Zbulohet mbishkrimi i parë i njerëzimit, ku gjendet një dialog i Adamit me kafshët. Në fakt, ky mbishkrim është zbuluar para disa dekadave, por është mbajtur i fshehur nga akademikët shqiptarë.
Pllakën e rizbuloi berberi Ton Gërrgurra, i cili në kohën e lirë, d.m.th. kur nuk rruan surrate, ushtron detyrën e arkeologut, albanologut dhe hetuesit.
Teksti u përkthyer në ship nga Arsim Dudi, albanolog në kohën e lirë, domethënë, kur nuk bën ftohtë sepse duhet të instalojë radiatorë:
(Hetues, sepse në një fletore të Nostradamit ka gjetur emrat e akademikëve që punojnë për një shtet sllav, por nuk i ka bërë ende publike. Tani po tutet. Ai është kërcënuar dhe intimiduar brutalisht nga Instituti i Historisë, Instituti i Albanologjisë, Opera, Teatri Kombëtar, Biblioteka Kombëtare dhe, nga Sheshi Skënderbe.)
Teksti origjinal i mbishkrimit të rizbuluar:
Ktunihere u kanën kryetllafiz
„Deletet, ejaa ktuon! Aushtë kohat me ta pretun krytënë!” thatu i dashmi jemet A-dhami.
“Erdham, zeus Adh-amon, erdham.” tha delmut dhe e lishointu krytënë përmi cungunët.
“Lopësht, shkout teg Eva, reja e kriezeusite për muu‘u mjelënët!”
“Ah menirenei, zeus A-dhamus!”, i thotënë Lopështun dhe erdhate teg unet tue luhatun bishtinorin.
“Faleminderit, Lopesht!”
“Me përner gofshit!” i tha Lopasht plot falpërnerimet.
Teksti i përkthyer nga Arsim Dudi, albanolog në kohën e lirë, domethënë, kur nuk bën ftohtë sepse duhet të instalojë radiatorë:
„N‘fillim u kôn kryellafi
„Dele, hajde ktu! Është vakti me ta prerë kryet.“, tha i dashtuni i im Adami.
„Erdha, zoti Adam, erdha.“, tha delmja dhe e lishëoi kryt n'cung.
„Lopë, shko tek Eva, te reja e kryezotit për m'u mjelur."
„Ah, meniren, zoti Adam!“, tha Lopa dhe erdh te une unë tue luhat bishtin.
„Falemineres, Lopë.“
„Me ner kofsh!“, i tha Lopa plot falënerime."
Përkthim nga shipja në shqip:
Në fillim ishte kryefjala
„Dele, eja këtu! Është koha për ta prerë kryet.“, tha i dashuri im Adami.
„Erdha, zoti Adam, erdha.“, tha delja dhe e lëshoi kryet mbi cung.
„Lopë, shko tek Eva, te reja e kryezotit për t’u mjelë!“
„Ah, menjëherë, zoti Adam!“, tha Lopa dhe erdh tek unë duke luhatur bishtin.
„Faleminderit, Lopë.“
„Me nder qofshi!“, i tha Lopa plot falënderime.
*Atëherë në parajsë kafshët flisnin dy gjuhë: njerëzisht dhe kafshërisht
Imazhi chatGPT
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen