"Baba i mirë është ai, që nderon dhe dashuron nënën e fëmijëve të vet. Nëse nuk e bën, atë mungesë dashurie dhe respekti, ia kthejnë fëmijët nesër me shpërfillje e largim. E njëjta vlen edhe për dashurinë e nënës ndaj atit të fëmijëve. Jeto si të pëlqen jeta Ty, jo si iu pëlqen të tjerëve jeta jote! Ata kanë të veten, ti ke tënden! Guxo!" LB

26.02.2023

Epitaf politikanit shqiptar

të ndryshme janë premtimet e politikanit shqiptar,

që në opozitë shfaqet, si shumë atdhetarë


pastaj s’lodhet edhe aq për të mbajtur premtimin

por djersët zhag i shkojnë, për të fshehur fitimin

me butakë të nënshtrueshëm, që bëhen besimtarë, 

s’duron pranë vetes njerëz me dinjitet e dijetarë  

 

s’duron pranë vetes njerëz të drejtë, e as të ndritur, 

por zvarranikë brohoritës, për t'u duartrokitur,


nuk dihet sa dëmton patrioti politikan

e pandehim të drejtë, na del kazan


derri e di, nesër do shpallet shëmbëlltyrë

mburremi ne, edhe me njeriun e pafytyrë


këtu pushon ai politikan shqiptar

që gdhihet si shpresë, por që ngryset si zagar


**************************
Libra nga Lis Bukuroca

Ata që jetojnë në Gjermani mund t'i porosisin disa libra edhe te thalia.de  ose në 340 libraritë e saj në Gjermani, Austri dhe Zvicër.  

Gjenden edhe te libraria më e madhe në SHBA  Barnes and nobles dhe mund të porositet, përveç online, në 630 libraritë e tyre.  Shikoni ju lutem se ku ju konvenon çmimi më tepër.

Kuptimi i jetës  te amazon *

Kuptimi  jetës te lulu **


Letër burrave (I )te amazon

Letër burrave (I) te lulu


Letër burrave (II) te amazon

Letër burrave (II) te lulu


Ngjyrat e dashurisë te amazon, roman vetëm për lexues të moshës madhore

Ngjyrat e dashurisë te lulu, roman vetëm për lexues të moshës madhore


Shtatë parimet e dashurisë

Hijedritat e jetës

Die Asylbewerber, komedi gjermanisht


* Te amazon tash e tutje mund të porositen edhe nga Australia.

** Te lulu mund të porositen nga 150 vende të botës. Shikoni çmimin se ku ju konvenon më shumë.





Keine Kommentare: