24.11.2022

Trishtimi nga Albin Kurti

1. Njëri e paska vëllain veteran të rrejshëm dhe urren Albinin. Nëse i ndalet pension atij, ky duhet ta ndihmojë nga jashtë, prandaj e paraqet Kurtin si rrezik kolektiv dhe vazhdimisht bën apele për ta rrëzuar.
2. Tjetri e paska veteran të rrejshëm babain. Edhe ky trishtohet nga Albini dhe duhet të përhap sa më shumë urrejtje kundër Albinit, përndryshe duhet t'i dërgojë babait më shumë sesa tani...
3. Kjo e paska të punësuar me "diplomë" motrën në pozitë për të cilën nuk është e aftësuar. Tani ajo e urren Albinin sepse mund ta humbë vendin e punës. Kjo e sheh Kurtin si rrezik kolektiv dhe e konsideron spiun të Serbisë.
4. Ai paska vjedhur gjersa ishte garda e vjetër dhe tani ka frikë se mund t'i sekuestrohet pasuria, prandja e përshkruan Kurtin çdo ditë si rrezik kolektiv dhe bën apele për ta rrëzuar.
5. Tjetri ka frikë se po merret vesh se nga kush u financua dhe interesi i tij është rrëzimi i Kurtit, prandaj i ngjet Kurtit çdo ditë ndonjë cilësor: islamit, stalinist, fashist, komunist, spiun i Serbisë etj.etj.
6. Tjetri duke mos gjetur argumente të tashme, merret me deklaratat e Kurtit kur ishte në opozitë. Me rëndësi të poshtërohet dhe çnjerëzohet për t'u bërë i përshtatshëm për eliminim!
7. Tjetri është në shërbim të Beogradit…
Ka edhe arsye tjera, por në çdonjërin grup, gjenden qindra e mijëra veta...
Shumë frikë, pak mend.
Shumë trishtim, shumë reagime emocionale!
Kurti nuk është mbinjeri, por një politikan që po përpiqet të mënjanojë dëmin, që ka shkaktuar Mustafa i LDK-së dhe Thaçi i PDK-së. Nëse punon si ata dy kundër vendit, duhet rrëzuar menjëherë dhe jo të paguhet si ata. Nëse jo, duhet mbështetur!
Janë çaste vendimtar historike! Duhet opozitë konstruktive, unitet, jo në një linjë me Vuçiqin. E as të krahasohen politikanët shqiptarë, që nuk kanë vrarë asnjë njeri, me kasapin e Ballkanit, Millosheviqin!
Vjosa dhe Albini janë votuar nga Kosova, jo nga Serbia.
21.11.22
Albini le ta ftojë Abdixhikun dhe Krasniqin dhe le të firmosin ata pajtimin me Republikën serbe, të cilën e kanë firmosur ish shefat e tyre, Mustafa e Thaçi, dhe, le ta themelojë Luhanskin rus në Ballkan.

Kundërshtuesit
Të gjitha këto pika të përmendura janë të gabuara sepse, të gjithë njerëzit e përfshirë nga pika 1 deri në 7 janë për shtet ligjor dhe për arrestimin e vet, sepse:
1. Nuk ka veteranë të rrejshëm dhe nëse ka ndonjë, ai e dëshiron shtetin ligjor, që mund t’ia anulojë pensionin!
2. Nuk ka veteranë të rrejshëm dhe nëse ka ndonjë, ai e dëshiron shtetin ligjor, që mund t’ia anulojë pensionin!
3. Ajo që është punësuar me diplomë të rrejshme, në vendin për të cilin nuk është e aftësuar, e dëshiron shtetin ligjor dhe përjashtimin nga puna.
4. Askush nuk ka vjedhur dhe nëse ndonjë ka marrë ndonjë cent padrejtësisht, ai e dëshiron shtetin ligjor dhe sekuestrimin e atij centi.
5. Nuk ka në Kosovë njerëz, që janë financuar nga jashtë dhe nëse ka ndonjë, ai e dëshiron shtetin ligjor të Kosovës dhe arrestimin.
6. Ai që merret me gabimet e kaluara të Albinit, e bën sepse i duhet për ta dëmtuar sot. Sepse nëse e tashmja të trishton, duhet marrë e kaluara në përdorim për ta zhdukur armikun! Njerëz të tillë nuk ka.
7. Nuk k<a njerëz në shërbim të Beogradit, edhe nëse është ndonjë, ai është patriot i madh dhe e dëshiron shtetin ligjor të Kosovës dhe arrestimin e vet.
Ti do t’ishe serioz sikur ndonjë pikë të pranoje si reale, sikur t’i kundërshtoje të tjerat, por kur ti i mohon të gjitha, atëherë lindin shumë dyshime të mëdha për trishtimin dhe për anshmërinë.
Kur unë i numëroj ato pika, e bëj sepse kam dijeni për to, por si mund ti t’i mohosh ashtu në tërësi dhe pse e bën? Nëse përgjigjesh, moho vetëm me fakte ato pika dhe nëse del jashtë tyre, nuk të përgjigjem, sepse e kuptoj si synim për të devijuar temën…
Libra nga Lis Bukuroca te amazon ose te lulu

Keine Kommentare: