28.04.2022

Thënie të mrekullueshme për jetën

„Nëse ti ke përshtypjen se jeta është teatër, atëherë zgjidhe një rol, që të pëlqen shumë.“ (William Shakespeare)
„Lumturia është tashmë aty. Është në ne. Ne thjesht e kemi harruar dhe duhet ta thërrasim në mendje përsëri.“ (Sokrati)

„Kuptimi i jetës është një jetë me kuptim.“ (Robert Burns)

„Dje nuk ndihesha mirë dhe gjithçka shkoi ters. Sot jam i habitur se sa e bukur është të jetosh.“ (Frantz Wittkamp)

„Qëllimi i jetës nuk është të jesh një njeri i suksesshëm, por i vlefshëm.“ (Albert Einstein)


„Çfarë do të ishte jeta nëse nuk do të kishim guximin për të rrezikuar? (Vincent van Gogh)

„Ekziston një jetë e përmbushur edhe pse shumë dëshira nuk janë realizuar.“ (Dietrich Bonhoeffer)

„Lumturi është të jetosh si gjithë të tjerët dhe të jesh si askush tjetër.“ (Simone de Beauvoir)

"Është më e lehtë të jesh i mençur për të tjerët, sesa për vetveten.“ François La Rochefoucauld

„Jepi çdo dite mundësinë për të qenë më e bukura e jetës tënde.“(Mark Twain)


„Kushtoji vëmendje gjërave të vogla në botë, ajo vëmendje e bën jetën më të pasur dhe më të lumtur.“ (Carl Hilly)

„Njeriu sheh qartë vetëm me zemër. Thelbësorja është e papashme për sytë. (Antoine de Saint-Exupéry)

„Është një përparësi e madhe në jetë kur gabimet nga të cilat mund të mësohet, të bëhen sa më herët që të jetë e mundur.“(Winston Churchill)

„Ti kurrë nuk do t’ia dalësh ta nxjerrësh një njeri, që është burgosur në vuajtjet e tij deri kur ai të mos nisë për të kërkuar vetë daljen. (Ana Blom)

„Askush nuk e di saktësisht se cili është kuptimi i jetës. Sidoqoftë, nuk ka kuptim të jesh njeriu më i pasur në varreza.“ (Peter Ustinov)


„Nuk ka tabela udhëzuese në udhëkryqet e jetës.“ (Charlie Chaplin)

„Kush nuk dashuron dhe nuk gabon më, le të varroset.“ (Johann Wolfgang von Goethe)

„Ti je si një ngjyrë. Nuk do të të pëlqejnë të gjithë, por gjithmonë do të gjendet dikush, i cili do të konsiderojë ty si ngjyrën më të bukur.“ Anonime

„Ne nuk jetojmë për të besuar, ne jetojmë për të mësuar.“ (Dalai Lama)

"Kush nuk i do gratë, verën dhe këngën, do të mbetet budalla gjithë jetën." (Martin Luther)


„Është më mirë të kënaqesh dhe të pendohesh sesa të pendohesh pse nuk je kënaqur. (Giovanni Boccaccio)

„Ashtu si do të dëshiroje të jetosh në fund të jetës, ashtu mund të jetosh tani.“ Mark Aureli

„Jeta është një bumerang: njeriut i kthehet ajo që ka dhënë.“ (Dale Carnegie)

"Unë nuk kam dështuar. Unë kam gjetur 10,000 mënyra se si diçka nuk funksionon." (Thomas A Edison)

"Një vajzë dhe një gotë verë shëron nga çdo ankth. Kush nuk pi dhe kush nuk puth, ai është pothuajse i vdekur!“ (Johann Wolfgang von Goethe)


Nga gjermanishtja Lis Bukuroca


Keine Kommentare: