03.06.2024

Pritshmëria dhe hipokrizia qytetare

Ne e duam një politikan, që zgjidh problemet tona, 

që përmirëson gjendjen tonë ekonomike, 

që ndërton shtet ligjor, 

që mundëson krijimin e vendeve të punës, 

që nuk gënjen, 

që nuk korruptohet, 

që nuk është i shantazhueshëm, 

një politikan i cili kur të largohet nga politika, ngelet i varfër si kur u fut në politikë: i gjorë si Picimuli. Zhele-zhele! Me nja 200 euro pension…


Mirëpo, në të njëjtën kohë duam që ai politikan të mos pengojë pasurimin tonë edhe duke vjedhur, 

edhe duke mashtruar, 

edhe duke bërë tregti me drogë apo njerëz,

edhe duke korruptuar të tjerët, që na duhen për t’i kryer punët tona më shpejtë. 


Edhe nëse ndërtojmë pa leje, nuk duhet ndërhyrë.

Edhe kur e shkelim ligjin, jo.


Një politikan që nuk duhet të na gjobisë nëse vjedhim shtetin, 

nëse nuk i deklarojmë tatimet si duhet dhe ai politikan, nuk duhet kurrë të pengojë pasurimin tonë sipas shpejtësisë sonë.


Ne e duam një politikan me virtyte të Nënë Terezës, 

i cili vetëm na jep, i cili nuk kërkon, por i cili nuk na pengon neve në asgjë, 

i cili nuk na merr asgjë dhe i cili nuk na qorton kurrë, 

por vetëm na pranon ashtu si jemi vetë dhe na bën të lumtur si na pëlqen neve ve- e veç.


Pra, e duam një politikan që flijohet për ne,  cili për pak vjet na i zgjidh të gjitha telashet tona. Të popullit.

Ky politikan-njeri nuk ekziston dhe nuk do të ekzistojë kurrë…


Kush fiton pak, lehtë korruptohet…


Imazhi i gjeneruar me ideogram




Keine Kommentare: