Duke investuar në ekonominë serbe menjëherë pas çlirimit, Kosova dëshmoi mungesë sedre dhe dinjiteti, në tërësi. Ajo harroi vrasjet, dëbimin, dhunimin e grave dhe shkatërrimin e shtëpive.
Duke zënë vendin e parë me terroristë në Siri, i tregoi Perëndimit se nuk e dëshironte qytetërimin ku jeton.
Duke shpallur diku pesë herë më shumë veteranë sesa ishin, i dëshmoi Perëndimit se kishte krijuar një shtet fantazmë për ta vjedhur vetë, jo pse i duhej. Kosova dëshmoi se nuk i duhej një armatë e fuqishme, por armata e madhe veteranëve.
Vjedhja qe bërë akt i ligjshëm, patriotik dhe prokuroria nuk guxonte të ndiqte njeri, sepse po vidhnin ‘patriotët.’
Duke e vjedhur shtetin deri në palcë, elita politike kosovare i dëshmoi botës se nuk e do shtetin e vet: shiteshin diploma, vende të punës, tituj akademikë etj. Albin Kurti ishte shpresa e vetme logjike pas kleptokracisë dhe idiokracisë. Ishte imperativi kategorik.
Pastaj ShBA e rrëzoi Kurtin. Ky u kthye edhe më i fuqishëm. Pastaj erdhi koha kur SHBA lejoi diku 20 ditë barrikadat serbe dhe i vlerësoi si akte demokratike, çfarë kudo në botën perëndimore hiqen brenda orëve, sepse shteti duhet ta garantojë lëvizjen e lirë.
Ai mesazh iu dërgua Kurtit për t’ia treguar pushtetin real. Menduam se Kurti kuptoi kufijtë e pushtetit të tij. Kërcënimi i Departamentin Amerikan dhe i Blinken-it dëshmon të kundërtën.
Do të pasojë kërcënimi ‘merre ose lëre’, por kjo do të vlente kryesisht për Kosovën, jo edhe për Serbinë. Ndërmjetësues do të jenë dy veta nga dy vende që nuk e njohin Kosovën. Kjo flet për mungesën e seriozitetit të BE-së.
Dialogu do të zgjasë me vite, do të paguhen njerëzi, do të fitojnë, do të bëhen udhëtime të shumta, por problemet nuk do të zgjidhen. E pse, kur ndërmjetësuesit paguhen dhe nëse bëhet marrëveshja ata mbeten pa këtë aktivitet turistik shumë të leverdishëm?
Vuçiqi do të pajtohet në Ohër, e Bruksel, por sapo kthehet në Beograd, do të pendohet. Në Perëndim heshtje, asgjë e re. As habi! Vuçiqi sillet si Millosheviqi dhe kërcënon me armatë. Edhe sot. Si dje. Si pardje. Si para një shekulli.
Perëndimin e dëshiron largimin e Serbisë nga prehri rus. E si të braktisë Serbia aleancën me Rusinë e Kinën, kur këta e kanë bombarduar shefin e Vuçiqit dhe atë vetë? Kjo duket e pamundur. Pritshmëria është naivitet.
Serbia po pret fitoren e Rusisë. Nëse ajo humb, Serbia largohet prej saj, nëse jo, ajo nuk do të heqë dorë nga Rusia dhe Kina për t’u bashkuar me vendet që e kanë bombarduar. Sjelljet me përkëdhelje, me llastime, vetëm se e trimërojnë dhe motivojnë për të rritur arrogancën dhe për të mobilizuar armatën. E si mund të bëhet dialog me një vend i cili mobilizon ushtrinë dhe kërcënon me luftë?
“Çfarë dreqin po bëni këtu?”, pyeti Viola Von Cramon.
Ajo tërthorazi i kërkoi policisë së Kosovës të pavarësohet, të mos pranojë urdhrat e eprorëve të vet dhe të veprojë sipas bindjeve të veta. Si grupe autonome mafioze. Apo si grupet mafioze serbe në Veri. Ta braktisin shtetin. “Çfarë dreqin po bëni këtu?” E Grennelli? Grenelli punon për ata që paguhet. Ai është lobist i Serbisë.
Çfarë do në fakt ShBA? Ajo e do autonominë serbe, jo për ta ndëshkuar Kosovën, por për ta zbatuar çfarë kanë nënshkruar në emër të Kosovës PDK dhe LDK, rrjedhimisht Thaçi e Mustafa.
Se nuk ka më sedër dhe dinjitet, nuk e tregon vetëm blerja e produkteve serbe, por edhe autobusët, që dërguan serb në Beograd.
Sidoqoftë flamurin mund ta vendosë në Veri edhe një fëmijë, por duhet një armatë e fuqishme për ta mbajtur aty. Kosova nuk e ka, por e ka armatën veteranëve. Nuk është sukses ngritja e flamurit në Veri, por mbetja e flamurit atje. Largimi i tij do të jetë humbje e madhe. Jo vetëm simbolike, por do të nënvizonte edhe naivitetin e madh. Prandaj, para se të humbet, duhet një konsultim me ShBA-të.
Të gjithë e dimë se Kurti ka të drejtë ligjërisht, por jo politikisht sepse veprimi nuk zgjidh problemin, por e rrit atë. Të gjithë e dimë se serbet nuk integrohen në shoqërinë kosovare pa një marrëveshje me të cilët pajtohet Serbia. Kur Serbia vendoste zyrtarë serb në Kosovë, ne nuk e pranonim atë administratë, as ata nuk do ta pranojnë tonën. Veriu mund të integrohet me një marrëveshje, jo me polici.
Përfundim: Rugova dinte si krijohen aleancat dhe si krijohet shteti. Thaçi, Mustafa, Haradinaj, Limaj, etj. ditën si vidhet ai, si shkatërrohet arsimi dhe identiteti. Nëse vazhdon përplasja e Kurtit me SHBA-të, ai do të dëshmojë aftësinë për t’i prishur aleancat e Rugovës.
Kërcënimin amerikan duhet marrë seriozisht. Ai duhet kuptuar si vërejtje e fundit...
Libra nga Lis Bukuroca:
Kuptimi i jetës te amazon *
Kuptimi jetës te lulu **
Letër burrave (I )te amazon
Letër burrave (I) te lulu
Letër burrave (II) te amazon
Letër burrave (II) te lulu
Ngjyrat e dashurisë te amazon, roman vetëm për lexues të moshës madhore
Ngjyrat e dashurisë te lulu, roman vetëm për lexues të moshës madhore
Die Asylbewerber, komedi gjermanisht
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen