24.04.2022

Gazmore (6)

Mateush po vdes, të dashurit e tij gjenden rreth shtratit. Para se të jepte shpirt, ai pëshpërit:  "Dua të rrëfehem! Para se të martohesha, kisha gjithçka që mund të dëshironte një djalë: makina të shpejta, vajza të bukura dhe shumë para. Një ditë një mik i ngushtë më tha: „Martohu Mateush dhe krijo familje, përndryshe në çastin e vdekjes nuk do të kesh njeri pranë vetes: do të digjesh nga etja, por nuk do të jetë askush, që do të jepte një gotë ujë për të pirë...

Unë ndoqa këshillën e tij, të dashur. Në vend të shumë vajzave, tani kisha vetëm një bashkëshorte dhe në vend të shampanjave,në dorë kisha shishe me qumësht për fëmijë. Pastaj m'u desh ta shes Ferrarin dhe paratë i investova për të financuar studimet e fëmijëve të mi. Tani unë jam i shtrirë këtu siç e shihni, po vdes, po a dëshironi të  dëgjoni të vërtetën ju lutem?!“                                                                      

 "Po, të lutemi!", bërtitën ata njëzëri.

"Mua nuk më pihet ujë!“

Gazmore polake


Një burrë shkon te fallxhorja dhe ulet para topit të kristaltë. 

"Unë po shoh se ju jeni baba i dy fëmijëve," tha fallxhorja.

"Ju e besoni këtë!", përgjigjet zotëria. 

"Zonjë, unë jam babai i tre fëmijëve!"

Fallxhorja buzëqesh dhe shton: 

"Zotëri, ju jeni ai që e besoni, jo unë! Unë e shoh të vërtetën. Ju keni dy fëmijë!“


Në njeri blen një mollë, e prenë në dy copa, i merr farat në dorë dhe hedh mollën.
Një tjetër po e vështronte dhe e pyeti i habitur.
Pse or e hedh mollën, e i merr vetëm farat.
Molla nuk ka asnjë vlerë, por vetëm farat, u përgjigj ky.
E pse, pyeti ky i hutuar.
Sespe farat ndikojnë në intelegjencën e njeriut. Efketi vërehet menjëherë: sa herë duhet të marrë një vendim të rëndësishëm, ha fara të mollave, tha ky.
A m'i shet tri, pyeti ai.
Po...
Sa kushton një farë?
1 euro.
Ky i jep tri euro dhe ai duke i ngrënë ato thotë: "Çfarë idiotizmi, me tri euro do t' i kisha blerë së paku 2 kg molla."

E sheh, ia kthen ky që i shiti farat: të thashë se efekti vërehet menjëherë. Tani je më i mençur...


Nga gjermanishtja Lis Bukuroca 

Keine Kommentare: