Ishte një ditë e zakonshme për Terrin, spiunin e shkathët dhe të çmuar nga disa shërbime sekrete. Ai ishte ekspert në vjedhjen e mesazheve nga celulartet dhe kompjuteret, por zakonisht edhe në zbërthimin e kodeve dhe depërtonte aty ku dëshironte.
Në një tubim privat, shfaqej i zjarrtë për bashkimin me Shqipërinë. Aty krijonte miqësi. Në tjetrin, po ashtu i zjarrtë, por kundër bashkimit. Edhe aty respektohej. Kështu merrte imformata nga të gjithë.
Zakonisht shpallte tradhtarë të tjerë. Duke vepruar kështu, ai përpiqej të fshehte veprimtarinë e vet.
Sot kapi një mesazh që e klasifikoi si tepër sekret. Problemi qëndronte tek mënyra se si ta përcillte më tej. Nuk guxonte të përdorte telefonin, emailin apo ndonjë aplikacion për mesazhe. Prandaj, ai vendosi ta përcillte vetë. U nis me nxitim te një nëpunës amerikan.
— “Fasulja po zihet, 300 kokrra.” — i pëshpëriti në vesh.
Amerikani uli kokën.
— “E more nga ai?” — pyeti pas pak.
— “Po, nga celulari i tij.” — u përgjigj ai me zë të ulët.
Aty pa fjalë tjera u ndanë me nxitim: njëri u nis përpjetë, tjetri teposhtë.
Agjenti amerikan vrapoi drejt zyrës së shefit të tij, hyri brenda pa trokitur dhe i pëshpëriti në vesh:
— “The beans are cooking, 300 grains.”
Shefi ngriti kokën ngadalë, e shikoi në sy dhe, pas një pauze të gjatë, tha:
— “Po… ke të drejtë. Atij nuk mund t’i besohet! „Fasulja po zihet me 300 kokrra.”, perseriti ai.
Ishte e qartë që çështja ishte serioze. Pa humbur kohë, shefi mori dosjen sekrete dhe u nis drejt aeroportit. Nuk guxonte as ai ta shkruante. Mesazhin e interpretoi si kobzi dhe vendosi ta dorëzonte vetë në Pentagon. Një avion i posaçëm u ngrit në ajër për të çuar këtë informacion urgjent tek Komandanti Suprem.
Ndërkohë, Terri u nis me makinë drejt Tiranës. Pas disa orëve parkoi para ambasadës. Një ruse largoi perden nga dritarja dhe i bëri shenjë me kokë. Një burrë serioz iu afrua kangjellave dhe ktheu veshin nga ai.
— “Fasulja po zihet me 300 kokrra.”
— “Nga ai personalisht?”
— “Po, nga ai.”
Një çerek ore më vonë, burri i ngrysur doli me një valixhe në dorë dhe u nis me shpejtësi drejt Rinasit.
Në Pentagon…
Ra heshtja. Nëpunësit e lartë u panë me njëri-tjetrin me fytyra të ngrysura. Njëri mori guximin dhe pyeti:
— “Sa kokrra ishin?“
— “300.“, tha tjetri.
Ai tundi kokën. Ishte e qartë: duhet ftuar shefin e CIA-s. Në atë çast hyri shefi i FBI-së, dhe të gjithë filluan analizimin dhe deshifrimin e mesazhit.
Ndërkohë, në Moskë…
Nëpunësin e ambasadës e priti në aeroport një agjent rus. Sapo zbritën nga makina, ai i pëshpëriti në vesh.
— “Ponimat.” tha ai duke tundur kokën. (E mora vesh.) Pas një ore në oborr të FSB (Federalnaja Sluzhba Besopasnosti) i dha lajmin një agjenti wë ishte veshur me të zeza dhe shumë i mërrolur. Syzat u kishte të errëta. Ky vrapoi shkallëve.
Në zyrën e madhe të shërbimit sekret po prisnin nëntë specialistë të interpretimit të kodeve sekrete.
— “Fasol’ kipit, 300 bobov.”- tha ai ende pa ulur.
Shefit iu prish çehrja.
— “E ka thënë ai?”
— “Po, ai vetë!“
— “Sa veta e dinë?”
— “Dy!”
Ai bëri një shenjë me dorë mbi tryezë, si kur rrëzohet diçka. Domethënë: sonte ata dy do të bien poshtë. „Ata dinë shumë dhe janë rrezik për sigurinë kombëtare“, arsyetoi ai urdhrin. Pas dy orëve, u bë publikua lajmi në TV “Russia Today”.: “Aleksej Jukanoviç dhe Petro Kuznecov kanë rënë nga ballkoni nga kati i nëntë i hotelit. Arsyet nuk dihen, por fajet i ka gravitacioni, përndryshe do të kishin shpëtuar’ — tha gazetarja, që raportonte para hotelit.
Ndërkohë, informacioni u dërgua në Kremlin. Putini thirri një takim urgjent. Oficerët e lartë u mblodhën rreth një tavoline. Një kolonel i plak analizoi mesazhin dhe tha:
— “Ky është një kod i NATO-s. 300 kokrra janë 300 bomba ose raketa amerikane. E dini ç’ndodh me fasulen pas ngrënies, apo jo? Shpërthen! Gazra! Ndoshta edhe 300 bomba biologjike, ose atomike.
Një gjeneral ndërhyri:
— “Mos u nxitoni! Nuk është marrë nga një zyrtar amerikan në Kosovë. Është marrë nga celulari i tij!”
— „I tij, ah, atëherë ndoshta janë 300 drone! Kjo do të thotë se ata po përgatiten për të bombarduar Serbinë, ndoshta për ta pushtuar deri në Nish! Tmerr!”
Ra heshtje. Situata ishte tepër serioze. Nuk kishte kohë për të humbur. Putini urdhëroi që mesazhi të dërgohej në Beograd me një avion privat. „Serbiya yest’ praktiçeski Rossiskoj Federatsi,‘ tha ai dhe bërtiti: „Nxitoni! Raketat me mbushje atomike në gjendje gaditshmërie!“
Në Beograd…
Në aeroport, një agjent serb ngriti dorën nga larg. Sapo u afruan pranë njëri-tjetrit ai i pëshpëriti në vesh:
— “Pasulj se kuva, 300 zrna.”
— “E ka thënë ai?”
— “Po, e ka shkruar ai personalisht!”
Fytyra e agjentit serb u zbeh. Ai largua me nxitim pa thënë asnjë fjalë tjetër dhe u nis me nxitim drejt pallatit të shërbimit sekret, BIA-së. Shefi thirri një ekip analistësh për të zbërthyer këtë mesazh misterioz. Në krye qëndronte Vuçiqi i zbehur dhe sytë me lot.Majtas e djathtas: Vulin, Bërnabiqdhd Vuçiçeviq.
Nëpër tabela u vizatuan fasule dhe u analizuan të gjitha mundësitë. Ishte një kod? 300 sulme kibernetike si hakmarrje për Bajën, për Ibrin, për kQZ-në? Për çdonjërin 100? 300 dronë?
— “Sa veta e dinë këtë jashtë këtij tubimi?” — pyeti kryeshefi.
— „Dy!“
— “Sonte ata kanë një ‘aksident’ trafiku. Kjo çështje nuk duhet të dalë jashtë. Siguria nacionale është në pyetje! Jemi në rrezik!“
Kur ra heshtja, Vulin tha me një çehre të trishtuar:
— “Shqiptarët po bëhen gati për luftë! Fasulja po zihet! Nëse nuk reagojmë tani, nesër do të jetë vonë!”
Në atë çast, Kryetari i Serbisë urdhëroi gatishmërinë e ushtrisë. Agjentët serbë u dërguan në terren për të zbuluar më shumë informacione rreth kësaj fasuleje të rrezikshme. Shefi i BIA-s serbe e qortoi Terrin pse nuk e kishte dorëzuar lajmin më herët.
Pas dy orëve televizioni Pink, raportoi: „Aksident komunikacioni: Zoti Asllan Gashiq dhe Mustafa Berishoviq kanë mbetur të vdekur. Dy makinave u kishte dal nga një rrotë…“
Ndërkohë, në Prishtinë…
Albin Kurti po lexonte diçka në zyrë, ku një bashkëpunëtor hyri me ngut:
— “Zotëri Kryeministër, Serbia ka mobilizuar ushtrinë! Gjenden pranë kufirit!”
Kurti ngriti kokën.
— “Pse?”
— “Thuhet për një mesazh sekret… fasulja po zihet, 300 kokrra…”
Kurti mendoi për një çast, pastaj solli kokën dhe tha:
— “Ah, e mora vesh çfarë paska ndodhur! Pardje i shkorva bashkëshortes se po përgadisja fasule për darkë, dhe për humor i shkrova 300 kokrra! Çfarë hajvanati … e gjitha kjo për një pjatë fasule!”
Në këtë çast, një zyrtar nga ambasada amerikane hyri me nxitim dhe tha:
‘Kam një kërkesë personale nga presidenti Trump: Ju lutem, mos shkruani më mesazhe të tilla. Mund ta nisni Luftën e Tretë Botërore!’ Së paku jo me fasule!“
Kurti pohoi me lëvizje koke. Trumpi informoi Putinin se Kurti u tërhoq nga sulmi. Putini Vuçiqin.
Megjithatë, Kryetari serb vendosi të mbajë ushtrinë pranë kufirit sepse e dinte se diçka po zihej, por duhej kuptuar se çka dhe kërkoi nga BIA të mobilizohen maksimalisht të gjithë agjentët e saj në Kosovë dhe Metohi: të krijojnë sa më shumë përçarje, tension, pasiguri dhe urrejtje të ndërsjellë.
„Nëse herën tjetër zihet më shumë fasule, shpërthen Ballkani. Kurti e synon pastrimin etnik të Kosovës. Ai është enverist dhe fashist“ - shkroi Kryetari serb në „X“.
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen