Përmbledhje
Agresioni apetitiv i qaset një prirjeje biologjike, që motivon sjelljen agresive dhe lejon dhunën nën ndikim pozitiv. Për dallim nga agresioni reaktiv, i cili ndihmon për të mbrojtur veten nga një kërcënimi dhe për të zvogëluar shqetësimin dhe zemërimin negativ emocional shoqërues, dhuna apetitive lejon transferimin e dëshirës së gjuetisë në gjuetinë e njerëzve dhe ajo mund të çojë në një delir, etjeje për gjak, në vrasje për t’u ndier vetë mirë. Përveç një vrulli të adrenalinës, kjo kënaqësi zakonisht e papranueshme nga pikëpamja etike shoqërohet me çlirimin e kortizolit dhe endorfinës.
Për të aktivizuar sistemet e shpërblimit nëpërmjet agresionit apetitiv, frenimet e tyre morale dhe kulturore duhet të shfuqizohen në përputhje me rrethanat, për shembull dehumanizimin e armikut të grupeve të armatosura.
Pasi të vihet në lëvizje ai çnjerëzim, përjetohen një qarkullim i ndjenjave pozitive: sa më shumë akte të dhunës të kryhen me elementë të ndikimit pozitiv, aq më shumë bëhen dhe aq më pozitivisht perceptohen. Pasioni latent për luftë dhe dominim, e mundur se mund të aktivizohet te pothuajse të gjithë meshkujt. Në grup, kjo mundëson luftën dhe shkatërrimin deri te përpjekja për të shfarosur grupe të tëra etnike:
„Sa më shumë vrisnim, aq më shumë na rritej shija për të vazhduar tutje. Nëse mund të përjetohet lakmia pa u ndëshkuar, ajo motivon vazhdimin. Mund të lexohej në sytë tanë të fryrë nga vrasja. […] Ishte një kënaqësi e paparaparë popullore.” (nga Hatzfeld, 2004).
Agresioni apetitiv, prirja për t’u kënaqur me dhunë për ta shijuar dhunën, nuk është aspak një veçori psikopatologjike, por pjesë e natyrës njerëzore, pjesë e repertorit të sjelljes njerëzore. Morali, kultura dhe monopoli i shtetit mbi përdorimin e forcës janë rojet që rregullojnë potencialin e agresionit dhe e adresojnë atë në drejtime të dëshirueshme.
Pema familjare e njeriut tregon llojllojshmëri të konsiderueshëm. Ajo që bie në sy është se kudo që u shfaq Homo sapiens, speciet e tjera u zhdukën. A ishin paraardhësit tanë aq më të gjallë se p.sh. neandertalët me tru më të madh, apo ishin thjesht gjuetarë të paskrupuj, që mund të kapërcenin më lehtë pengesat për vrasjen e llojit të vet?
Ne dimë pak për natyrën e takimeve midis grupeve në komunitetet prehistorike të gjuetarëve-mbledhësve. Sondazhet e anëtarëve të kulturave fisnore, për shembull në rajonin e Amazonës, të cilët në kohën e studimit nuk kishin pasur ende asnjë kontakt me shoqëritë moderne, sugjerojnë se ka pasur gjithmonë kultura në të cilat një numër i konsiderueshëm njerëzish kanë vdekur nga duart e meshkujve, në veçanti (Chagnon, 1968)
Nga gjermanishtja Lis Bukuroca
Thomas Elbert, James K. Moran dhe Maggie Schauer
Nga revista e-Neuroforum https://doi.org/10.1515/nf-2016-0056
Lust an Gewalt: appetitive Aggression als Teil der menschlichen Natur
Kënaqësia në dhunën: agresioni i apetitiv si pjesë e natyrës njerëzore
Ps. Studimin e gjeta te Universiteti i Konstancës, por shkurtimisht. Aty gjendje linku i revistës elektronike. Zakonisht kur nga kureshtja dua të mësoj diçka të re, atëherë në google e shkruaj atë që më intereson dhe në fund "pdf uni." Kështu shfaqen studimet universitare. Ky i ka diku 9 faqe dhe e përktheva të parën vetëm për të informuar lexuesin e bllogut për ekzistencën e kësaj kënaqësie në gjenocid dhe masakra. Nuk e dija.
Nuk e kisha dëgjuar më herët. Ky studim mundëson për të parë pse u masakruan boshnjakët në Srebrenicë, pse u masakruan shqiptarët në Kosovë dhe pse u dëbuan mbi 50% e popullit të Kosovës.
Dua të përsërisë këtë edhe një herë: nuk duhet thënë kurrë jashtë se u dëbuan një milion veta, sepse për vendet e mëdha duket pak, por kur u thuhet diku 50 % e popullsisë, atëherë e krahasojnë me vendin e vet. 50% e popullsisë gjermane domethënë deportim i gati 42 milionë njerëzve. 50% e kinezëve, akoma më shumë. Kështu e kuptojnë më mirë peshën e tragjedisë...
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen