24.07.2022

Mendime të Georg Orwell-it, që vlejnë edhe sot (II)

21. Ne do të takohemi në vendin ku nuk ka errësirë.

22. Arma në murin e shtëpisë apo banesës së punëtorëve është simbol i demokracisë. Është detyra jonë të sigurohemi që të mbetet atje.

23. Nëse e them të vërtetën nuk është tradhti. Çfarë ti thua apo bën nuk ka rëndësi; vetëm ndjenjat kanë rëndësi. Sikur të më ndryshonin mendjen për të mos dashuruar ty  - atëherë kjo do të ishte tradhtia e vërtetë.


24. Te çdo temë e rëndësishme, ka gjithmonë aspekte që askush nuk dëshiron t'i diskutojë.

25. Në epokën tonë nuk ekziston diçka e tillë si “të qëndruarit jashtë politikës”. Të gjitha çështjet janë çështje politike...

26. Të gjithë besojnë në mizoritë e armikut dhe mohojnë ato të vetat, pa u munduar të shqyrtojnë provat.

27. Katër këmbë mirë, dy këmbë keq!

28. Ne e dimë se kurrë një njeri nuk e ka marrë pushtetin për të hequr dorë nga ai.


29. Për të mbijetuar shpesh është e nevojshme të luftosh, dhe për të luftuar është e nevojshme të bëhesh pis.

30. Revolucioni do të jetë i plotë kur gjuha të jetë e përsosur.

31. Realiteti ekziston në mendjen e njeriut dhe askund tjetër.

32.Nëse e ke dashuruar dikë, ti e ke dashuruar,  dhe nëse asgjë tjetër nuk ke pasur për t’i dhënë, megjithatë i ke dhënë atij dashuri.

33. Ai mban një maskë dhe fytyra po i rritet për t’iu përshtatur asaj.

34. Njerëzit e pasur janë njerëz të varfër me para.


35. Liria e shtypit, nëse ka fare ndonjë kuptim, atëherë e ka kuptimin e lirisë për të kritikuar dhe për t’u mos pajtuar.

36. Për të parë  atë që njeriu e ka para hundës, kërkon një luftë të vazhdueshme.

37. Kreaturat jashtë shikoheshin nga derri te njeriu, nga njeriu te derri dhe përsëri nga derri te njeriu; por tashmë ishte e pamundur të thuhej se cili ishte cili.


38. Koncepti i së vërtetës objektive po zhduket nga bota. Gënjeshtrat do të hyjnë në histori.

39. Derisa të mos jenë të vetëdijshëm, ata nuk do të rebelohen dhe deri kur nuk rebelohen nuk do të bëhen të vetëdijshëm.

40. Proza e mirë duhet të jetë transparente, si xhami i  dritares.

41. Të shkruhet një libër është një luftë e tmerrshme, e mundimshme, si një luftë e gjatë me një sëmundje plot dhembje. Askush nuk do ta ndërmerrte kurrë një gjë të tillë nëse nuk do të shtyhej nga një demon, të cilit as nuk mund t'i rezistohet e as ta kuptohet.


42. Nuk është aq e rëndësishme të mbetemi në jetë, është e rëndësishme të mbetemi njerëzor. Ajo që ka rëndësi është që ne të mos e tradhtojmë njëri-tjetrin.

43. Në filozofi, religjion, etikë ose politikë, dy plus dy mund të bëjnë pesë, por kur dizajnojmë një armë ose një aeroplan, duhet të bëjnë katër.

44. Unë e kuptoj „Si-në". Nuk e kuptoj „Pse-në”.

45.Nëse njerëzit nuk dinë të shkruajnë mirë, nuk dinë të mendojnë mirë, dhe nëse nuk dinë të mendojnë mirë, të tjerët do të mendojnë për ta.


LIBRA NGA LIS BUKUROCA TEK AMAZON


LIBRA TE LULU





Keine Kommentare: