“Për atë që nuk mund të flitet, për atë duhet të heshtet.”
“Kufijtë e gjuhës sime nënkuptojnë kufijtë e botës sime. "
“Por aty ku gjuha bëhet e shkretë, mendimi bëhet i shkretë.“
"Filozofi trajton një çështje si një sëmundje."
„Kuptimi i një fjale është përdorimi i saj në gjuhë.“
„Vdekja nuk është një ngjarje në jetë. Vdekja nuk përjetohet.“
„Aritmetika është gramatika e numrave.“
„Rastësi e çuditshme: të gjithë njerëzve të cilëve u ishte hapur kafka, kishin pasur tru.“
„Sa më i dobët të jetë argumenti, aq më të fuqishme janë fjalët.“
„Kuptimin e një fjale, nuk mund ta tregojë një fjali.“
„Edhe mendimet ndonjëherë bien nga pema të papjekur.“
„Edhe fjalët janë vepra.“
„Logjika nuk është një doktrinë, por një pasqyrim i botës.“
„Nëse njëri e di, askush nuk e di.“
Mendimet e mëposhtëm janë nga libri "Tractatus Logico-Philosophicus" - Trajtesa logjike-filozofike:
1 * Bota është gjithçka që është rasti.
1.1 Bota është tërësia e fakteve, jo e gjërave.
1.11 Bota përcaktohet nga faktet dhe nga fakti se ato janë të gjitha fakte.
1.12 Sepse tërësia e fakteve përcakton se çfarë është rasti dhe gjithashtu gjithçka çfarë nuk është rasti.
1.13 Faktet në hapësirën logjike janë bota.
1.2 Bota shpërbëhet në fakte.
1.21 Diçka mund të jetë rasti ose të mos jetë rasti, dhe të gjitha të tjerat mbeten të njëjta.
2 Ajo që është rasti, fakti, është ekzistenca e rrethanave faktike.
2.01 Rrethana faktike është një lidhshmëri e sendeve. (Çështjet, gjërat.)
2.011 Për gjënë është thelbësore të jetë në gjendje për të qenë pjesë e një rrethane faktike.
Ludwig Wittgenstein (Vjenë, 26 prill 1889 - Kembrixh, 29 prill 1951) ishte një filozof austriako-britanik, që ka kontribuar shumë në themelin e logjikës dhe filozofisë së gjuhës. Nga disa konsiderohet, posaçërisht në botën akademike anglo-saksone, mendimtari më i madh i shekullit të njëzetë.
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen