mirë."
„Sa më shumë inteligjencë të kesh aq më shumë do të vuash."
„Kush shkruan për budallenjtë është gjithmonë i sigurt se do të ketë një publik të madh.“
"Shfuqizimi i një pikëpamjeje të gabuar kërkon më shumë karakter sesa mbrojtja e tij."
"Ne rrallë mendojmë për atë që kemi, por gjithmonë për atë që na mungon."
“Njerëzit e zakonshëm thjesht mendojnë sesi ta kalojnë kohën e tyre. Një njeri inteligjent përpiqet ta shfrytëzojë atë.”
„Të urtët e të gjitha kohërave në përgjithësi kanë thënë gjithmonë të njëjtat gjëra, budallenjtë e të gjitha kohërave, domethënë shumica dërrmuese, kanë bërë gjithmonë të njëjtat gjëra, pra të kundërtën. Dhe kështu do të jetë edhe në të ardhmen.“
„Asnjë kafshë nuk habitet pse ekziston, përveç njeriut.“
„Të dëshirosh pavdekësinë është të dëshirosh përjetësimin e përjetshëm të një gabimi të madh.“
„Shpirtrat e vërtetë të mëdhenj ndërtojnë, si shqiponjat, foletë e tyre në lartësi të mëdha në vetmi.“
„Gjeniu dhe çmenduria kanë diçka të përbashkët: ata të dy jetojnë në një botë të ndryshme nga ajo që ekziston për të tjerët.“
„Në botë nuk ka zgjidhje tjetër veçse midis vetmisë dhe vulgaritetit.“
„Ndjenja e humorit është e vetmja cilësi hyjnore e njeriut.“
„Të gjithë njerëzit duan të jetojnë, por askush nuk e di pse jetojnë.“
„Të martohesh do të thotë të përgjysmosh të drejtat e tua dhe të dyfishosh detyrat tua“
„Burrat vulgarë kanë shpikur jetën shoqërore sepse është më e lehtë për ta për të duruar të tjerët sesa të durojnë vetveten!“
"Çdo çun budalla mund të shkelë një brumbull. Por të gjithë profesorët e botës nuk mund të krijojnë një të tillë.”
"Zakonisht nuk humbet një mik nëse i refuzohet një hua, por shumë lehtë nëse i jepet hua."
“Fati i përzien letrat, ne luajmë”.
"Në Gjermani, forma më e lartë e mirënjohjes është zilia."
“Modestia përballë aftësive mediokre është thjesht ndershmëri. Te talenti i madh, është thjeshtë hipokrizi”.
“Një burrë mund të jetë vetvetja vetëm gjersa gjendet vet; dhe nëse nuk e do vetminë, nuk do ta dojë lirinë; sepse vetëm kur është i vetmuar është vërtet i lirë."
"Besimi (fetar) dhe dija sillen si dy enët e një peshoreje: kur te njëra rritet, te tjetra bie."
"Meqenëse në tokë ka më shumë dhimbje sesa kënaqësi, çdo kënaqësi është e përkohshme dhe krijon dëshira të reja dhe mundime të reja - dhe agonia e kafshës së ngrënë është gjithmonë më e madhe se kënaqësia e atyre që e hanë (e ngrënësve.)“
“Ne nuk jemi vetëm përgjegjës për atë që bëjmë, por edhe për atë që e pranojmë pa e kundërshtuar.”
Nga gjermanishtja Lis Bukuroca
Arthur Schopenhauer u lind në vitin1788 në Dancig, sot Poloni, vdes në vitin 1860 në Frankfurt. Ishte filozof dhe profesor universitar.
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen