"Ne zakonisht konsiderojmë si dëgjues të mirë vetëm ata që pajtohen me mendimet tona.“
"Ka njerëz që nuk do të kishin rënë kurrë në dashuri nëse nuk do të kishin dëgjuar kurrë për dashurinë.“
"Dashuria e vërtetë është si fantazmat: të gjithë flasin për to, por pakkush i ka parë."
“Kur jemi të lodhur nga dashuria, jemi të lumtur që tjetri na tradhton, për të hequr qafe edhe besnikërinë tonë.”
"Këshilla jepet, por jo mençuria për ta zbatuar atë.“
"Mënyra më e sigurt për të mashtruar vetveten është besimi se je më i zgjuar se të tjerët."
„Ne të gjithë kemi mjaftë fuqi për t‘i duruar vuajtjet e tjerëve!“
„Na pëlqen më shumë të takojmë ata, që u kemi bërë mirë, sesa ata, që na kanë bërë mirë!“
„Më e vështirë është të fshihen emocionet që i ka njeriu, sesa emocionet e shpifura, që nuk i ka!“
„Në mundohemi më pak për t‘u bërë të lumtur, sesa për t‘u dukur të lumtur!“
"Duhet talent dhe aftësi e madhe për të fshehur talentin dhe aftësitë vetjake."
"Gjëja më e vështirë për të gjetur te çiftet është dashuria."
"Të gjithë ankohen se nuk kanë kujtesë dhe askush nuk ankohet se nuk ka mend.“
"Mendja gjithmonë lejon të mashtrohet nga zemra.“
“Dhuna që njeriu duhet të ushtrojë mbi vetveten për t’i qëndruar besnik atij që do, nuk është gjë tjetër pos pabesi”.
“Ka pak gra të ndershme, që nuk janë të lodhur nga roli i tyre”.
“Gabimet i falen dikujt derisa ta duam.”
„Sikur të mos kishim të meta, nuk do të ndienim aq shumë kënaqësi kur i shquajmë ato ato te të tjerët."
"Xhelozia lind me dashurinë, por nuk vdes me të.“
“Maturia dhe dashuria nuk janë bërë për njëra-tjetrën; ndërsa dashuria rritet, maturia zvogëlohet."
"Pendimi ynë nuk vjen aq shumë nga pendimi për të keqen që kemi bërë, sa nga frika se çfarë mund të rezultojë prej saj."
"Ka vetëm një lloj dashurie, por në një mijë versione të ndryshme.“
“Komunikimi i lirë i mendimeve dhe opinioneve është një nga të drejtat më të vlefshme të njeriut.”
"Hipokrizia është një nderim, që vesi i bën virtytit."
"Askush nuk gabon më shpesh sesa dikush që nuk mund të pranojë gabimin.“
„Shumë e rrallë është dashuria e vërtetë, por edhe më e rrallë miqësia e vërtetë.“
„Ka njerëz të ligj që do të ishin më pak të rrezikshëm nëse do të ishin plotësisht të privuar nga mirësia."
"Ne i pranojmë të meta tona të vogla vetëm për të ndikuar te njerëzit që të besojnë se nuk kemi të meta më të mëdha."
“Është shumë e vështirë për dy veta që nuk e duan më njëri-tjetrin të përlahen përnjëmend.”
„Shpesh bëhet mirë vetëm për të qenë në gjendje për të bërë keq pa u ndëshkuar.“
"Refuzimi i lavdërimit shpalos dëshirën për t'u lavdëruar dy herë.“
"Ne shpesh i falim ata që na mërzisin, por nuk arrijmë t'i falim ata që i mërzisim ne.“
"Kohëzgjatja e pasioneve tona, si ajo e jetës sonë, nuk varet nga ne.“
....
Shkrimtar, filozof dhe duka francez François VI de La Rochefoucauld (leximi fonetik Fransua de la Roshfuko) lindi në një familje fisnike më 15 shtator 1613 në Paris, Francë. Ai shkroi një formë franceze të epigramit, që shprehte të vërtetën paradoksale. Me tekstet e tij aforistike konsiderohet si përfaqësues i moralistëve francezë.
La Rochefoucauld shkroi rreth 500 refleksione mbi sjelljen njerëzore dhe atë vepër e quajti “Maksimat”. Vdiq më 17 mars 1680 në Paris.
Nga frëngjishtja Lis Bukuroca
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen