“Ëndërroje të bukur jetën tënde dhe nga ato ëndrra, bëje realitetin.” Marie Curie, fizikane dhe fituese e Çmimit Nobel
"Bëhu heroina e jetës tënde, jo viktima.” Nora Ephron, shkrimtare
"Mos u dorëzo, ji e pafytyrë, e egër dhe e mrekullueshme!” Astrid Lindgren, shkrimtare
“Jeta nuk matet me numrin e frymëmarrjeve që ne i marrim; por me çastet, që na e marrin frymën.” Maya Angelou, shkrimtare
“Guximi nuk ulurin gjithmonë. Guximi mund të jetë edhe zëri i ulët në fund të ditës, që thotë: “Do të provoj sërish nesër.” Mary Anne Radmacher, shkrimtare
"Karriera është një gjë e mrekullueshme, por në një natë të ftohtë, njeriu nuk mund të ngrohet aty.” Marilyn Monroe, aktore
"Shumica e njerëzve heqin dorë nga fuqia e tyre duke menduar se nuk e kanë atë." Alice Walker, shkrimtare dhe aktiviste politike
“Kurrë mos hiq dorë nga lufta për ta bërë atë atë që dëshiron ta bësh. Ku ka pasion dhe frymëzim nuk mund të gabohet.” Ella Fitzgerald, këngëtare
"Për ardhjen e disa njerëzve nuk na ngushëllon asgjë më shumë, sa shpresa se ata do të shkojnë.” Marie von Ebner-Eschenbach, shkrimtare
“Sa jetë të mrekullueshme që kisha pasur! Do të kisha dashur vetëm ta kisha vënë re më herët..” Colette, shkrimtare franceze
“Për të qenë i/e pazëvendësueshëm, duhet me qenë gjithmonë ndryshe.”
Coco Chanel, dizenjatore e modës
"Nëse dëshiron të thuhet diçka, pyete një burrë; nëse dëshiron të bëhet diçka, pyete një grua.” Margaret Thatcher, politikane dhe ish-kryeministre e Mbretërisë së Bashkuar
Nga gjermanishtja Lis Bukuroca
Në fotografi Marie Curie
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen