07.12.2021

Thënie jo të mira për të afërmit

„Miqtë janë njerëzit me të cilët zoti kërkon falje për të afërmit.“ (Hugh Kingsmill)
„Të afërmit janë si këpucët: sa më të ngushtë që të jenë, aq më shumë shkaktojnë dhembje.“ (Totò)

„Urrejtjet mes të afërmve janë më të hidhurat.“ (Publius Cornelius Tacitus)

"Bashkëshortësia, zoti, fëmijët, të afërmit dhe puna. A nuk e kuptoni se çdo idiot mund të jetojë kështu dhe kështu jetojnë shumica?“ (Charles Bukowski)

„Njeriu duhet të martohet me një vajzë nga një familje me kushte të njëjta; në fakt, nëse martohesh me një nga një familje me kushte sipërore, do të fitosh  një padron, jo të afërm.“ (Kleobulus)

„Lumturi është të kesh një familje të madhe, të dashur, të kujdesshme dhe të lidhur në mes vete... në një qytet tjetër.“ (George Burns)


„Kush ka shokë ka dikë, kush ka të afërm nuk ka askënd.“ (Proverb)

„Kush dëshiron të jetojë dhe të mbetet me shëndet, qëndron larg nga të afërmit e vet.“ (Proverb)

„Familjet e rëndësishme janë si patatet. Pjesët më të mira janë nën dhe.“ 

(Francis Bacon)


„Një mik besnik vlen dhjetë mijë të afërm.“ (Euripidi)

„Të afërmit janë thjesht një bandë njerëzish të mërzitshëm, krejtësisht pa savoir vivre dhe po aq të paaftë për sa i përket zgjedhjes së momentit për të vdekur.“ (Oscar Wilde)

„Të afërmit që jetojnë larg janë më të mirët, dhe sa më larg që të jenë, aq më mirë.“ (Kin Hubbard)


„As gjyqtari më i mençur nuk di të gjykojë një grindje mes të afërmve.“

 (Proverb kinez)

„Arsyeja pse gjyshërit dhe nipërit shkojnë kaq mirë është se ata kanë një armik të përbashkët.“ (Sam Levenson)

„Zoti na jep të afërmit; për fat miqtë mund t’i zgjedhim vetë.“ (Ethel Watts Mumford)


„Një i afërm i varfër; gjëja më e parëndësishme që ekziston në natyrë.“ 

(Charles Lamb)

„Ata që shpresojnë te të afërmit mbeten me gishta në gojë.“ (Proverb)

„Qeverisja e një familjeje është pak më pak e vështirë sesa sundimi i një mbretërie. (Michel de Montaigne)

„Nuk mund të mos i urrej të afërmit e mi. Unë supozoj se kjo rrjedh nga fakti se askush nuk mund të durojë që të tjerët të kenë të njëjtat të meta si ne.“ (Oscar Wilde)


„Familjarë grabitqarë, kushërinj gjarpërinj, vllavi shkavi." (Proverb, përkthim i lirë). Në italisht është me rimë: „Parenti serpenti, cugini assassini, fratelli coltelli.“, që domethënë: „Të afërmit gjarpërinj, kushërinjtë vrasës, vëllezërit thika.“

„Një i afërm i varfër është gjithmonë një i afërm i largët.“ (César François Adolphe)


„Unë jam vërtet një "udhëtar i vetmuar"; nuk e kam ndier kurrë se i përkas atdheut, miqve e as të afërmve të mi më të ngushtë. Në të vërtetë, përballë këtyre lidhjeve kam pasur gjithmonë ndjenjën e qartë të të qenit i huaj dhe gjithmonë, kam ndier nevojën për vetmi.“ (Albert Einstein)


Nga Italishtja LB


Libra nga Lis Bukuroca


Kuptimi i jetës  te amazon *, Kuptimi  jetës te lulu **, Letër burrave (I )te amazon

Letër burrave (I) te lulu, Letër burrave (II) te amazon, Letër burrave (II) te lulu

Ngjyrat e dashurisë te amazon, roman vetëm për lexues të moshës madhore, 

Ngjyrat e dashurisë te lulu, roman vetëm për lexues të moshës madhore, 

Shtatë parimet e dashurisëHijedritat e jetësDie Asylbewerber, komedi gjermanisht

Keine Kommentare: