03.06.2024

Histeria e "gjuhëtarëve"

1. "Anglishtja, një gjuhë dibrançe e shqiptuar keq." Humoristi Guri ose Qumili i Shqipërisë...

Kush është ai?
Sazan Guri është ambientalist, gjeolog nafte dhe inxhinjer. Gradat e tij shkencore:
"Profesor i asociuar në gjeoshkencë" dhe "doktor i
shkencave në fushën e gjeologjisë".
Në kohën e lirë merret me albanologji!
Tani sapo ka zbuluar se "hebrenjtë dhe shqiptarët janë me origjinë pellazge." Domethënë ne vllezër me popujt semit, si hebrenjtë dhe arabët.
E pat thënë edhe Dr. Muhamed Mufaku se "prejardhja e shqiptarëve është nga vendet arabe, përkatësisht nga Siria..."
Domethënë ne ardhacakë në Ballkan. Guri dhe Mufaku në një frekuencë. Ashtu si i pëlqen Serbisë!
Tani Sazan Guri po përpiqet të komunikojë me zotin me WhatsApp për të parë se a flet ai gegënisht apo toskërisht.
Domethënë a flet ship apo shqip, ndryshe nuk mundet dhe ndryshe zoti nuk di. Këtë e di Guri, por dëshiron vetëm ta dëshmojë dialektin e tij.
Gjeologu e quan anglishten shqipe të shqiptuar keq, a thua çfarë mendon pastruesi i rrugëve për origjinën e pellazgëve? Kjo është me rëndësi shumë të madhe për shkencën!

2.
Spartak Ngjela: "Grekët e fshehën, Gjon Shllaku e ka përkthyer Iliadën nga shqip në shqip!*"
Po mirë zoti avokat, po pse nuk e la Shllaku "Iliadën" në shqip, kështu grekët nuk do ta kishin kuptuar kurrë, ose, për ta kuptuar, do t'ishte dashur të mësonin gjuhën shqipe?
Po si e përkthyen Iliadën italianët, gjermanët, anglezet e francezët pa e njohur fare gjuhën shqipe avokat?
Jemi përzdredhur bukur shumë...
Një popull dëmtohet e prishet më shumë me rrena, sesa me të vërtetën. E vërteta e nxit njeriun të përparojë, rrena e mëson të përkundet dhe të mburret me veprat e huaja...

*Pse paska thënë Gjon Shllaku se e përktheu "Iliadën" nga shqipja?
Sepse në fillim e paska përkthyer në gegnisht, pas njësimit të gjuhës, e ka përkthyer në gjuhën letrare. Kltë e thotë gjuhëtari dhe shkrimtari Adrian Vehbiu në këtë intervistë.




Keine Kommentare: