22.07.2022

Shumë burra i kemi me komplekse

Shkolla shqiptare duhet të investojë më shumë kohë për ta rindrequr djalin, që po e dëmton familja patriarkale, 

duke e shndërruar në xheloz ekstrem, në smirak të madh,në lakmues të rrezikshëm, në abuzues të gruas, në diskriminues të bijave, në dhunues të madh, por edhe në vrasës të grave!

Vrasje e shpeshtë e grave është pasojë e një edukate barbare në shtëpi! Gratë kanë një detyrë të madhe në ndryshimin e këtij çnjeriu dhe duhet t'ia mësojnë djalit dashurinë, barazinë gjinore, nëse nuk duan ta shohin birin e vet nesër në burg apo me familje të shkatërruar


Ata që vrasin, shumicës, u është dëmtuar truri në fëmijëri se me ekzekutim, rifitohet nderi pra, duke vrarë nënat e fëmijëve të vet.


Pothuajse çdo do burrë që rrah, rrahjen e ka mësuar nga i ati!  gati çdo burrë që vret, vrasjen e ka mësuar në shtëpi!


Në disa familje armiku më i madh i fëmijës është babai, por edhe nëna!!!


19.07.2017


TEK AMAZON

 TE LULU

Keine Kommentare: