26.12.2021

Thëniet më të bukura për nënën (II)

„Një nënë është ajo që mund të zërë vendin e gjithë të tjerëve, por vendin e së cilës nuk mund ta zërë askush tjetër.“ (Gaspard Mermillod)

„Nënat janë të vetmet punëtore, që nuk kanë kurrë pushime.“ (Anne Morrow Lindbergh)

„Nëse kam bërë diçka në jetë që meriton vëmendje, jam i sigurt se e kam trashëguar predispozitën nga nëna ime.“ (Booker T. Washington)

„Dora që përkund djepin është dora që mban botën. (William Ross Wallace)

„Kur nëna të pyet: "A mund të të jap një këshillë?“, është thjesht një formalitet. Nuk ka rëndësi nëse përgjigjesh me po apo jo. Ajo gjithsesi e ka ndërmend të të japë këshillën.“ (Erma Bombeck)

„Njeriu e do nënën pothuajse pa e ditur, pa e kuptuar, sepse është po aq e natyrshme sa të jetosh; dhe thellësinë e rrënjëve të asaj dashurie e ndiejmë vetëm në momentin e ndarjes përfundimtare.“ (Guy de Maupassant)

„Kushdo që humb nënën, humb një shpirt të pastër që e bekon dhe që e ruan vazhdimisht.“ (Kahlil Gibran)

„Rinia vyshket, dashuria dështon, gjethet e miqësisë bien, por shpresa e fshehtë e nënës mbijeton më gjatë se çdo gjë tjetër.“ (Oliver Wendell Holmes)

„24 ore ne ditë, 7 dite në javë. Njëherë që nënshkruan kontratën si nënë, ky është turni i vetëm qe do ta kesh.“ (Jodi Picoult)

„Nuk ka pasur kurrë një njeri të madh, që nuk kishte pasur një nënë të shkëlqyer.“ (Olive Schreiner)

„Një nënë nuk është një person tek i cili duhet mbështetur, por një person që e bën të panevojshme mbështetjen te dikush.“ (Dorothy Canfield Fisher)

„Nëna. Banka ku depozituam të gjitha lëndimet dhe shqetësimet tona.“ (Thomas De Witt Talmage)

„Nëse dashuria është e ëmbël si një lule, nëna ime është ajo lule e ëmbël e dashurisë.“ (Stivi Wonder)

“Nëna”, fjala më e bukur në buzët e njerëzimit. (Khalil Gibran)

„Krahët e nënës janë të krijuar nga butësia prandaj fëmijët flenë të qetë ndërmjet tyre." (Victor Hugo)

„Etërit nuk duhet as të shikohen, as të dëgjohen. Kjo është e vetmja bazë solide për një jetë familjare. Nënat janë ndryshe. Nënat janë të adhurueshme.“ (Oscar Wilde)

„Vetëm një nënë e di se çfarë do të thotë të duash dhe të jesh e lumtur.“ (Adelbert von Chamisso)

„Nëna ime kishte një trup të vogël e të hollë, por një zemër të madhe, një zemër aq të madhe sa gëzimet e të gjithëve kanë gjetur strehim mikpritës aty.“ (Mark Twain)

„Asgjë nuk është e sigurt në këtë pleh-botë të qelbur, përveç dashurisë së nënës.“ James Joyce)

„Mëmësia: e gjithë dashuria fillon dhe mbaron aty.“ (Robert Browning)


Nga italishtja Lis Bukuroca

Libra nga LB


Kuptimi i jetës  te amazon *, Kuptimi  jetës te lulu **, Letër burrave (I )te amazon

Letër burrave (I) te lulu, Letër burrave (II) te amazon, Letër burrave (II) te lulu

Ngjyrat e dashurisë te amazon, roman vetëm për lexues të moshës madhore, 

Ngjyrat e dashurisë te lulu, roman vetëm për lexues të moshës madhore, 

Shtatë parimet e dashurisëHijedritat e jetësDie Asylbewerber, komedi gjermanisht



Keine Kommentare: