E shkruan pra njeriu që ka emrin Haxhi e mbiemrin Shoq. Madje ka edhe shkrime ku thuhet se serbet ishin populli parë në botë, siç ka edhe shqiptarë që shpallin edhe Krishtin me origjinë pellazge, ilire e shqiptare.
Nuk është me rëndësi çfarë shkruan Shoqi e as shumë portale tjera, por me rëndësi janë zbulimet që thonë se edhe tek serbet ka gjene ilire. Si ka mundur të ndodhë ky injektim gjenetik? Dr. Ilija M. Jeliq paska shkruar një libër në vitin 1929 për zakonet serbe dhe aty mund të gjendet edhe njëra nga mundësitë e përzierjeve gjenetike. Përkthimi nis këtu me titullin shkruar me shkronja të mëdha nga gazeta serbe VESTI:
A E KENI DITUR? SERBËT DHE MALAZEZËT NË MESJETËS I DHURONIN BASHKËSHORTET MYSAFIRËVE?
Në qarkun e Studeniqit, rrethi i Çaçanit, Podravinë, ishte zakon që gruaja e shtëpiakut ta "shërbente" mikun e ardhur. Nëse miku ishte hyjnor, besohej se zonja e shtëpisë duhej ta “shfrytëzonte seksualisht” atë.
Zakonet dhe kultura tek ne kanë ndryshuar shpesh, ndaj ajo që dikur ishte e zakonshme, sot nuk mund të merret me mend. Kjo dëshmohet më së mirë me zakonin që vlente në mesjetë në disa pjesë të caktuara të Serbisë dhe Malit të Zi - domethënë t'i ofrohet mikut, përveç mikpritjes së zakonshme, edhe gruaja e zotit të shtëpisë, i cili do ta "përdorte" gjatë tërë kohës së qëndrimit në atë shtëpi!”
Sipas të drejtës së mikpritjes, e cila vlente te disa popuj, shtëpiaku, përveç nderimeve të tjera, i jepte mysafirit bashkëshorten gjatë qëndrimit në shtëpinë e tij. Ky zakon ka ekzistuar edhe te populli ynë, siç dëshmon rregullorja e mësipërme, si dhe gjurmë të tjera që janë ruajtur tek Kuçët, Vasojeviqët, në rrethin e Studenicës, respektivisht në qarkun e Çaçanit, Podravinë dhe në disa pjesë tjera të Ballkanit thuhet në librin “Vasojevićki zakoni”, “Zakonet e Vaosjeviqëve” të cilin e ka shkruar dr. Ilija M. Jelić. Libri është botuar në vitin 1929 nën patronazhin e Akademisë Mbretërore Serbe të atëhershme.
Aty thuhet se ky zakon është ruajtur për një kohë të gjatë dhe se në zhdukjen e tij ka ndikuar kisha ortodokse serbe, e cila me mësimet e saj, me kalimin e kohës e ka zhdukur këtë zakon nga familjet serbe.
“Pjesërisht nën ndikimin e fesë së krishterë, pjesërisht nën ndikimin e ndryshimeve në konceptet dhe kuptimin e moralit, jetës familjare dhe edukimit shoqëror, ky zakon filloi gradualisht të dilte jashtë përdorimit, derisa më në fund u konsiderua i pamoralshëm, d.m.th. se dëmtonte nderin e shtëpiakut, e pas kësaj edhe u ndalua", shkruan ai në libër.
Meqë ra fjala, dhënia e bashkëshortes mikut nuk është akt që është regjistruar vetëm në rajonet e përmendura, por ka ekzistuar edhe në kultura tjera dhe zbret thellë në histori, madje edhe deri në Babiloni.
Sot, natyrisht gjithçka është ndryshe, kështu një kërkesa si ajo e një mysafir sigurisht do të shkaktonte një incident të rëndë, epilogu i së cilit do të publikohej në kronikën e zezë, dhe e vetmja gjë që do të dihej me siguri, është numri i viktimave dhe dëmi i shkaktuar.
Statistikat e “Bashkëshortësive” tregojnë se në periudhën nga viti 2002 deri në vitin e kaluar numri i martesave në Serbi është në rënie të lehtë.
Ka pasur pesë lidhje bashkëshortore në 1000 banorë, që është më pak se numri i bashkëshortësive të dhjetë viteve më parë, kur kishte gjashtë për të njëjtin numër banorësh. Numri i bashkëshortësive të divorcuara në Serbi është i pandryshuar në krahasim me vitin 2002 dhe arrin në një martesë të divorcuar për 1000 banorë. (Telegraf)
Përkthim nga serbishtja Lis Bukuroca, marrë nga www.vesti.rs, 08.03.2013
PS.:
Ndoshta arsyeja pse disa personalitete serbe shihen në fotografi me veshje kombëtare shqiptare, tregon për aktin falënderues dhe për mirënjohjen ndaj dhuratës hyjnore, ndaj kontribuuesit. E mundur se kështu ua kemi dhuruar edhe krishterimin...
Sikur të kishte mbijetuar ajo traditë, shqiptarët edhe sot do kishin bërë vizita të shpeshta nëpër Serbi. Pajtimi me Serbinë domethënë deri diku edhe pajtim me një pjesë tonën...
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen