12.02.2023

Çfarë ka firmosur Hashim Thaçi?



Plani i Zbatimit


Parimet e mëposhtme janë ato me të cilat të dy palët janë pajtuar për organizimin e Komitetit te Zbatimit:


- Hapat per zbatim në të gjitha fushat e renditura me poshtë do tè ndërmerren ne mënyrë simultane.


- Ky plan do të jete subjekt i përditësimit në përputhje me nevojat qe parashohin të dy palët e Komitetit të Zbatimit.


Të dy palēt do tè vazhdojnë tē bëjnë të gjitha përpjekjet e mundura për të informuar opinionin publik për përmbajtjen e "Marrëveshjes së Parë" dhe Planin e Zbatimit.

Zbatimi do të përbëhet nga gjashtë elemente kryesore:


- Rregullimi i kornizave ligjore - Asociacioni/Bashkësia -Policia

- Drejtësia

- Zgjedhjet lokale

- Dispozita të përgjithshme


1 Përshtatja e kornizave ligjore: 


Fundi i majit:


Të dy palēt do ti paraqesin Komitetit të Zbatimit planet e tyre të detajuara dhe afate kohore për ndryshimet ligjore të kërkuara për zbatimin e "Marrëveshje Parë".


Deri ne mes të qershorit:


Të dy palët do të kenë miratuar te gjitha ndryshimet e nevojshme ligjore që kërkohen për zbatimin e "Marrëveshjes së Parë" duke përfshirë dhe Ligjin për Amnisti.


2. Asociacioni/Bashkësia: Deri ne fund te majit:

Te dy palët do të krijojnë një Grup Menaxhues për themelimin e Asociacionit/Bashkësisë, duke përfshirë termat e referencës të përcaktuara nga Komiteti Zbatues. Këto TeR do të përfshijnë ndër të tjera përpilimin e draft statutit. Grupi do të ketë për detyrë të merret me të gjitha çështjet relevante për themelimin e këtij Asociacioni/Bashkësie dhe për një periudhë të përkohshme do të ushtroj kompetencat e parapara me Nenin 4 dhe 6 te "Marrëveshjes së Parë". Grupi Menaxhues do te përbëhet nga përfaqësuesit e katër komunave veriore dhe do të themelohet pas miratimit nga autoritetet kompetente të Kosovës. Komiteti Zbatues do të monitorojë punën e Grupit Menaxhues.


Deri ne fund të tetorit:


Pas zgjedhjeve lokale, dhe pas konfirmimit të rezultateve të atyre zgjedhjeve, Ekipi Përgatitor do tē shpërbehet. Asociacioni/Bashkësia do të themelohet në përputhje me Nenin 1 të "Marrëveshjes së Parë" dhe do të miratoje Statutin e saj, në përputhje me Kartën Evropiane për Vetēqeverisje Lokale dhe ligjet e Kosovës.


3. Policia: Fundi i majit:


Tè dy palët do të themelojnë një grup punues për zbatimin e Neneve 7-9  të  "Marrëveshjes së Parë". Grupi punues do të përpilojë plane të detajuara dhe afate kohore për integrimin e personelit te sigurisë Serbe në strukturat e Kosovës dhe themelimin e çfarëdo strukture të re siç parashihet neë marrëveshje, proces ky i cili do të realizohet me ndihmën e EULEX-it.


Komandanti i Përkohshëm Rajonal i policisë për katër komunat veriore do të emërohet në përputhje me Nenin 9 të "Marrëveshjes se Parë"'.


Deri ne mes të qershorit:


Serbia do të fillojë mbylljen e strukturave të saj të sigurisë në Kosovë.

Serbia do të ofroj të dhëna të detajuara rreth numrit dhe rangut të punonjësve të qeverisë Serbe në sektorin e sigurisë të punësuar në Kosovë të cilët kanë shprehur interes për t'ju bashkuar strukturave të Kosovës.

Kosova do të ofrojë vende në Policinë e Kosovës dhe struktura të tjera ekuivalente të Kosovës, në bazë të rezidencës, ashtu siç është e mundur.


Serbia do të nisë procedurat e brendshme të nevojshme për ndërprerjen e dhënieve të pagesave të personelit që nga përfshirja e tyre në strukturat ekuivalente të Kosovës, dhe ta paraqesë këtë tek grupit punues. Ky proces do të fillojë në rastin e personelit i cili tashmë shērben me Policinë e Kosovës.


Deri ne mes të korrikut:


Te gjithë premisat e strukturave serbe të sigurisë në Kosove do të mbyllen

deri në fund të  vitit:

Anëtaret e strukturave Serbe te sigurisë ne Kosove do te integrohen plotësisht ne strukturat ekuivalente Kosovës me rroga të paguara ekskluzivisht nga buxheti i Kosovës.


4. Drejtësia:


Deri ne fund te majit:


Të dy palët do të krijojnë një grup punues për zbatimin Nenit 10 të "Marrëveshjes së Parë" Grupi punues do të zhvilloje plane te detajuara për integrimin e organeve gjyqësore të Serbisë në strukturat e Kosovës dhe për krijimin e çfarëdo strukture të re siç kërkohet nga marrëveshja. duke përfshire ndër të tjera de gjykatat themelore de zyrat e prokurorisë së shtetit në komuna me shumicë serbe, për tu realizuar brenda kornizës gjyqësore të Kosovës dhe me ndihmën e EULEX-it.


Një datë dhe plan për pezullimin e procedimit të rasteve ne kuadër të sistemit Serb të gjykatave do të dakordohet midis palëve.


Deri në fund të qershorit:


Serbia do të ofrojë të dhëna mbi numrin e personelit të saj gjyqësor të punësuar në Kosovë, të cilët kanë shprehur interes për t'ju bashkuar strukturave të Kosovës, menjëherë pas miratimit të ligjit për Amnisti.


Kosova do të vë në dispozicion vende në strukturat e saj gjyqësore.


Përbërja e gjyqësorit do të pasqyrojë përbërjen etnike të juridiksionit territorial të secilës Gjykatë.


Deri ne fund te vitit:


Integrimi i autoriteteve gjyqësore do të ketë përfunduar. Të gjitha premisat e gjykatave Serbe ne Kosove do të jenë mbyllur, me themelimin e organeve te reja, dhe personeli i tyre do te jetë integruar në sistemin e Kosovës. Nuk do të ketë boshllëk në shërbime.


5. Zgjedhjet lokale:


Deri ne javën e parë të qershorit:


Komiteti i Zbatimi do të fillojë diskutimet për mbajtjen e zgjedhjeve lokale. OSBE-ja do të marrë pjesë në këto diskutime, dhe do të udhëheq të gjitha grupet punuese të nevojshme në këtë punë.


Deri ne fund të tetorit: Mbahen zgjedhjet lokale.


6. Dispozita të përgjithshme


- Transparenca e financimit: Deri ne fund të majit, Serbia do te ofrojë një pasqyrë të detajuar të të gjitha financimeve të institucioneve në Kosovë përmes Komitetit të Zbatimit. 


Deri në mes të korrikut, metoda për tē arritur parimet për financim transparent do të përcaktohet nga të dy palët në Komitetin e Zbatimit.


- Zbatimi i plotë i të gjitha marrëveshjeve arritur më parë në procesin e Dialogut. Tê dy palët angazhohen për zbatimin e plotē të marrëveshjeve të arritura më parë, përkatësisht për:


Kadastra

Regjistrave civile 

Vulave Doganore 

Diplomave Universitare 

Lirinë e Lëvizjes


Përfaqësimin rajonal 

IBM

Aranzhimet ndërlidhēse

Njësia speciale e policisë për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe fetare 

Pagesa doganore /Fondi iZhvillimit për veriun e Kosovës

Të dy palët do të vazhdojnë dialogun e tyre politik


Ps: Mund të ketë ndonjë gabim në tekst, prandaj publikohen fotografitë përballë, sepse kur kopjohet nga pdf, shfaqen shumë gabime... Lis Bukuroca

Keine Kommentare: