05.07.2024

Ju flet Carl Guatv Jung (I)


Vizioni juaj do të bëhet i qartë vetëm kur të shikoni në zemrën tuaj. Kush shikon jashtë, ëndërron. Kush shikon brenda, i hap sytë.

Bëje të vetëdijshme të pavetëdijshmen, përndryshe e pavetëdijshmja do të të udhëheqë në jetën tënde dhe ti do ta quash atë fat.

Atë që e mohon të nënshtron.

Atë që e pranon të transformon.


Është mëkat që ne mësimet e jetës i marrim parasysh vetëm kur ato nuk na shërbejnë më për asnjë qëllim.


Ai që shmang gabimin, i ikën jetës.


Mos u kap pas dikujt që po largohet, përndryshe nuk do të jetë e mundur të takohesh me atë është duke ardhur.


Nëse je një njeri i talentuar, kjo nuk do të thotë se ke fituar diçka. Kjo do të thotë se ke diçka për të ofruar.


Unë nuk jam ajo që më ka ndodhur mua, unë jam ajo që kam zgjedhur të jem unë.


Nuk më vjen keq për njerëzit që kam humbur me kalimin e kohës, por më vjen keq për kohën që kam humbur me njerëz të të tillë, sepse njerëzit nuk më përkisnin mua, mirëpo vitet po.


Udhëtimi më i vështirë i një njeriu është ai që e çon atë brenda vetes për të zbuluar se kush është ai në të vërtetë.


Ajo që natyra kërkon nga pema e mollës është që ajo të prodhojë mollë dhe nga dardha që të prodhojë dardha. Natyra do që unë të jem thjesht një njeri, por një njeri i vetëdijshëm për atë që është.


Çdo njeri dëshiron që jeta të jetë e thjeshtë, e sigurt dhe pa pengesa; ja pse problemet janë tabu. Njeriu dëshiron siguri dhe jo dyshime, rezultate dhe jo përvoja, pa e kuptuar se siguritë mund të vijnë vetëm nga dyshimet dhe rezultate vetëm nga përvoja.


Jeta jeni ju vetë, nëse jeta është e vështirë për t'u përballuar, është sepse është shumë e vështirë të durosh veten. Kjo është barra më e madhe, sprova më e madhe.


Vetmia nuk vjen nga mungesa e askujt, por nga pamundësia për t*i komunikuar gjërat që na duken të rëndësishme ose nga dhënia e vlerës disa mendimeve që të tjerët i konsiderojnë të papranueshme.


Depresioni është një zonjë e veshur me të zeza, të cilën ju duhet ta ulni në tryezën tuaj dhe ta dëgjoni.


Këpuca që i bën një njeriu është shumë e ngushtë për një tjetër: nuk ka asnjë recetë jetësore që funksionon për të gjithë.


Lavjerrësi i mendjes lëkundet midis kuptimit dhe pakuptimtësisë, jo midis së drejtës dhe të gabuarës.


E kam gjetur vazhdimisht veten përballë misterit të dashurisë dhe kurrë nuk kam qenë në gjendje të shpjegoj se çfarë është ajo. Këtu gjejmë maksimumin dhe minimumin, më të largëtin dhe më të afërtin, më të lartën dhe më të ulëtën dhe nuk mund të flasim kurrë për njërën pa marrë parasysh tjetrën. Nuk ka gjuhë të përshtatshme për këtë paradoks. Çfarëdo që dikush mund të thotë, asnjë fjalë nuk mund të shprehë kurrë të tërën.


Vetëm udhëtari që është sorollatur në botën e tij të brendshme të pafundme do të jetë në gjendje t'i afrohet Shpirtit, duke zbuluar se prej vitesh ai nuk ka bërë gjë tjetër veçse ta kërkojë Atë, pasi Ai është prapa dhe brenda çdo gjëje. Udhëtimet bëhen për të kërkuar shpirtin dhe njerëzit e duan njëri-tjetrin si simbole të shpirtit.


Nëse je një njeri i talentuar, kjo nuk do të thotë se ke fituar diçka. Kjo do të thotë se ke diçka për të ofruar.


Mbijetohet me atë që marrim, por jetojmë nga ajo që japim.


Nga gjermanishtja Lis Bukuroca


Karl Gustav Jung (26 korrik 1875, Kesevil - 6 qershor 1961, Kysnaht) ka qenë teoricien, psikiatër dhe psikoterapist zviceran. Është themeluesi i shkollës së psikologjisë analitike, një ndër personalitetet më ndikuese në fushën e psikologjisë dhe mbase më autentiku prej tyre. Wikipedia.


Keine Kommentare: