17.05.2023

Aforizma nga Erich Maria Remarque

Çfarë idioti bëhet njeriu kur vërtetë dashuron! Sa shpejt e humb ai besimin! Dhe çfarë ndien ai? Të gjitha përvojat e tij të mëparshme zhduken si tym në erë dhe ai ndihet shumë i pasigurt.


Dashuria nuk ka nevojë për fjalë, por për vepra.


Çdo dashuri dëshiron të zgjasë përjetësisht, dhe kjo është stuhia e saj e përjetshme.


Një urtësi e lashtë thotë: nëse një grua është  e martuar, ajo është pesë herë më e dëshirueshme sesa një grua që mund ta pushtosh.


Një grua duhet të adhurohet ose duhet të lihet. Gjërat tjerat janë gënjeshtra.


Isha pranë saj, e dëgjoja, qeshesha dhe mendova: sa keq është kur dashuron një grua dhe je i varfër!


Ajo që është e pamundur për të arritur është gjithmonë më tërheqëse se ajo që ke. Ky është romantizmi dhe idiotia e jetës njerëzore.


Drita nuk shkëlqen kur gjithçka është e ndriçuar, ajo shquhet vetëm në errësirë.


Të flasësh për lumturinë nuk zgjat më shumë se 5 minuta. Nuk ka gjë tjetër për të thënë, përveç se je i lumtur. Dhe për të gjitha fatkeqësitë njerëzit flasin gjithë natën.


Lumturia është ajo që në jetë është më pak e definuar dhe më e shtrenjta.


Qyteti më i bukur në botë është ai ku je i lumtur.


Sa më primitive që është qenia njerëzore, aq më shumë beson në vetveten.


"Asgjë nuk është humbur akoma!" përsërita vetes. "Një njeri mund të humbasë një njeri vetëm kur ai të ketë vdekur.”


Sa më pak që krenohesh, aq më me vlerë do të jesh.


Mendo për një gjë: nuk do të ndihesh kurrë, kurrë, dhe sërish, kurrë qesharak në qoftë se ti bën diçka për një grua.


Gruaja nuk duhet t’i thotë burrit se e do. Atë e thonë sytë e saj të shndritshëm dhe të lumtur. Ata rrëfejnë më shumë se një mijë fjalë.


Thuhet se qenka më e vështirë të jetohet 60 vitet e para. Pastaj, gjithçka u bëka më mirë.


Asgjë nuk është e pavlerë sesa pendimi. Nuk mund të pendohesh për asgjë. Nuk mund të korrigjohet asgjë. Sikur të mundnim, të gjithë do të ishim shenjtorë. Jeta nuk ka synuar kurrë që ne të jemi të përsosur. Kush është perfekt duhet të ekspozohet në një muze.

Ndonjëherë duhet shkelur parimet ose ato nuk do t'ju sjellin ndonjë gëzim.


Jeta është shumë e rrezikshme. Jo për shkak të njerëzve që bëjnë keq, por për shkak të atyre që ulen aty për ta vështruar të keqen.


Në kohë të vështira, zoti ka gjithmonë një shans.


Mendoja se të gjithë njerëzit ishin kundër luftës derisa kuptova se kishte nga ata, që ishin për luftën, veçanërisht ata që nuk duhej të merrnin pjesë.


Ngjyrat e dashurisë te amazon, roman vetëm për lexues të moshës madhore


Keine Kommentare: